Oboti vijon nën ujë/ Si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës
Prefektura e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me situatën n...

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një intervistë ekskluzive për "Deutsche Welle", ka vlerësuar punën e SPAK-ut.
Gonzato thekson se në luftën kundër krimit të organizuar ka shpartalluar bandat kriminale që operojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa shtetet anëtare të BE-së.
“Unë mendoj se SPAK-u po bën një punë shumë, shumë të rëndësishme. Nëse flisni me shtetet anëtare, do të shihni se ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën e bërë nga SPAK-u, për shembull, në luftën kundër krimit të organizuar, në shpartallimin e bandave kriminale që veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në BE dhe, veçanërisht, në disa shtete anëtare të Bashkimit Europian.
Ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën që po bën SPAK-u në bashkëpunim me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, si dhe me EUROPOL-in dhe EUROJUST-in për gjurmimin e këtyre bandave, për gjurmimin e aktiviteteve të tyre dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sepse ky po bëhet një shqetësim në rritje në shtetet anëtare të BE-së. Roli që luajnë rrjetet shqiptare, për shembull, në trafikun ndërkombëtar të drogës ka ndikim edhe në sigurinë e disa qyteteve në Europën Veriore. Ndaj, kjo vlerësohet jashtëzakonisht shumë.
Së dyti, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga elementët kyç për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Europian. Kjo është në thelb të procesit themelor që thashë më parë. Pra, ne e shohim SPAK-un si një institucion që luan rol themelor në këtë drejtim, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivel politik, dhe nuk shohim asnjë pengesë për thirrjen dhe hetimin e politikanëve të rangut të lartë. Mendoj se ky është një element i rëndësishëm për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë. Është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim. Pra, padyshim që vlerësimi është pozitiv.
Ne mendojmë se duhet bërë më shumë për anën parandaluese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse, për shembull, në kuadër të 'Themeloreve', një nga masat që u miratua së fundi nga Shqipëria, si pjesë e këtij hapi fillestar në procesin e anëtarësimit, ishin kriminalizimi i pastrimit të parave. Kjo do të jetë një mënyrë e rëndësishme edhe për të minuar financiarisht disa nga aktivitetet e paligjshme që kryejnë këto rrjete. Pra, ne presim që qeveria të miratojë jo vetëm strategji për parandalimin e korrupsionit, por edhe të zbatojë masa konkrete në këtë drejtim”, ka deklaruar Gonzato.
Prefektura e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me situatën n...
Si sot 35 vite më parë u rrëzua shtatorja e diktatorit Env...
Kuvendi ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e radhës plen...
Këtë javë, për të katërtën herë brenda një harku kohor pre...
Analisti Ermir Gjinishi tha sot se presidenti amerikan Don...
Policia ka marrë masat për protestën kombëtare të thirrur ...
Gazetari Artan Hoxha tregoi sot se sipas informacioneve të...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një tryezë bisedime...
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot diskutimet e bëra në ...
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi komentoi sot pjesëmarrj...
Gjykata e Fierit me kërkesë të bërë nga Prokuroria, ka ven...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Libraz...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, zh...
Gjykata e Apelit e Tiranës ditën e sotme ka lënë në fuqi v...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e ti...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake marat...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Uashingtonit në SH...
Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të ...
Prurjet e shumta të lumit Devoll kanë shkaktuar rrëzimin e...
Ka dështuar seanca e nëntë në Gjykatën e Tiranës (Dhoma Pe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...