Dumani për korrupsionin: Lufta kundër fenomenit detyrë e gjithë shoqërisë, jo vetëm e SPAK-ut
Kreu aktual i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë një takimi me s...

Kreu në detyrë i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
Dumani ka theksuar se gjatë këtyre viteve SPAK-u ka zbatuar parimin se askush nuk është mbi ligjin duke hetuar dhe ngritur akuza për zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale.
“Për t'u kthyer pak te puna e SPAK-ut gjatë gjashtë viteve të para, jemi përpjekur që veç punës hetimore, të ndihmojmë edhe në ngritjen dhe konsolidimin e institucionit. Zhvillimi dhe konsolidimi kanë kaluar përmes pengesave të shumta. E kemi filluar me një numër të kufizuar prokurorësh në mungesë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk u dekurajuam dhe vazhduam para.
Sot mund të flasim për një strukturë funksionale me përbërje të plotë të prokurorëve, të ndarë në dy seksione: seksioni kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe seksioni kundër korrupsionit, me 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu, kemi një miniseksion për realizimin e përgjimeve dhe sektorin e hetimit financiar, i cili ka për objektiv identifikimin me qëllim sekuestrimi dhe konfiskimi të produkteve të veprës penale.
Tashmë mund të themi se SPAK-u është në funksionalitet të plotë. Procesi rigoroz i përzgjedhjes së prokurorëve, hetuesve dhe administratës ka dhënë rezultate pozitive në ndërtimin e strukturës. Në vetëm gjashtë vite funksionim, SPAK-u ka arritur të zbatojë parimin se askush nuk është mbi ligjin.
SPAK-u ka ngritur akuza ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët, përfshirë kryetarë bashkish, prefektë, gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe funksionarë të lartë të policisë së shtetit. Më shumë se 50% e tyre tashmë janë me vendim fajësie të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër është në gjykim ose hetim.
Këto rezultate tregojnë se SPAK-u është i aftë të vërë para përgjegjësisë penale çdo funksionar, pavarësisht pushtetit politik, fuqisë ekonomike apo financiare që ai zotëron. Nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Gjithashtu, një prioritet tjetër i institucionit është lufta kundër krimit të organizuar.
SPAK-u ka treguar se është në gjendje të vendosë para përgjegjësisë penale grupe dhe struktura kriminale, të cilat paraqesin rrezikshmëri të madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e tjera, si brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Hetimet tona kanë vënë re ndërthurje të krimit të organizuar me korrupsionin, me funksionarë të lartë që ose u shërbejnë organizatave kriminale nëpërmjet korrupsionit, ose janë pjesë aktive të tyre”, tha Berisha./ CNA
Kreu aktual i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë një takimi me s...
Një ditë pas zgjedhjes së pasuesit të tij, Klodian Braho, ...
Sot disa të rinj janë përfshirë në një sherr në Shkodër ku...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit...
Erion Veliaj vijon të përdorë taktika të ndryshme për të s...
Në prag të festave të fundvitit është hapur tregu i Krisht...
Në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kryebashkiakut Erion Ve...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Po zhvillohet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Vel...
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur ...
Endrit Shabani u zgjodh si Avokat i Popullit me 85 vota pr...
Kuvendi miratoi pas mesnatës së të premtes buxhetin e viti...
Sot Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar kë...
Sot pritet të zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion V...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur për sfi...
Ish-kreu i Nismës "Thurje", Endrit Shabani zgjidhet Avokat...
Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për zgj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtues...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...