Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se marrëveshja me Italinë është dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria, megjithëse e qartë është se nuk e zgjidh problemin e migrantëve në Europë. Në përgjigje të interesit të medias, nga Fieri, Balla tha se nëse pyet sot çdo qytetar shqiptar lidhur me raportin e veçantë të Shqipërisë e Italisë, të gjithë na japin të drejtë që Shqipëria dhe Italia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.
"Po aq i vërtetë është fakti që ne i jemi shumë mirënjohës Italisë për gjithë mbështetjen e kujdesjen, të mos harrojmë kurrë marsin 1991, korrikun e vitit 1991 kur qytetarët shqiptarë morën anijet e u nisën për një jetë më të mirë në Itali. Mikpritjen italiane, trajtimin, integrimin dhe sot shqiptarët janë një model i mirë i integrimit në Itali. Bëhet fjalë thjesht e vetëm që në rast se sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe të flukseve migratore, që vijnë nga veriu i Afrikës dhe kur sot në Itali janë me qindra qendra pritjeje, ndoshta mbi 3000. Një prej këtyre 3000, të vendoset në Shqipëri. Sot që flasim, në qendrat e pritjes janë mbi 80.000 dhe 3000 prej tyre të trajtohet procesi i aplikimit për azil", u shpreh ministri.
Ai sqaroi më tek se asnjë prej migrantëve nuk do të qëndrojë në Shqipëri.
"Është e shkruar në marrëveshje, nuk do të rrijë asnjëri në Shqipëri. Ata do të vijnë me anije, do të akomodohen në atë Qendër Pritjeje, e cila është me të gjitha kushtet, që do të ndërtohet nga qeveria italiane. Përgjegjësia e ndërtimit, e kujdesjes, është e qeverisë italiane. Të vetmen përgjegjësi që e ndajnë me ne, por me pagesë, është që Policia e Shtetit e Shqipërisë, do të ruajë që asnjë të mos dalë në mënyrë të parregullt nga ajo qendër", nënvizoi Balla.
Më tej, ministri komentoi deklaratat në media të aktorëve të ndryshëm.
"Natyrshëm që është një proces, se kam dëgjuar disa nga këta 'profesorët' e mëdhenj që dalin e thonë pastaj se kjo bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Unë mendoj që duhet trajtuar me kujdes. Është një marrëveshje ndërmjet dy qeverive. Natyrshëm që do të kalojë edhe në procedurë të ratifikimit në Kuvend. Kam dëgjuar ca 'profesorë' të mëdhenj që thonë, po ku është “plotfuqishmëria”?!
Prandaj ju lutem, Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë Italisë, sikurse ka qenë dhjetëra herë Italia pranë Shqipërisë, kur ne kemi pasur ditë të vështira, qoftë në 1991, me misionet e mbështetjes dhe ndihmës italiane, qoftë në vitin 1997. Natyrshëm që sot Italia përballet me një sfidë dhe Shqipëria po jep një shembull solidariteti.
Ne nuk e zgjidhim dot hallin! Ju thashë, shifrat janë të tilla, pra nga 3000 qendra, 1 do të jetë në Shqipëri. Nuk është se po zgjidhim një hall, por po japim shembullin e solidaritetit, i cili nuk ka munguar. Mos harroni, para 3 vitesh, në prill 2020, në kohën e Covid-it, Shqipëria, edhe pse kishte vështirësitë e veta, një numër prej 50 infermierësh dhe mjekësh u dërguan në Itali për të mbështetur popullin italian dhe qeverinë italiane në kuadër të nevojave që ata kishin për mjekë e infermierë. Po ashtu, në këtë sfidë që ka Italia, ne po japim një përqindje të vogël mbështetje, për të treguar solidaritetin tonë në përballjen me këtë dhe mos harroni që Europa sot ka një sfidë shumë të madhe në përballjen me migracionin.
Natyshëm si një vend që duam të anëtarësohemi në BE, dhe anëtarësimi nuk ka vetëm përfitime, pra duam të marrim fonde nga BE, por ka edhe përgjegjësi, solidaritet. Përgjegjësinë e solidaritetin kjo qeveri e ka pasur edhe vijon ta ketë si pjesë të qasjes së vet", theksoi ministri i Brendshëm./ CNA
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që brenda vitit 2024 t...
Komisionin e Etikës ka vendosur përjashtimin e 3 deputetëv...
Kryeministri Edi Rama bën me dije se Drejtoritë e Ujitje-K...
Shkrimtari Ismail Kadare është pro marrëveshjes me Ita...
CNA ka hapur një sondazh në lidhje me protestat e opozitës...
Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sërish në SPAK k...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka goditur një tjetër rast ...
Një draft që bën disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “...
Gazetari Arian Çani ka habitur me një deklaratë të bër...
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka folur rret...
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur...
Ish-deputeti, Luçiano Boçi deklaroi se marrëveshja për...
Gazetari, Arian Çani thotë se nga opozita nuk ka asgjë...
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët është ndër t...
Diplomati, Agim Nesho, ka folur në lidhje me situatën ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka treguar me vide...
Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rru...
Deputeti, Dashnor Sula thotë se nuk njohin si kryetar ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se do të kishte ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë së Sesi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...