web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në aksin Milot-Mamurras/ Humb jetën një grua, në spital fëmijët e saj

19 Maj 2022, 06:07, Kronika CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Milot-Mamurras. Sipas asaj që raportohet në media, një autoveturë që po udhëtonte në drejtim të Rinasit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital një grua. Raportohet se shkak i aksidentit është bërë pagjumësia e drejtuesit, që është shoqëruar menjëherë në polici.

Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./ CNA.al





Lajmet e fundit nga