web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do t'i publikojë Carlo Bollino të gjitha mesazhet e Evis Berberit?

8 Dhjetor 2025, 19:45, Aktualitet CNA

A do t'i publikojë Carlo Bollino të gjitha mesazhet e Evis

Pjesa e “fake news”-it, e manipulimit për t'i nxjerrë nga konteksti dhe për t'i përdorur politikisht në median shqiptare tashmë është bërë shabllon. Por kur nxjerr segmente të caktuara dhe i keqinterpreton ato për të bërë politikë, thjesht dhe vetëm ke humbur misionin si media, asgjë më shumë se sa kaq. Për më tepër të mendosh që mision mediatik të ketë Carlo Bollino, i cili në fakt median e tij e ka më keq sesa “Zëri i Popullit” dikur.

Por le të shohim faktet. CNA publikoi dosjen e përgjimeve të Erion Veliajt në burgun e Durrësit. Carlo Bollino nuk botoi asgjë. Për më tepër ai dhe mediat e tjera të kryebashkiakut, të paguara me paratë e fëlliqura të inceneratorëve dhe korrupsionit të pushtetit, thanë ku dolën këto përgjime, kush i gjeti, si rrodhën, pse nga prokurorët kanë rënë në duart e gazetarëve.

Kur në fakt më pas CNA e sqaroi: Ne i kemi marrë të gjitha materialet pasi dosja ka shkuar në gjykatë. Pak rëndësi ka kjo pjesë. Fakti është që përgjimet e Erion Veliajt, të cilat ishin skandaloze dhe zbulonin fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut të Tiranës, Carlo Bollino nuk i publikoi.

 

Fake news-et për Belind Këlliçin

Sot ka gjetur të publikojë pjesë të mesazheve gjetur në telefonin e Arbër Avramit. Në fakt mirë bën që i publikon. Tani na thënka Carlo se po përgatiste Belind Këlliçi protesta kundër Ramës me mbështetjen e Belinda Ballukut në vitin 2020. Për çfarë? Kujtojmë që në atë kohë ishte pandemi. Kujtojmë që atëherë Belindi ka qenë i shoqëruar në polici, që t'i vijë pak memoria Carlos. Gjithashtu ai s'ka mohuar çunin e lagjes së tij. Dhe një batutë nuk është një mesazh që të çon në protesta.


Por çfarë do të thotë kjo? Keqpërdorimi i atij lloj mesazhi ka dy fakte shumë të rëndësishme. E para: Si kanë rënë në dorë të Carlo Bolinos, kur dosjen e Evis Berberit e kanë avokatët e tij dhe ky njeri konsiderohet njeriu i Belindës? Si ka mundësi që kanë rënë në duart e Bollinos nëpërmjet avokatëve, gjykatës, apo prokurori Dritan Prençi diku ka një lidhje nëpërmjet familjarëve të tij me Erion Veliajn? Këtë CNA do ta zbërthejë më tej. Por këtu le të ndalemi. Nga rrodhën këto mesazhe? Si ka mundësi përfunduan në media? Pra të ruajmë atë standardin që ka kërkuar Carloja këtu e nëntë muaj më parë kur dolën përgjimet e Erion Veliajt.

Halli i Veliajt dhe Carlo Bollinos

Dhe e dyta që është mjaft e rëndësishme, është fakti se Erion Veliaj ka një tjetër hall së bashku me Carlo Bolinon, gjyqin që është pas disa ditësh ndaj Belinda Ballukut. Dhe në fakt kjo është dhe më e rëndësishmja, sepse beteja brenda llojit është edhe më e egër. Me ato mesazhe Carlo Bolino do t'i tregojë Ramës se Balluku, duke përdorur Këlliçin, bënte protesta kundër tij dhe Veliajt. Dhe të mendosh që Rama është kaq budalla sa të mendojë broçkullat e ushtarit të tij Carlo.

Emri i Carlo Bollinos në mesazhet e Evis Berberit?

Por në finale, një gjë është e qartë. Ato mesazhe duhet të dalin të plota. Pra, i gjithë tabulati i Evis Berberit. Sepse ndoshta në të mund të ndodhet dhe Carlo Bolino, për ndonjë punë bërë nëpër ministritë apo drejtoritë në varësi të zonjës Balluku. Por ngadalë ngadalë do dalin të gjitha. Të kalojë dallga politike, zhurma dhe sherrnaja brenda llojit dhe më pas do t'ia servirim ne të plota Carlos përgjimet.

Populli shqiptar ka një shprehje: “Ndalu beg se ka hendek”. Mirë bën Carlo që i bie Ballukut, se thjesht tregon ku ka përfunduar lufta brenda llojit dhe çfarë dirigjon i burgosuri i Durrësit. Por hendeku nuk ka të bëjë fare me luftën brenda PS-së. Ka të bëjë me ato dosjet, mesazhet dhe hetimet që ka SPAK-u. Jo thjesht dhe vetëm si kallëzime të PD-së, për Carlo Bolinon. Ky është thelbi i hendekut.

"Fake news"-et e Carlos, nuk i beson as Mero

Aq pa peshë janë fake news-et e Carlo Bollinos sa as Mero Baze s’i beson më. Biles kanë një diferencë nga njëri-tjetri.

Megjithëse janë të dy shërbëtorë të Edi Ramës dhe Mero gazetari i familjes Veliaj, Carlo u katandis më keq se sa Mero në fakt. Ç’të bëjë i shkreti! Mosha, pensioni, gjyqet, hetimet e SPAK-ut. Halle halle kjo dynja./CNA





Lajmet e fundit nga