Përfundon mbledhja e Emergjencave Civile në Durrës/ Vengu: Reshjet vijojnë, nata do të jetë dinamike
Ka përfunduar mbledhja e komitetit të Emergjencave Civile ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka folur ditën e sotme lidhur me përmbytjet masive në Durrës. Në një lidhje me emisionin “Task Force” në Syri Tv, Cara tha se situata e sotme në Durrës është shumë e dhimbshme sepse me mijëra familje janë nën ujë.
“Autostrada para se të arrinim tek mbikalimi i Vrin-it ishte me ujë, ujë i shpërthyer nga njëra anë, kishte bllokim dhe trafiku ishte tepër i rënduar. Durrësi shpesh bëhet si Venecia, apo jo? Dhe ju sot keni parë dhe pamje të cilat me kanoe, po dhe me varka në Durrës. Atëherë përtej pjesës që të duket qesharake, kjo është një situatë në fakt shumë e dhimbshme. E dhimbshme sepse me mijëra familje të qytetit të Durrësit sot janë nën pushtetin e ujit. Dhe është me gjithë mend për të ardhur keq dhe këtu nuk dua të ta shfrytëzoj këtë moment politikisht. Por ama që të themi të vërtetën pse ka ardhur kjo situatë, e kemi detyrë”, tha deputeti.
Më tej, Cara u shpreh se përgjegjësit për këtë situatë janë drejtuesit e pushtetit lokal, konkretisht sipas tij kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako. Deputeti tha gjithashtu se një tjetër arsye për përmbytjet e mëdha është mosfunksionimi i hidrovorit të Durrësit.
“Ne në fakt, të gjithë përfaqësuesit e opozitës, por dhe unë në veçanti e kam thënë shpesh, që kjo përveç shkaqeve natyrore, ka mbi të gjitha, dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe do ju jap dhe fakte, vjen dhe nga papërgjegjshmëria e drejtuesve, sidomos të pushtetit lokal. Dhe këtu e kam konkretisht me kryetaren e bashkisë Sako. Do jap fakte dhe unë do ju them që kjo nuk është diçka e rastësishme. Durrësi në qindra vite ka pasur shi, pa diskutim. Kanë pasur dhe në kohën kur qeverisnin demokratët, ka pasur dhe në kohën para disa vitesh kur kanë qeverisur socialistët, por kurrë nuk ka ndodhur si këto vitet e fundit.
Dhe ka një shkak. Ai është hidrovori i Durrësit. Mos harroni, aty ka dy gjëra shumë të rënda. Së pari, për atë hidrovor ka, është një çështje e cila është tërësisht korruptive. Janë marrë 20 milionë dollarë nga fondet e rindërtimit për të rindërtuar një hidrovor, i cili përveç arsyeve teknike, këtu pra kemi dhe një korrupsion. Dhe mos harrojmë që për arsye të këtij hidrovori të ri, dikur ujërat e Durrësit, flasim për ujërat e larta, qarkullonin një pjesë që kalonin në një kanal që durrsakët e dinë pranë varrezës dhe pjesa tjetër që shkonte në hidrovor dhe derdheshin në det.
Po çfarë bëri kryetarja e bashkisë? E asaj kohe e emëruar. Ajo përdori një fond 20 milionë dollarësh dhe përdori dhe, siç është bërë zakon tanimë, dhe kanë marrë mësim të gjithë nga Rama, e kaloi me vendim Këshilli Bashkiak, bashkiak i asaj kohe, i cili ishte tërësisht socialist, kaluan pikërisht 20 milionë dollarë për hidrovorin.
Dhe e shtynë hidrovorin rreth 6 kilometra më tutje. Dhe kanë bërë si të thuash kalime në formë S-je, të cilat çfarë ndodh? Kushdo e kupton, dhe një njeri që nuk është inxhinier, që në momentin që ti një sasi uji që derdhet pikërisht aty ku dikur e ka ndërtuar italianët, apo jo, është e vjetër, dhe ti e zhvendos 6 kilometra më tutje, aq më tepër i bën dhe një thyrje, dy thyrje në formë S-je, është normale që po të llogarisësh sasinë e ujit, pa llogaritur që ka pasur dhe disa emisione të cilët akuzonin firmën ndërtuese të asaj kohe për ngushtime të tubacioneve. Por përveç kësaj, 6 kilometra plus dy thyerjet mjaftojnë për të thënë që është e pamjaftueshme ëh, që të bësh këtë ndërhyrje.
Pikërisht në atë, në atë vend kur ishte derdhja e dikurshme e hidrovori do të bëhet porti i ri i Durrësit. Dhe tani ekziston dhe një port privat. Pikërisht, pikërisht për këtë, për këtë, për një tekë të Ramës dhe miqve të tij dhe të portit të ri që do të bëhet, bëhet pikërisht ky devijim dhe mos kërkoni fajtorë të tjerë.
Sot shiu ishte një normal, kishte një sasi për tre orë, dy herë Durrësi u përmbys. Por e di çfarë ka ndodhur? Megjithëse ka 6-7 orë që ka përfunduar shiu, ende janë të gjithë zonat përsëri të përmbytura. Dhe kjo tregon që nuk është problemi thjesht se është natyra, por është pikërisht papërgjegjshmëria e kryetares dhe e gjithë stafit të saj. I pashë sot në terren dhe kishin bërë dhe një kronikë te hidrovori i Spitallës. Dhe nuk e di, a e ndoqët, por tha një fjali të tmerrshme. ‘Ne nuk parashikuam,’ tha, ‘që shiu do të kishte këtë densitet”, tha deputeti demokrat. /CNA
Ka përfunduar mbledhja e komitetit të Emergjencave Civile ...
Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar problematik...
Përmbytje masive janë raportuar në Durrës për shkak të res...
Situata nga përmbytjet në Durrës vijon të jetë problematik...
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq ka përfshirë...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë v...
Prefekti i qarkut të Shkodrës ka dhënë përditësime lidhur ...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka qenë sot në I...
Komiteti i Emergjencave Civile ka zhvilluar një koordinim ...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se, përpara samitit të Koali...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim mbi kush...
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pa...
Durrësi është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktua...
Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjith...
Opozita po përgatitet për protestën e dytë kombëtare. Kreu...
Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar problematika...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...