Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga tymi i zi, që lëshojnë makinat, apo vazhdimisht të thithni ajrin e ndotur që vjen nga automjetet.
Cilësia e naftës, mosha e vjetër e makinave dhe përdorimi i lartë i automjeteve me naftë, që çlirojnë më shumë dioksid karboni, janë arsyet kryesore të ajrit jocilësor.
Të dhënat krahasuese të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Evropë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.
Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.
Vendet e tjera të Evropës Perëndimore kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternative. P.sh. Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative, me rreth 30% të totalit.
Sipas Eurostat, Në 12 nga 23 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2022, kishte më shumë makina me benzinë sesa makina me naftë, me përqindjen e makinave me benzinë që varionte nga 85% në Holandë në 47% në Itali (Figura 4).
Në 11 shtetet e tjera anëtare, makinat me naftë tejkalonin makinat me benzinë me përqindjen e tyre që varionin nga 67% në Lituani në 50% në Rumani dhe Slloveni.
Pavarësisht përpjekjeve në të gjithë Evropën për të rritur pjesën e makinave me emetime të ulëta të CO2, pjesa e makinave të pasagjerëve që furnizohen me lëndë djegëse alternative mbeti e ulët në vitin 2022 në shumicën e shteteve anëtare.
Në 3 nga 23 shtetet anëtare për të cilat disponohet informacion, makinat e pasagjerëve që përdorin energji alternative përfaqësonin më pak se 1% të flotës totale të makinave të pasagjerëve. Shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë është Italia, ku makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative arritën 10% në 2022.
Vende të tjera me përqindje të dukshme të makinave të pasagjerëve që përdorin lëndë djegëse alternative janë Norvegjia (20,1%), Suedia (8,3%), Lituania (7,1%) dhe Letonia (5,7%).
Ndër vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative u regjistrua në Turqi (35,4%), Gjeorgji (32,7%) dhe Moldavi (16,8%).
Në Norvegji, pothuajse të gjitha (99,9%) e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative janë makina elektrike me bateri, ndërsa në Turqi dhe Moldavi, pjesa e makinave me gaz është mbizotëruese midis makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative.
Pak makina në raport me popullsinë
Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Evropë.
Sipas Eurostat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).
Në rajon, numrin më të lartë të automjeteve e kanë banorët e Malit të Zi (369), të ndjekur nga ata të Serbisë (344).
Shqiptarët kanë më pak se gjysmën e automjeteve në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 560 automjete për 1000 banorë./Monitor
Në Tiranë, Agron Nezaj, një prej personave kyç në çështjen...
Temperaturat në Voskopojë shënojnë -15 gradë Celsius d...
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka k...
Dimri i acartë ka përfshirë vendin. Juglindja prej dis...
Të martën, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet aktualisht në SP...
Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafi...
Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokrati...
Efektivë të policisë kanë mbërritur poshtë banesës së ...
Dy ditë më parë CNA denoncoi rastin e gjyqtares Arnisa Kël...
Për analistin Andi Bushati është një ironi e madhe fak...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me ma...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet nga thirrja...
Deputeti Dashamir Shehi ka folur për ndihmën e ndërkom...
Gazetari Ermal Vija ka folur për vrasjen e Aleks Nikës...
Argita Malltezi ka deklaruar sonte se ditën e nesërme ...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një analizë të gja...
I Ngarkuari me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ...
Pak ditë më parë, Blendi Gonxhe është emëruar ministër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...