Meloni: Kampet e emigrantëve do jenë funksionale javët e ardhshme
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar s...

Aktori Osman Azemi, ditë më pare në një emision ka bërë një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë reagime dhe zemërim në mediat sociale nga personazhe të ndryshëm.
Osman Azemi tha se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, se Shqipëria nuk ka emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe artisti Eljan Tanini i cili thotë se Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta.
Reagimi i Eljan Taninit.
Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta, pikë.
A është Adem Jashari heroi Kombëtar i Shqipërisë apo vetëm i Kosovës? Kjo është pyetje koti, sepse çfarë është e Kosovës është edhe Shqipërisë dhe e kundërta, pavarësisht flamujve të sotëm apo pasaportave të ndryshme.
Bac, nëse ti nuk je heroi im as Çerçiz Topulli nuk është heroi i shqiptarëve të Kosoves! Por:
Bac, Çerciz Topulli luftoi si ti për Shqypni. Në këtë botë dhe në atë tjëtrën kush lufton për Shqypnin e tij por edhe timen është heroi im.
Bac ti je heroi im sepse unë flas dhe mendoj shqip. Kudo ku flitet shqip, kudo ku mendohet shqip apo kushdo që ndihet me pak Shqipni brenda tij, ka të njëjtat vlera si në veri dhe në jug të maleve tona.
Bac, komandant, foli pak shqipove televizive se kanë fillu me na nda heronjtë dhe fitimtarët! Kanë filluar të ngatërrojnë meritat njerëzore me ato shtetërore.
Bac, Rita Ora dhe Dua Lipa e të tjera si ato, janë nga Kosova e Shqipërisë. Kosova nuk është një krahinë autonome e Shqipërisë, është një Shqipëri tjetër e shkëputur nga Shqipëria Mëmë. Kanë meritat e tyre për ato që kanë arrit. Por në thelb, janë shqiptare, janë shqiptare të Kosovës që flasin shqip.
Këto marrinat se çfarë është e Kosovës i takon vetëm asaj vlen vetëm për letra, vula e foto. Çfarë është shqiptare me nder, është arsye me jetu mirë.
Ne bëjmë një gabim të madh kur mendojmë se ka vetëm heronj e fitimtare në kaq pak vite shtet të Kosovës. Domethënë: Kosova tani ka heronj dhe fitimtarë modernë. Çfarë kishte me herët i ka bashkë Tirana dhe Prishtina, çfarë ka tani, i ka vetëm Prishtina zyrtare të sajat, jo me Tiranën.
Shqiptarët e Kosovës kanë meritat e tyre në jetën e përditshme edhe kur ata i kalojnë ato dhe dalin më lartë se shqiptarët e Shqipërisë. Kjo për arsyet e tyre njerëzore dhe politike. Në fund ata mbeten shqiptarë dhe nuk mund ti takojnë një Kombi Kosovar i cili nuk bën gjë tjetër veç se flet dhe mendon shqip.
Edhe në ËC madje shkon shqip. Termi Komb Kosovar më kujton ndasitë tona të përhershme. Mbase Dua Lipa dhe Rita Ora krenojnë vetëm familjet dhe buxhetin e tyre ne kete mot te globalizmit.
Çfarë është shqip, nuk është as e Prishtinës dhe as e Tiranës. Është shqiptare dhe pik’.
Tirana dhe Prishtina përballë të qenit tokë, në fillim janë shqiptare pastaj përcaktime të prekshme ndjesore apo mendore.
Po Migjeni, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Adem Demaçi, At Zef Pllumi, Petro Nini Luarasi te kujt jane? S’ka si mos te jene te Kosoves as Motrat Qiriazi!
Ne në shkollat tona mësojmë të njëjtët heronj e fitimtarë, ata janë frymëzues si këtej dhe andej kufirit. Por në jetën moderne shqiptare heronjtë dhe festat na ndahen pak sepse kështu janë kushtet tona sot. Këtu gabohen të gjithë!
Nëse Shaqiri, Dua Lipa, Rita Ora janë vetëm shqiptarë të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, në atë botë dhe në këtë botë i bie që Migjeni dhe Gjergj Fishta nuk janë të Kosovës?!
Rita Ora është atje ku është për shkak të meritave të saja, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria mburren me Rita Orën me shkak dhe pasojë, se nuk i dhanë një jetë më të mirë, dhe sa mirë që nuk ia dhanë një jetë më të mirë se ndryshe nuk do të kishim atë Rita Ora që kemi sot. Do të kishte humbur keq nëpër Prishtinë e Tiranë.
Po ashtu edhe Mira Murati është atje ku është për shkak të aftësisë së saj, as të Tiranës e as të Prishtinës. Por Mira Murati nga Vlora është e çdo shqiptari që ndihet shqiptar me komb shqiptar.
Dëgjoni bre: Mos ngatërroni aftësitë personale me të folurin shqip. Çfarë është e Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe e kundërta.
Ali Podrimja mësohet si në Tiranë dhe në Prishtinë.
Çohu o Anton Çetta e pajtoji shqiptarët se kanë fillu me nda heronjtë e fitimtarët.
Çohu o Gjovalin Gjadri e na bëj një urë me tregu se çfarë është shqip është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht pasaportës.
Lum ai apo ajo femijë që ka le me nënë nga Prishtina e me Babë nga Tirana se nuk kanë çfarë i thonë./ CNA
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar s...
Banorët e Thumanës, Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë ...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e forumit të siguri...
Të dhënat e siguruara nga një vendim gjyqësor dhe komuniki...
Të hënën e parë të muajit shtator nis punimet Kuvendi....
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Pragë ku ...
"Terrori" në autostradën Tiranë-Elbasan vijon. Ditën e...
Sot Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri i Britan...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Të premten Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar ma...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Talo Çela, një nga njerëzit më të kërkuar të policisë ...
Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, George Soros...
Zbardhen detajet nga deklarimet në polici të banores q...
Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, k...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka njoftuar në...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në vend arritën të...
Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mby...
Zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullota po vazhdojnë prej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...