Ekonomiksi pas bumit të Rinasit
Në vitin 2019, aeroporti i Rinasit përpunoi 3.3 milionë pa...

5 vjetori i krijimit e gjen Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në mjediset e reja në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet. I pranishëm ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga drejtori i kësaj agjencie Haki Çako, përfaqësues të vendeve donatore si dhe përfaqësues të institucioneve që kanë rol në përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive.
Fillimisht, të pranishmit vizituan nga afër e Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ku u njohën me mënyrën e funksionimit të saj. Ministri i Mbrojtjes e vlerësoi si shumë të rëndësishme ngritjen dhe modernizimin e kësaj qendre, të cilën e konsideroi si një hallkë thelbësore në përballimin e emergjencave.
“Dua që të falenderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura që në bashkëpunim me AKMC kanë arritur që të krijojnë këtu një kapacitet kombëtar dhe jo vetëm, një sallë që i shërben një institucioni, por një sallë që i shërben të gjitha institucioneve në rang republike, të përfshira në përballimin e fatkeqësive dhe të gjitha nevojat për kërkim-shpëtimin. Jeni në një proces ku për pak ditë do të auditohet nga të gjitha organet përkatëse ndërkombëtare rregullatore dhe kapaciteti shqiptar për kërkim shpëtimin dhe jemi tashmë në kushte optimale që jo vetëm të zbatojmë rregulloren që ka përcaktuar ICAO (Agjencia Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) për këto raste, por edhe të shohim në veprim se si kapacitetet janë ndërtuar për t’iu vënë në dispozicion prefekturave, infrastrukturës kritike, enteve apo Forcës Ajrore.”- u shpreh ai.
Më tej, ministri Vengu vuri në dukje kontributin e AKMC në përballimin e fatkeqësive gjatë viteve të fundit dhe kërkoi që roli i kësaj agjencie të shpërndahet edhe më gjerë në territor.
“Mbaj mend shumë mirë të gjitha fatkeqësitë që kemi kaluar nga tërmeti dhe deri më sot dhe është mirë në fakt që AKMC është rritur përmes trajtimit të krizave që besoj e ka bërë sot një institucion, i cili është në qendër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile me të gjitha instrumentët teknologjikë dhe tani ka ardhur momenti që këtë sallë shembullore qoftë në organizim, qoftë në teknologji le të fillojmë pse jo ta shtrijmë në kapacitete dhe në ato katër njësi rajonale, ku AKMC ka personel dhe duhet ta forcojmë më tej personelin, qoftë edhe në kapacitete apo mjete dhe pajisje në mënyrë që ky model i iniciuar të mund të prezantohet në gjithë territorin, prefekturat dhe bashkitë.”- tha zoti Vengu, i cili nuk harroi të falenderojë donatorët ndërkombëtarë.
Drejtori i AKMC-së Haki Çako shtoi se Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile përveçse operon në kohë reale me Qendrën e Kërkim - Shpëtimit dhe gjithë strukturat dhe institucionet në nivel kombëtar e vendor, do të mikpresë edhe Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.
Nga ana e saj, Stefania Vizzaccaro, drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim si financuese kryesore e ngritjes dhe modernizimit të e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti si dhe vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare.
Në përfundim, ministri Vengu dhe të ftuarit e tjerë vizituan nga afër mjediset e reja të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes, takuan punonjësit dhe u njohëm me punën e tyre të përditshme./ CNA
Në vitin 2019, aeroporti i Rinasit përpunoi 3.3 milionë pa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, në...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar fjalimin e Sekre...
Holta Zaçaj ka reaguar në lidhje me faktin nëse mandati i ...
Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotë...
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri uroi kreun e Strukturës ...
Këtë të martë, me 10 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Gazetarja Ola Xama renditi mbrëmjen e sotme kallëzimet...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot Altin Dum...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Alt...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është shpallur kampion gl...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tejkaloi shifrë...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi Altin Dumanin...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është shpallur kampion gl...
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi transparencën e ...
E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, ka folur...
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka dalë m...
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Si rezultat i monitorimeve intensive nga Njësia Operaciona...
Në platformën më të madhe televizive në vend mbërritën fes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...