web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“21 Janari”/ Nga Sadushi me shallin e kuq, tek Meta, Murrizi nuk kursen “elitën”

22 Janar 2024, 21:13, Aktualitet CNA
“21 Janari”/ Nga Sadushi me shallin e kuq, tek Meta, Murrizi nuk
Myslim Murrizi

Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një analizë të gjatë për ngjarjen e 21 janarit duke përmendur disa zyrtarë të cilët ishin në shtet e pushtet në atë kohë dhe si u degdisën nga kryeministri Edi Rama në 11 vite  qeverisje.

Nga ish-presidenti Ilir Meta e deri tek Sokol Sadushi i cili shfaqet me shallin e kuq, Myslim Murrizi nuk ka kursyer askënd të asaj që ai e quan “mender elitë politike”.

Murrizi thekson se nuk asnjë besim se kjo çështje do të hetohet ndonjëherë duke qenë se drejtësia përbëhet nga shërbëtorë të Ramës, të cilët ai i ka në duar.

Deklarata e Myslim Murrizit

Meqenese po flitet shume per 21 janarin 2011 sidomos nga mediat e komshiut te BEGEJVE  Z Carlo BEGEJLINO, po permend shkurtimisht disa zyrtare kryesore qe ishin ne Shtet e Pushtet ne ate kohe dhe si i ka “ degdisur” Qeveria Rama ne 11 vite pushtet

Shkaku i asaj proteste te dhuneshme ishte pikerisht nje vd mes Metes dhe Priftit shfaqur ne nje televizion si dhe grykesia e Rames dhe e tufes se kontigjenteve pas tij per pushtet te cilin pasi e mori dy vjet me vone e ndau po me ata qe kerkonte ti rrezonte e rrenonte me 21 janar 2011

Ne kete vd rreth 3 minuta e gjys degjon “ komplimenta” qe prej 34 vitesh kjo mender elite politike ju ben shpesh njeri tjetrit dhe pastaj puthen se bashku sepse jane pjesetare te se njenjtes tufe grabitesish. Dhe kur i degjon qe thone nuk rrojme per te ngrene e per te dhjere kane te drejte. Sepse keta rrojne per te ngrene çfare kane dhjere dhe sidomos çfare kane dhjere ne surrat te njeri tjetrit.

Dy vite pas 21 janarit dhe pas ketyre “ elozheve” qe Meta i beri Rames, u ulen bashke ne 1 prill 2013 tek gjiri i hajduteve( lalezit) dhe krijuan aleancen e qelbesirave duke ju bere thirrje te gjithe llumit te bashkohet per te rrezuar Berishen. Ne qershor 2017 e zgjodhen dhe President per ta “ denuar” per vd qe solli 21 janarin me 4 viktima. Ina Ramen ish prokuroren e pergjitheshme te 21 janarit te gjithe se bashku ( ps, pd, lsi,pr,pdiu) e votuan ne date 17 qershor 2017 per ti dhene mandat 9 vjeçar ne KPA qe tu bej vetingun 800 gjyqtareve dhe prokuroreve.Prokurorin e rrethit Tirane e ka shkarkuar kpk para 3 muajsh por mendoj qe do ta kthej KPA e Ines se nuk harrohet shoqnia. Prokuroret qe drejtonin hetimet jane njeri prokuror i pergjithshem nje ne klp dhe te tjeret nga ish krimet e renda jane ne spak dhe prokurori te Tiranes, qe Rama e quajti pa shtylle kurrizore.

Po kujt ja kerkon shtyllen kurrizore Rama ne kete prokurori se aty jane prokuror 4-5 familjare te deputetes se Rames, 10-15 jane ish hetues gjykates dhe sigurimsa, 5-6 jane ish spiune me kurs plepash qe edhe pse i shane shume per çudi eshte kujdesur qe te kalojne vetingun. Komandantin e grupit te zjarrit te gardes se Republikes e ka bere kryetar te bashkise Burrel nga PS. Ish kryetarin e SHIKUT te asaj kohe Z Visho Ajazi e dekoroi ne menyre sekrete ne zyren e tij ku stafi i ngushte i Rames dhe kabineti kenduan Hymnin Kombetar e pasi e dekoroi e emeroi Ambasador te Shqiperise ne NATO derisa doli ne pension dy vjet me gjate se mandate. Drejtuesit e larte te Policise se Shtetit Z Rrumbullaku dhe Vocin qe nuk ka lene gje pa thene ndaj tyre sot i ka njerin drejtor te pergjithshem te policise se Shtetit tjetrin drejtor te policise se Tiranes.

Gjyqtarin e Gjykates se Larte Z Sander Muskaj qe ishte ne trupen gjykuese qe sipas Rames dhe Carlos mbylli dosjen e 21 janarit e propozoi per ne Gjykaten e Strasburgut dhe bashkeshortes se z Muskaj i pagun shtepin dhe burse per studime ne Londer ne vend te feminjeve te 4 viktimave. Ministrin e brendeshem te 21 janarit e ka ortak prej 17 majit 2017 dhe qeverisi 6 muaj bashke me te me birbot qe ai emeroi ne qeveri si dhe vazhdon ortakllikun me Te. Tani nuk di se per cilin nga zinxhiri komandues i pushtetit te asaj kohe kerkon hetim Rama dhe qe sheh si te vetmin “ shpetim” Sokol Sadush Partizanin dhe dy ish opgj qe jane emeruar prokuror ne SPAK si shperblim qe mbyllen dosjet e pergjimeve 184,334,394 te bandave dhe ministrave te Rames ne zgjedhjet e Dibres dhe Durresit??????? A thua qe gjith inatin ta kete me Ndrea Prendin dhe Agim Lupon qe e bere nje radhe burg!!!!!!!

Se desh harrova qe Rama i “urren shume” çfare kane qene me pare ne shik, polici, prokurori e gjykate madje aq shume sa nje ish shikas te Gazidedes nga viti 1993 e beri drejtor Shiku pastaj pasi do emeronte Trendafilen nga Kosova e emeroi sekretar te para te Ambasades se Shqiperise ne Amerike.

Personalisht jame plotesisht dakort qe te rihetohet jo vetem 21 janari 2011 por çdo ngjarje e ndodhur ne 34 vite ne kete Vend si dhe çdo lek i vjedhur nga taksat e Shqiptareve ,por kur shoh Kryetarin e Gjykates se Larte Sokol Sadush Partizanin ish hetuesin e komunizmit,me shall te kuq ne qafe ne mbledhje me deputetin dhe prefektin e PS ne Vlore, si dhe nje tuf funderrinash te ish sistemit komunist ne majen e drejtesise se sotme nuk kam asnje besim se do te kete ndonjeher hetim dhe gjykim te drejte sepse keta jane prezervativ shum perdorimsh qe ju kane sherbyer çdo padroni dhe sejcili padron ju ka çengelat ne hunde ketyre vemjeve./ CNA





11:56 Aktualitet

Agron Neza, në SPAK

Biznesmeni Agron Neza është paraqitur këtë të hënë në Prok...

Lajmet e fundit nga