Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Task Forca për zbatimin e aktit normativ për trajnimin e ujërave të ndotura nga subjektet që operojnë pranë ujërave larëse vijon me kontrollet në të gjithë vendin, duke pasur në fokus të veçantë zonën turistike bregdetare ku është përqendruar edhe numri më i madh i njësive të shërbimit.
Për të rritur transparencën e të gjithë këtij procesi inspektorët janë pajisur edhe me kamera trupi, ndërkohë që vetëm brenda një jave janë kontrolluar më shumë se 400 subjekte.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha ishin në zonën e Radhimës, ku tashmë subjektet kanë nisur me vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura.
Drejtori Jahaj bëri të ditur se objekt i kontrolleve nuk janë vetëm subjektet pranë ujërave larëse të cilat janë në funksion dhe operojnë në sektorin e shërbimeve, por edhe objektet që janë duke u ndërtuar duhet të kenë pjesë të projektit edhe zgjidhjen për trajtimin e ujërave të ndotura.
“Pjesë e aktit normativ nuk janë vetëm njësitë e shërbimit të cilat janë në proces pune dhe shërbimi, por të gjitha objektet që janë në proces ndërtimi ose do të vazhdojnë të pajisjen me leje të tjera ndërtimi në vazhdimësi duan pa diskutim të kenë pjesë të zgjidhjes dhe të infrastrukturës të tyre dhe zgjidhjet individuale të trajtimit të ujërave të ndotura”, tha Jahaj.
Radhima dhe Dhërmiu janë dy zonat ku procesi ka avancuar me ritme shumë të mira, dhe tashmë një pjesë e madhe e subjekteve kanë vendosur impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në terren për monitorimin e situatës janë 5 ekipe të Task Forcës.
“Bazuar në aktin normativ ne kemi nisur prej kohësh punën për të vendosur një rregull i cili ka të bëjë me të gjithë industrinë e turizmit, jo vetëm atë të hotelerisë, por edhe të restoranteve dhe kudo që ka klientë me një numër të shtuar. Përmes 5 grupeve që ne kemi në terren me Task Forcën tonë, jemi duke kryer kontrolle të vazhdueshme për të implementuar kërkesat e këtij akti normativ. Akti normativ numër 8 parashikon që të gjitha bizneset praktikisht të pajisen me pastruesin e ujërave të ndotura dhe më pas t'i derdhin ato në ujërat larëse”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë risolli në vëmendje edhe një herë se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që abuzon pasi kjo nisëm synon në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj të gjithë pushuesve, duke nxitur më tej zhvillimin e turizmit.
“Duhet ruajtur deti, është aseti më i madh. Patjetër është një kërkesë e qeverisë shqiptare, por bazuar mbi një sërë faktesh. Ujërat larëse për ne janë të rëndësishme, pasi janë produkti kryesor që ne kemi mbi të cilin kemi bazuar turizmin, patjetër janë malet, është agroturizmi, patjetër është kuzhina e jashtëzakonshme, kulinaria shqiptare, por deti është aseti më i madh që ne kemi”, nënvizoi Balluku.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Dredha tha se në zonën e Vlorës ky akt normativ ka gjetur mirëkuptimin e subjekteve, si një hap për rritjen e mëtejshme të cilësisë së turizmit./ CNA
Kryeministri Edi Rama e ka fshirë përfundimisht Erion ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, pasi ka dhënë llogari në SPAK...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, pasi qëndroi mbi 3 orë në SPA...
Këtë të enjte do të zhvillohet një protestë përpara Gj...
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonom, është një ng...
Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, ës...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqit...
Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, këtë të enjte, është ...
46% e të punësuarve në vend përjetojnë stres të përditshëm...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Argita Malltezi e ka quajtur të drejtë vendimin e Gjyk...
Argita Malltezi ka folur për vendimin e Gjykatës së Ap...
Në ceremoni ishin të gjithë figurat më të rëndësishme ...
Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC miratojnë emë...
Pasditen e sotme në selinë rozë është festuar 33-vjeto...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj Arbër Veliajt përveçs...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj ka ...
Data 12 qershor shënon ditën e krijimit të Partisë Soc...
Qeveria ka miratuar vendimin “Për administrimin e obje...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...