Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar gishtin kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçit për megaaferën korruptive të inceneratorëve.
Sipas Berishës ata janë përgjegjësit kryesorë të vjedhjes së taksapaguesve shqiptarë.
Berisha thotë se Rama, Veliaj, Agaçi po mbulohen nga Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
“Sot propaganda e Edi Ramës është sulur e tëra për të fshehur me çdo kusht, përgjegjësit e vërtetë të organizatës kriminale.
Sot bëhet gjithçka, që afera qindra milionë euro e plehrave, t’u atribuohet tre personave: Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles.
Bëhet gjithçka që të paraqiten këta si truri, si djalli me zile, vetëm për të mbuluar të vërtetën, vetëm e vetëm për të fshehur realitetin se bosët e inceneratorëve janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.
Vetëm e vetëm për të mbrojtur këtë kupolë.
Nëse qeveria shqiptare, në procedurën e aferës së djegësve është provuar se është një organizatë e mirëfilltë kriminale, dhe e dyta, nëse sipërmarrja e djegësve është e Mërtirit dhe Zotos, apo klanit të plehrave Rama-Agaçi-Veliaj.
Unë ftoj analistët, ftoj gazetarët që në këtë aferë t’i referohen ligjit dhe vetëm ligjit. Në këtë mënyrë ata shkojnë te kreu i klanit të plehrave, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj.
Po pse kështu?
Një ish-kryeministër njeh më mirë se kushdo tjetër një procedurë që kalon nga Këshilli i Ministrave. Ai është i detyruar, nuk mund të jetë ndryshe.
Ndaj dhe këtu, njerëzisht u kërkoj atyre që besojnë se 'truri' i aferës është Zoto dhe Mërtiri, t’u referohen vetëm ligjeve.
Për të hapur rrugën e aferës së inceneratorëve, u shkelmua strategjia e trajtimit të mbetjeve i financuar nga miliona euro prej BE-së. Kjo strategji u zëvendësua me strategjinë e djegies së plehrave. Këtë nuk mund ta realizonin kurrë Mërtiri dhe as Zoto, dy biznesmenë socialistë pa asnjë eksperiencë në fushën e trajtimit të plehrave. Këtë mund ta bënte vetëm klani qeveritar i plehrave me në krye Edi Ramën, që firmosi krijimin e komisionit me 12 zëvendësministra, askush tjetër nuk mund të krijonte një komision të tillë, me qëllim që të rekomandonte shpalljen e emergjencës mjedisore.
Komisioni u mblodh, 9 zëvendësministra votuan kundër, hodhën në plehra propozimin e Edi Ramës. Meqë dështoi në mbledhjen e parë, Rama urdhëroi mbledhjen e dytë, e cila bëhet në Ministrinë e Mjedisit me 5 zëvendësministra tani dhe aty dërgon Metanin, kreun e departamentit juridik në kryeministri. Ai nuk ka asnjë tagër të shkojë në këto mbledhje. Por edhe në këtë mbledhje dështoi, sepse Ylli Manjani dhe Arben Isaraj refuzuan të firmosin.
Çfarë ndodh? Pas dy dështimesh, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi thërrasin zëvendësministrat një nga një dhe i mbledhin firmat.
Nuk mund të ishin kurrë Zoto dhe Mërtiri, ata që përzgjidhnin Zoton dhe Mërtirin për të tre inceneratorët. Për të tre inceneratorët përzgjidhet e njëjta kompani, në kundërshtim flagrant me ligjin pasi nuk kishin asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve. Këta ishin të përjashtuar me ligj nga procedura.
Ndaj dhe qytetarëve duhet t’u themi të vërtetën, se kryebajlozi i zi është Edi Rama, që përjashtoi garën e hapur me qëllim që t’i fitonte vetë me aksionerët e tij. Përjashtoi garën e hapur që tre djegësit t’ua jepte punonjësve të tij.
Përsëri, të ndjekim ligjin, procedurën. Tenderët u fituan me negociata të mbyllura, pa garë. Po negociata e mbyllur është e ndaluar në legjislacionin shqiptar. Por pikërisht këtë procedurë e firmosi jo Zoto dhe Mërtiri, por klani i plehrave, Rama dhe Agaçi. Pikërisht këtë procedurë firmosi sepse ajo u lejonte atyre jo vetëm që t’i merrnin këta tre tenderë bashkë, por edhe të bënin një nen të tmerrshëm në kontratë. Nenin 30 në të cilin thuhet se kontrata nuk mund të zgjidhet kurrë. Madje u kalon edhe fëmijëve dhe nipave të tyre.
Përveç këtyre, Mërtiri dhe Zoto nuk kishin asnjë fuqi për të futur duart e tyre në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Atë fond e përdor vetëm kryeministri, me firmë të ministrit të Financave. Këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të plotë ligjore të Arben Ahmetajt.
Në këtë aferë, klani i plehrave Rama-Agaçi-Veliaj shënoi një rekord që tejkalon çdo imagjinatë njerëzore. Ky rekord është në dhënien e 8 pikëve si bonus për ndërmarrjen e tyre, 8 muaj përpara se ajo të krijohej për djegësin e Tiranës”, tha Berisha./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri po m...
Nesër në Parlament pritet të kalojë projektligji për stude...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane H...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, është s...
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka fo...
Mandati për kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gj...
Pas ngjarjes së rëndë në Fushë-Krujë, ku pjesëtarë të fami...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me l...
Taulant Balla nën kostumin e ministrit të Brendshëm ka zhv...
Nesër pritet të mbahet seanca e fundit parlamentare ku do ...
Një ditë më parë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se efe...
Mjeku Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive u shpr...
Klodian Zoto, njëri prej njerëzve që fshihet pas aferë...
Makina me të cilën lëviz ministri i Brendshëm, Taulant Bal...
CNA ka siguruar të tjera dokumente ekskluzivë që zbulojnë ...
Tiffany Trump, vajza e vogël e ish-presidentit të SHBA-ve,...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sulmoi me nj...
Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajon...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...