Protestat dhe investimet në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...

Nesër pritet të mbahet seanca e fundit parlamentare ku do të diskutohen 17 pika.
Sipas njoftimit, disa nga pikat e përfshira në rendin e ditës janë raporti i vitit 2022 i KLSH-së, miratimi i projektligjit për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale si dhe projektligji për studentët e mjekësisë.
Në rendin e ditës nuk përfshihet kërkesa për debat mbi çështjen e inceneratorëve e kërkuar nga opozita.
Deputeti socialist Toni Gogu, një ditë më parë bëri me dije se Kuvendi do të vendosë nëse kjo çështje do të hyjë në rendin e ditës apo jo.
Sipas tij, tashmë kjo çështje i përket drejtësisë dhe nuk është një urgjencë për t'u diskutuar në parlament.
Nga ana tjetër rrëzimi i kërkesës së opozitës shkaktoi shumë reagime nga deputetët, të cilët u shprehën në dalje për mediat se parlamenti është kthyer në dyqan të dy personave të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të Urdhërit nr. 42, datë 18.7.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 6, 13 dhe 14 korrik 2023. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Raport i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022.
(Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu - jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës.
4. Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe
Postare për vitin 2022 (Neni 9 i ligjit nr. 9918/2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe neni 8 i ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare”, 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari i AKEP, z. Tomi Frashëri - jo më shumë se 20 minuta.
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetargrupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës
5. Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare vitin 2022. (Nenet 3,14,16 dhe 28 të ligjit nr. 9572/2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga titullari, z. Ervin Mete - jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës.
6. Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari. Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019”. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurisë Kombëtare. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
8. Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 "Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)". (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
9. Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10.Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dheprodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
11.Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”" (Në mbështetje të neneve neneve 81, pika 2, shkronja “b”, e 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë të cilësuar).
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
12.Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit”, të ndryshuar” (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
13.Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013,”Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar” (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
14.Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
15.Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
16.Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006,
“Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)./ CNA
Një ditë më parë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se efe...
Mjeku Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive u shpr...
Klodian Zoto, njëri prej njerëzve që fshihet pas aferë...
Makina me të cilën lëviz ministri i Brendshëm, Taulant Bal...
CNA ka siguruar të tjera dokumente ekskluzivë që zbulojnë ...
Tiffany Trump, vajza e vogël e ish-presidentit të SHBA-ve,...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sulmoi me nj...
Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajon...
Ardian Visha, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Mbrojtj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me marrjen e detyrës ...
CNA raportoi mbrëmjen e djeshme se GJKKO ka lëshuar urdhër...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigur...
Të martën, Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Pu...
Të martën, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shënd...
Anticikloni afrikan duket se këtë verë do bëjë që vendi yn...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat,...
Pas kontrolleve të BKH-së në banesat e tij, ish-zëvendëskr...
Denoncimet dhe skandalet në lidhjet me inceneratorin fanta...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...