Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

DPSHTRR ka reaguar në lidhje me pezullimin e marrëveshjes nga Autoriteti i Konkurrencës për rritjen e tarifës së patentës.
Me anë të një reagimi në "Facebook" shkruhet se qëllimi i marrëveshjes është dhënia fund e tregut të pandershëm, evazionit dhe fiktiviteti.
Autoriteti i Konkurrencës u shpreh se ka vlerësuar se aktmarrëveshja mund të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.
Reagimi i plotë nga DPSHTRR:

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE; për përgatitjen për rimarrjen e leje së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj, si dhe përgatitjen për pajisjen me dëshmitë dhe certifikatat e aftësimit profesional”, dhe jo përcaktimi i tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kosto janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie.
Përmbajtja e marrëveshjes së bashkëpunimit është konceptuar si detyrim specifik ligjor, lindur nga dispozitat e udhëzimit nr. 9, datë 14.02.2022, “Për aktivitetin e autoshkollave” dhe detyrimit për kryerjen e programit mësimor (në përputhje të plotë me direktivat evropiane) për aftësimin mbi marrjen e një Leje Drejtimi.
Baza Ligjore:
1.1 Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
1.2 Ligji Nr. 10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
1.3 Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe
Udhëzimet e MF në zbatim të tij;
1.4 Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;
1.5 Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndyshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;
1.6 Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;
1.7 Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 7.4.2000, “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut eminent dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave! Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin, në mënyrë që ky i fundit të mos mashtrohet por edhe të mos përfshihet nga një shërbim që thyen normat, që i shmanget Programit Zyrtar të detyrueshëm dhe që gjeneron evazion, informalitet dhe rrezik potencial në qarkullimin rrugor!
Qëllimi i marrëveshjes është sinergjia për t’i dhënë fund një tregu të pandershëm, që ka abuzuar mbi shërbimin e mësimdhënies për drejtimin e rregullt të një mjeti rrugor, për t’i shërbyer direkt interesit publik!
DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore, duke përgëzuar DPT për vullnetin dhe bashkëpunimin institucional, për t’u përballur dhe jo fshehur, për t’u përpjekur, duke mos zgjedhur qasje populiste apo hipokrite!
Sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik! DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë.
Mbikëqyrja e këtij sektori, mbetet sfidë institucionale në nivel kontrolli administrativ dhe fiskal!/CNA.al
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit me k...
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrups...
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça”, është “m...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ligj...
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orë...
Apeli i GJKKO-së ka shtuar dënimin për ish-kryebashkia...
Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka reaguar ashpë...
Politika shqiptare ka reaguar pas aksidentit me 38 vik...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragji...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas vendimit të qeverisë p...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, priti në nj...
Duhet pranuar që në fillim ndarja e dosjes së inceneratorë...
Familjarë të gazetarit Vangjel Sako kanë bërë, sot në mëng...
Irfan Hysenbelliu nuk heq dorë nga shantazhi dhe sulmi nda...
Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtu...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturë...
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat gjatë kon...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, pas n...
Irfan Hysenbelliu, pronar i disa mediave, i ka mbytur gjyk...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...