SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Endrit Shabani u zgjodh si Avokat i Popullit me 85 vota pro nga Kuvendi. Pas zgjedhjes, Shabani ka reaguar duke thënë se ka mbetur i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët sipas tij fillimisht e inkurajuan me dashamirësi, i dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe i uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën e tij.
“Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.
Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.
E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.
Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.
Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.
Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.
U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve”, shkruan Shabani./ CNA
Kuvendi miratoi pas mesnatës së të premtes buxhetin e viti...
Sot Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar kë...
Sot pritet të zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion V...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ka folur për sfi...
Ish-kreu i Nismës "Thurje", Endrit Shabani zgjidhet Avokat...
Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në ...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur për zgj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtues...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Klodjan Bra...
Analisti Mentor Kikia ka reaguar pas zgjedhjes së Klodjan ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për zgjedhjen e...
Ambasada amerikane në tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së k...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për per...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendësministre...
Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur m...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka reagua...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur prokurorin Klod...
Prokurori Klodian Braho hodhi poshtë pretendimet se SPAK-u...
Prokurori Klodian Braho ka treguar se sfida më e madhe që ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...