Denoncimi i Këlliçit/ Reagon Policia e Shtetit
Pas denoncimit të drejtuesit politik të PD-së për Tiranën ...

-Investime në digjitalizim për të nxitur inovacionin dhe rritjen në rajon
-Institucionet financiare partnere do të japin kredi për NVM-të në Ballkanin Perëndimor
-NVM-të do të përfitojnë nga grantet stimuluese të financuara nga BE
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë nga mundësi të reja financimi përmes programit “Go Digital in the Western Balkans”, i cili kombinon kredi, grante dhe asistencë teknike për investime në digjitalizim, automatizim dhe teknologji të gjelbra.
Programi, i zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), synon të nxisë inovacionin, konkurrueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të programit, BERZH do të akordojë deri në 350 milionë euro për institucionet financiare partnere në rajon, të cilat do të i ri-japin këto fonde përmes kredive për NVM-të. Përfituesit do të kenë gjithashtu në dispozicion grante stimuluese në masën 10 për qind të shumës së kredisë, të financuara nga BE.
Në total, BE po ofron 27.6 milionë euro në forma grantesh stimuluese dhe asistencë teknike për këtë program, të siguruara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Programi ndërtohet mbi suksesin e programit pilot “Go Digital në Bosnjë dhe Hercegovinë”, i cili mbështeti investimet e rreth 200 kompanive vendore. Eventi i prezantimit u ndoq nga përfaqësues të institucioneve financiare partnere dhe sektorit të biznesit nga rajoni, dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.
Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH, tha: “Programi “Go Digital in the Western Balkans” synon të avancojë ndjeshëm digjitalizimin mes NVM-ve, duke i fuqizuar ato të bëhen më inovative, produktive dhe konkurruese në nivel global.
Ky program adreson mungesat e theksuara në adoptimin e teknologjisë nga NVM-të në rajon. Së bashku me institucionet financiare partnere dhe donatorët tanë, po arrijmë një ndikim sistemik në rajon duke forcuar inovacionin në sektorin e NVM-ve për të ndërtuar ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme për të ardhmen.”
Adebayo Babajide, Zëvendësshef i Delegacionit të BE në Bosnjë dhe Hercegovinë, u shpreh:“Me lansimin e sotëm të iniciativës rajonale “Go Digital in the Western Balkans”, Bashkimi Evropian rikonfirmon mbështetjen e fortë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – shtyllën kurrizore të ekonomive të rajonit.
Përmes këtij programi, rreth 750 biznese do të marrin mbështetje thelbësore për të sjellur inovacion, për t’u digjitalizuar dhe përqafuar teknologjitë e gjelbra. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, iniciativa bazohet në suksesin e projektit pilot me vlerë 11.5 milionë euro, që tashmë ka ndihmuar mbi 200 kompani të rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e tyre.
Grantet e BE jo vetëm që ofrojnë ekspertizë teknike dhe stimuj, por gjithashtu e bëjnë më të lehtë dhe të përballueshëm financimin për NVM-të, me fokus të veçantë në ato të udhëhequra nga gratë. Së bashku me reformat në vazhdim për përmirësimin e klimës së biznesit, ky program hap rrugën për rritje më të madhe ekonomike, qëndrueshmëri dhe integrim më të thellë të rajonit në tregun unik evropian.”
Programi “Go Digital in the Western Balkans” potencon se një sektor privat i fortë është kyç për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në rajon dhe për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian. Që nga viti 2009, BE ka kanalizuar 628 milionë euro përmes WBIF për të mbështetur rritjen e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, përmes granteve, garancive dhe financimeve të përziera, duke ndihmuar në ndërtimin e ekosistemeve më inovative dhe miqësore për biznesin.
BERZH është një nga investitorët institucionalë më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, me mbi 20 miliardë euro të investuara në rajon që nga fillimi i operacioneve në mesin e viteve 1990. Sektori privat, dhe veçanërisht NVM-të, mbeten ndër fushat kryesore të investimit për bankën. Nxitja e inovacionit dhe digjitalizimit të tyre, tranzicioni i gjelbër dhe rritja gjithëpërfshirëse janë prioritete strategjike të BERZH-it.
NVM-të përbëjnë 99 për qind të të gjitha bizneseve në Ballkanin Perëndimor dhe luajnë një rol kyç në arritjen e objektivave për tranzicionin digjital dhe të gjelbër, duke theksuar nevojën për praktika të qëndrueshme biznesi. Automatizimi dhe digjitalizimi rrisin ndjeshëm produktivitetin, me biznese që raportojnë deri në 20 për qind rritje në efiçiencë.
Megjithatë, shumë NVM në rajon hasin vështirësi në adoptimin dhe transformimin digjital: niveli bazë i intensitetit digjital është 20 pikë përqindje më i ulët krahasuar me homologët e tyre në BE; vetëm një e pesta e tyre shet online dhe më pak se 10 për qind përdorin zgjidhje më të avancuara si cloud computing, big data apo inteligjencën artificiale.
Me vështirësitë për të siguruar financim adekuat për digjitalizim, ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar që bizneset të investojnë në TIK për të përmirësuar operacionet, automatizuar proceset, rritur efikasitetin, shtuar shitjet, përmirësuar përvojën e klientit dhe hyrë në tregje të reja – të gjitha këto faktorë të konkurrueshmërisë. Ky program synon të adresojë këto boshllëqe duke rritur ndërgjegjësimin për digjitalizimin dhe përmirësuar qasjen në financa.
NVM-të do të kenë mundësinë të aplikojnë për financim për një gamë të gjerë teknologjish dhe zgjidhjesh investimi – që nga adoptimi i thjeshtë i zgjidhjeve të automatizuara industriale e robotike, deri te përdorimi i mjeteve të avancuara për vendimmarrje digjitale dhe analiza të të dhënave – duke kontribuar kështu edhe në dekarbonizim dhe efiçiencën e burimeve.
Linja e kreditimit do të jetë në dispozicion përmes më shumë se 10 institucioneve financiare me të cilat BERZH do të bashkëpunojë, përfshirë banka dhe kompani leasingu në rajon. Përshpejtimi i Tranzicionit Digjital është një nga prioritetet strategjike të BERZH-it. Më shumë informacion mbi ofertën digjitale të BERZH mund të gjeni këtu:
https://www.ebrd.com/home/what-we-do/focus-areas/digitalisation.html
Pas denoncimit të drejtuesit politik të PD-së për Tiranën ...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë R...
Regjisori i njohur Osman Mula i është përgjigjur kryetarit...
Botuesi Mero Baze nga viti 2005 e në vazhdim është rrahur ...
Në dy muaj, debati publik në Shqipëri ka qenë i fokusuar n...
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel...
Prokuroria e Përgjithshme, KQZ dhe prezenca e OSBE-së kanë...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me përfaqësue...
MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen ...
Dy intelektualë të kalibrit të lartë janë përleshur në një...
Për muaj me radhë mediat kanë publikuar detaje nga dosja e...
Operacioni stërvitor ndërkombëtar “Flood North Albania”, s...
Prej ditës së martë është zbardhur vendimin i plotë i gjyq...
Si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Strukturën e Posa...
Mediat e komanduara nga Erion Veliaj dhe të paguara nga vë...
Në përgjimet e publikuara nga CNA për bisedat e kryebashki...
CNA ka siguruar vendimin e zbardhur të gjyqtarit të Apel...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka zbardhur të plotë vendimin ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...