web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKSHI sjell vështirësi te institucionet/ E-Albania jashtë funksionit

6 Janar 2026, 20:22, Aktualitet CNA

AKSHI sjell vështirësi te institucionet/ E-Albania jashtë

Portali e-Albania është jashtë funksionit për shkak të mospagesave nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndaj kompanive të internetit.  

Bllokimi i pagesave nga AKSHI ka sjellë një kolaps për shkak të ndërprerjes së lidhjes së internetit në këtë institucion, duke bërë kështu të paaksesueshëm portalin e-Albania. Si rezultat janë krijuar vështirësi në shumë institucione të tjera.

Kujtojmë se kjo situatë vjen pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Kjo e fundit, e cila jep miratimin për çdo pagesë që kryhet, akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, grup kriminal dhe kryerje e veprave penale nga grupi i organizuar kriminal.

Ndërkohë të njëjtën masë sigurie për të njëjtat akuza GJKKO ka vendosur edhe për zëvendësuesen e Karçanajt, Hava Delibashi. /CNA





Lajmet e fundit nga