Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Deputeti Agron Shehaj, gjatë seancës së sotme parlamentare ka “qarë hallin” e tij, duke thënë se shteti ka mbyllur një nga bizneset e tij.
Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën.
Deklarat e plotë e Agron Shehajt:
Që ditën e parë jam munduar të bëj detyrën time si deputet në këtë Kuvend, duke shmangur fjalët e bukura, ironitë dhe ofendimet. Dhe kam folur për arsyet konkrete pse Shqipëria është një nga vendet më të varfëra në Europë dhe pse shqiptarët ikin nga vendi.
Kam folur për PPP, për korrupsionin, për inceneatorët, për modelin oligarkik të qeverisjes Rama, duke iu qendruar vetëm fakteve dhe provave.
Nga marsi i këtij viti, jam munduar të sjell në vemendje rastin flagrant të abuzimit me pushtetin, atë të resortit të ministres Xhaçka.
Kërkova interpelancë me kryeministrin Rama për t’i kërkuar shpjegime, në lidhje me firmën e tij, në shpalljen investitor strategjik me mashtrim të burrit dhe kunatës së ministres.
Dorëzova kërkesën për heqjen e mandatit të Xhackës, si pasojë e shkeljes së Kushtetutës.
I kërkova shpjegime ministres së Turizmit për zvogëlimit e Parkut të Butrintit për të mundësuar resortin e kushëririt të Gjiknurit, dhe shpalljen e tij si investitor strategjik.
Dorëzova në Parlament një projektligj për ndalimin e kompanive offshore në kontratat publike.
Dhe më në fund erdhi reagimi i Qeverisë, nëpërmjet dhunës dhe Policisë.
Jam menduar gjatë, nëse duhet të perdorja këtë sallë për të denoncuar një akt të pashembullt, në një shtet demokratik dhe kandidat për anëtarsim në Bashkimin Evropian, përdorimin e shtetit dhe policisë për të sulmuar një kundërshtar politik.
Por vendosa se po, sepse është pikërisht kjo sallë shkaku i sulmit. Gjithçka ka nisur nga këtu, nga denoncimet që unë kam bërë nga kjo foltore, për aferat e kësaj qeverie dhe ministrave të saj.
Këto foto tregojnë Policinë e Shtetit brenda ambienteve të biznesit tim.
Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush.
Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor.
Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujdo që tenton të ngrejë zërin.
Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë.
Policia ka vendosur shiritin dhe nuk lejon asnjë të hyjë, dhe nuk ka dhënë asnjë shkresë apo arsye për bllokimin e biznesit dhe të ambjenteve.
Përfaqësuesi i kompanisë ka bërë kërkesë në Polici për t’u njohur me aktin e bllokimit të biznesit por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Pasi nuk është marrë asnjë përgjigje nga Policia, i është bërë një kërkesë Prokurorisë për të marrë informacione rreth bllokimit të biznesit dhe kjo është përgjigja e Prokurorisë.
Në lidhje me kërkesën për informacion mbi sekuestron e ambienteve ku ushtrohet aktiviteti, Prokuroria thotë tekstualisht:
“ne aktet e referuara në Prokurori nga policia nuk ndodhen akte proceduriale që lidhen me sekuestrimin e objektit, si dhe nuk janë nxjerrë akte të kësaj natyre proceduriale nga ana e organit të Prokurorisë”.
Me pak fjalë, Prokuroria thotë që nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe që në Prokurori nuk është referuar nga policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.
Me një pretekts banal, ju mbyllni një biznes me qindra të rinj të punësuar, dhe kjo tregon qartë se ju nuk e keni idenë se cfare do te thote te besh biznes te ndershëm. Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica dhe se çfarë përkushtimi i duhet nje biznesi per te mbijetuar ne treg dhe per tu zhvilluar.
Sepse ju biznes quani vetëm marrjen e parave publike permes tenderave qe shperndani tek familjarët dhe ortakët tuaj. Per ju biznes eshte e barabarte me afere. Ju quani biznesmene kushërinjtë dhe te afermit tuaj investitorë strategjikë, qe marrin prone publike dhe pastrojne parate e korrupsionit.
Ky është koncepti juaj i biznesit dhe nuk ka lidhje me biznesin e vërtetë. Biznesi i vërtetë bëhet me djersë dhe përkushtim.
Por në fakt, thelbi këtu nuk është mbyllja e nje biznesi të ndershëm, ky është një sulm i pastër politik.
Një hakmarrje e verbër e Edi Ramës ndaj denoncimeve për aferat e rënda korruptive që unë kam bërë nga kjo foltore dhe njëkohësisht edhe një presion për të më mbyllur gojën.
Por po ua them këtu publikisht.
Harrojeni se me këto sulme apo presione kriminale, mund të më detyroni që unë të hesht kur Edi Rama firmos dhe bën Olta Xhackën investitore strategjike.
Harrojeni se do të hesht kur kushërinjtë e Damian Gjiknurit marrin më firmën e Edi Ramës statusin e investitorit strategjik dhe u jepet leje për të ndërtuar në mes të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Nuk më intimidoni. Përkundrazi më motivoni më shumë të vazhdoj denoncimet për guackat tuaja offshore, koncesionet korruptive dhe grabitjet e pasurive publike me qeveritarët strategjikë.
Edi Rama, Xhaçka apo Gjiknuri duhet ta kenë të qartë.
Une nuk kam ndërmend të hesht, do vazhdoj të them atë që qytetarët e ndershëm duan, të vërtetën, dhe do jua them në sy, ashtu siç është.
Shpesh e kam pyetur veten pse duhet të merrem me ju. Kur zbulova kompaninë tuaj offshore në Delavare, edhe mund të heshtja, por vendosa të flas. Isha i bindur se kjo ishte gjëja e duhur. Sepse kam marrë besimin e njerëzve për të bërë detyrën time. Sepse besoj se kjo është një kauzë e drejtë, jam dhe dua të qendroj në anën e duhur, në anën e qytetarëve, kundër babëzisë së këtij pushteti thellësisht të korruptuar.
Nuk mund të pretendoni të pasuroheni duke vjedhur me emrin tuaj, me familjarë apo me kompani offshore dhe ne të gjithë të heshtim, të trembemi apo akoma më keq; të shitemi.
Sepse une nuk ndërtoj, nuk marr leje ndërtimi, nuk paguhem me tendera apo koncesione dhe nuk bëj asnjë biznes me qeverine tuaj apo me oligarkët e tu.
Madje bizneset e mia nuk punojnë fare për tregun shqiptar, por ofrojnë shërbime për tregjet e huaja.
Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri.
Nuk pres dhe nuk ju kërkoj të tërhiqeni, nuk bëj pazare me ju, unë të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg.
Ju garantoj se do i shkoj deri në fund. Por për një gjë të jeni të sigurt, unë nuk tërhiqem. Sepse nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk jam në shitje, sepse them thjeshtë të vërtetën, sepse këtë duan shqiptarët.
Unë nuk hesht. Këtu më keni.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë medalje ari për maturan...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish deklaratën ...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë të qe...
Një përndjekje nga policia në orët e para të mesnatës ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka lëshuar deklarata të forta so...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar ...
Mbrëmjen e djeshme Leart Kurti, 32-vjeç humbi jetën në mën...
Sekretarja e Përgjishthme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Partia e Lirisë ka marrë në mbrojtje kreun e Sinidikatës s...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka zhvilluar ...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur për rastin e 3...
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtue...
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, të cilit n...
Disa nga auditoret janë boshatisur nga pedagogët që prej k...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-vjetorin e kri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ja...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ko...
Ditën e djeshme ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi ...
Laer Kurti, 32-vjeçari pas ndjekjes dhe shoqërimit në Komi...
Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në kuadër të 30-v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...