Ish-spiuni i Sigurimit të Shtetit që korruptoi agjentin e FBI-së për llogari të Ramës del pas 6 orësh nga SPAK
Pas rreth 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga dyert e SPAK...

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë tubimit në “rrugicën e Shpresës” ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama duke thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është bërë i pamundur prej tij dhe organizatës së tij kriminale.
Berisha ka deklaruar se Rama ka mohuar simbolet dhe flamurin e kombit.
Lideri i demokratëve i ka bërë thirrje KE-së që të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë.
Deklarata e plote
Për secilin prej nesh, për secilin shqiptar, fati më i bardhë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është anëtarësimi në BE.Por, siç e shihni, ky anëtarësim është bërë një horizont i pamundur nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.Kështu që Shqipëria miqtë e mi, nga viti 2013 gjer sot, de facto ka ecur jo me ritmet e breshkës, por me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.
Në qoftë se ndalemi vetëm dy vitet e fundit, pas miratimit në parim të hapjes së negociatave, çfarë ndodhi? Duhet të hapeshin në fakt vetëm dy-tre muaj pas parimit.Kanë kaluar 2-3 vjet. U tha në dhjetor, por në dhjetor erdhi lajmi tjetër se shtohen kushtet për Shqipërinë, para se të hapen negociatat.
Beteja për të çelur dyert e Europës është betejë e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë.
Kemi mbetur dhe rrimë jashtë jo se BE nuk ka bërë dhe nuk bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në krye kemi një qeveri, një kryeministër që nuk ka asnjë interes kombëtar, asnjë interes shoqëror, asnjë interes evropian, por vetëm interesa të pasurimit të vet, interesa kriminale.
Dje në Shkup, kreu i narkoqeverisë së vetme në Europë, deklaroi se as i çmendur dhe as entuziast nuk jam. Këtë punën e çmendjes e di vetë pse e përmendi ai. Por, një demagog i neveritshëm, thirri dhe u çirr, të harrojmë flamujt dhe ngjyrat e tyre, të jemi daltonistë.
Një thirrje të tillë, në pamje të parë të duket kozmopolit, por jo kurrë.Sepse çdo njeri që njeh historinë e BE, e ka të qartë se është histori e bashkimit të flamujve krenarë të çdo kombit të tij.
Dhe se ai flamur i bukur i BE, që përfaqëson kombet në sfondin e tij me nga një yll, nuk do të ishte aty po të mos ishin flamujt krenarë të kombeve krenare të BE.
Edi Rama si një taleban, si një fondamentalist, tha harrojini flamujt, bëhuni daltonistë, zgjodhi daltonizmin si rrugën e anëtarësimit në BE.
Historia ka provuar se jo harrimi i historisë, jo amnezia dhe as daltonizmi, kanë qenë rrugët e zhvillimit, e paqës, e bashkëpunimit, e integrimit të kombeve njëra me tjetrën.
Përkundrazi guximi për të parë drejt në sy historinë, mençuria për të nxjerrë mësimet e duhura prej saj, kanë bërë të mundur që kombet, pavarësisht nga traumat që kanë pësuar, të gjejnë rrugën e të vërtetës, të ecin dhe të bashkohen.
Daltonizmi i Edi Ramës është daltonizmi i njeriut që ka frikë nga krimet e tij, daltonizmi i njeriut që do të fshehë krimet e etërve të tij, daltonizmi i njeriut që do të fshehë krimet e padronit të tij.Edi Rama, me këtë që thotë, duke mohuar flamujt dhe simbolet e kombit, dëshmon se ai ka vetëm një simbol, vetëm një ligj, vetëm një flamur, atë të mafies, të mafies, mafies, mafies!
Ky armik i egër i integrimit të Shqipërisë, u rrek dje në samit të shpërfaqet si njeriu i bashkëpunimit, si njeriu i mirëkuptimit. Pa dale njëherë o miq: a ka pasur nga Enver Hoxha gjer më sot, një sherr të tillë në krye Shqipëria si Edi Rama?
A nuk është Edi Rama ai që me fqinjët tanë, me vëllëzërit tanë në Kosovë dhe fqinjin tonë jugor, ka shkatërruar marrëdhëniet për interesa të tij dhe padronit të tij?
Çfarë bashkëpunimi ofron ky që është kryeministri i vetëm në Ballkan dhe Europë, që ka paditur një kryeministër të vendit fqinj?
Çfarë bashkëpunimi ofron ky që iu vërsul me tërbim kryeministrit të Kosovës kur vendosi sanksione ndaj Kosovës?
Çfarë bashkëpunimi ofron ky kur rendte si përfaqësues i shiqptarëve nga samiti në samit, duke mbrojtur Putinin e vogël në thyerje të embargos ndaj rusëve, duke thyer vetë embargon dhe pranuar këtu barbarët rusë që luftonin në Ukrainë, duke vazhduar edhe sot kontrabandën e naftës së Putinit.
Çfarë bashkëpunimi ofron ky njeri që rrënon marrëdhëniet 30-vjeçare me një vend ku jetojnë sot më shumë se 1 milion shqiptarë? I rrënon ato duke faktuar para Europës, para botës, se Shqipëria është vendi ku prezumimi i pafajësisë nuk njihet, nuk respektohet, nuk ekziston.
Beteja që Edi Rama bën kundër kandidatit të opozitës në Himarë, të zgjedhur me votat e qytetarëve të Himarës, është një betejë kryekëput antishqiptare, antidemokratike, mafioze, që ka vetëm për qëllim të mbrojë interesat mafioze të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe klientelës së tyre mafioze.
Njeri primitiv me logjikë, i cili nuk mund të mbajë kurrë asnjë përgjegjësi. Këtu në Shqipëri bërtet ‘fajin e ka Saliu’, jashtë Shqipërie se ‘fajin e ka BE’.
Me paturpësinë më të madhe, me cinizëm ekstrem do deklaronte dje se problemi i madh, i tmerrshëm është ajo që BE jep për vendet të tjera dhe ajo që jep për ne.
Nuk ka paturpësi më të madhe. Së pari, duhet ta kemi të qartë çdo shqiptar, se Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë këto 32 vite shumë miliarda euro, të cilat bëjnë më shumë se të gjitha ndihmat e të gjithë donatorëve të tjerë të marrë së bashku.
Komisioni Europian, këto ndihma i ka marrë nga taksapaguesit evropiane dhe të mos llogarisim këtu ndihmat e vendeve anëtare në marrëdhënie direkte.
Por Komisioni Europian konstatoi se ndihmat e tij për shqiptarët, i vidhte qeveria e Edi Ramës. Se ato ndihma përfundonin në jahte, përfundonin në hotele luksi, përfundonin në djegësa, në vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Natyrisht Komisioni Europian nuk mund të japë ndihmë për t’i vjedhur Edi Rama dhe qeveritarët e tij.
Ndaj dhe në emër të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë. Të hetojë fatin dhe destinacionin e tyre.
Të hetojë shkeljet flagrante të parimeve, kritereve dhe normave evropiane në Shqipëri, për të parë se Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vjetnami komunist në zbatimin e ligjit.
Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më ulet se Bjellorusia e Lukashenkos.
Edi Rama do e mbyllte fjalën e tij të turpit me kritika ndaj BE, sepse sipas tij, një injorant absolut, Greqia merrka 400 mijë për qytetar kundrejt 130 euro që marrin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, çdo grek u kushton taksapaguesve gjermanë, francezë, holandezë 400 mijë euro në vit. Historia e një injoranti që nuk ka fund, që nuk di se çfarë flet, që nuk ka idenë e financave as të BE, as të Greqisë, por vetëm të interesave të tij mafioze.
E vërteta është se për shqiptarët, integrimi europian do mbetet për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, do mbetet një horizont i pakapshëm. Sepse ai është armik kryesor i votës së lirë, armik kryesor i drejtësisë së pavarur, armik kryesor i pluralizmit politik dhe opozitës.
Pa këto parime nuk çelen kurrë dyert e Brukselit as për Shqipërinë dhe as për ndonjë vend tjetër.
Ndaj dhe ju ftoj miq, të vazhdojmë këtë betejë si betejën e shpresës, si betejën e fitores, si betejën e Shqipërisë evropiane, si betejën e integrimit të Shqipërisë, si betejën e të ardhmes tonë.
Rrofshi ju, rroftë PD, opozita shqiptare!
Pas rreth 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga dyert e SPAK...
Shkup - Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashk...
Historia e një prej kardiokirurgëve më në zë të Italis...
Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ishte një nga të plago...
Parlamenti Europian ka miratuar projekt-rezolutën për Shqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Psikologia Ikbale Berisha Huduti ka habitur me një dek...
SPAK ka thirrur sot Agron Nezën, njeriun kyç në aferën...
Biznesmeni Agron Neza është paraqitur këtë të hënë në Prok...
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mbledhë këtë të hënë, Komi...
Një protestë është zhvilluar këtë të hënë në rrugën Kardhi...
Prokuroria e Tiranës ka reaguar për hetimet e çështjes së ...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj Bashkim...
Dy turistë zviceranë kishin mbetur të bllokuar në afërsi t...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të kësaj jav...
Carlo Bollino tashmë ka një kallëzim të dytë në SPAK. ...
Qeveria do të ngrejë një sistem të ngjashëm me “Operacioni...
Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha ka reaguar për dalje...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim duke marrë shkas ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...