Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Miron Çako
Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike, i cili bëhet i dukshëm në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Ato marrin formën e një gjysmërrethi, në të cilin duket spektri i shtatë ngjyrave që pëbëjnë dritëne bardhë të diellit, që nga ana e jashtme nis me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë. Ngjyrat e ylberit janë: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe.
Dukuria e Ylberit nuk është e rastësishme në natyrë, madje është një fenomen që në botë u shfaq më vonë se fenomenet e tjera natyrore, sepse sipas Biblës toka nuk vaditej nga shiu, por nga katër lumenjë të mëdhenj (Zanafilla 2:10-14) dhe nga një sitem avullimi në të gjithë tokën si një serë gjigante.(Zanafilla 2-6)
Sipas Biblës, ylberi u shfaq pas kataklizmës, përmbytjes së madhe në kohën e Noes, kur njerëzit të mbushur me dhunë dhe perversion kaluan çdo cak moral aq sa Perëndia u pendua që krijoi njeriun (Zanafilla 7-7) (Zanafilla 6 :10-12).
Përmbytje, që zhduku çdo gjë të gjallë mbi tokë, si nga njerëzit, shpendët dhe kafshët, mbeti vetëm Noeu vetë i tetë dhe të gjithë gjallesat, që ishin në arkë me ata.
Pasi përmbytja ndaloi dhe toka u tha, gjallesat dhe njerëzit dolën nga arka. Atëherë Noeu në shenjë mirënjohjeje i bëri një flijim Zotit me kafshë të pastra. (Zanafilla8-20).
Zoti e pranoi këtë flijim dhe tha me betim: “Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë. Derisa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata. (Zanafilla 8 21-22)
Pastaj Zoti e vulosi premtimin e tij me shenjën e ylberit:
?Pastaj Perëndia tha: “Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm. Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës. Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë; dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdolloj mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdolloj mishi. Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë”. Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë”.(Zanafilla 9-12-17)
Ylberi edhe pse është një fenomen natyror, një dukuri optike, zbërthimi i spektrit të dritës së diellit në shtatë ngjyra, përsëri mbetet deri në fund të botës një shenjë e besëlidhjes që bëri Zoti me njeriun, i përfaqësuar nga Noeu i drejtë.
Sa herë që ka përmbytje ato asnjëherë nuk bëhen globale, por lokale dhe sa herë që del ylberi shiu ndalon shpejt, koha stabilizohet dhe përmbytjet pakësohen.
Prandaj sa herë që shikoni ylberin mos e merrni si një dukuri të bukur dhe thjesht natyrore, por shikojeni si një shenjë e beslidhjes së Zotit me njerëzimin në kohën e Noes. Gjithashtu, falënderoni Zotin që është besnik në fjalët e tij.
Por kjo nuk do të thotë se njerëzimi edhe pse do të mëkatojë përsëri si në kohën e Noes, bota nuk do të prishet, por do të vazhdojë të ekzistojë pa u ndëshkuar, sepse Zoti na ka paralajmëruar: “Do të trondis edhe një herë botën jo me ujë, por me zjarr” dhe apostull Petro na shkruan: ?Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët do të ecin sipas dëshirave të veta, dhe do të thonë: ?Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse, që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit.? Sepse ata me dashje harruan se nëpërmjet fjalës së Perëndisë qiejt vinin në ekzistencë shumë kohë më parë, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit, për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi, ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë.(2Petro 3:3-6)
Ajo që na i ngatërron gjërat sot është se shenjën e ylberit e shikojmë të shfaqet si një simbol, flamur i grupimit LGBTQ.(lesbike, gay, biseksualë dhe trans +).
Historiku i këtij simboli i ngjashën me atë të Biblës e ka zanafillën në vitin 1978, kur Harvey Milk, një nga avokatët kryesorë dhe aktivistët më historikë të lëvizjes së homoseksualëve, që nisi në Amerikë në 1970, porositi artistin Gilbert Baker të krijonte një flamur simbol, që do të paraprinte paradat Gay në rrugët e San Fraçiskos. Ai kishte qenë një ushtarak i liruar dhe me prirje homoseksuale dhe banonte në San Françisko duke ndjekur trendin e jetës së tij.
Artisti në fjalë përkrahës i kësaj lëvizjeje, kërkoi për një simbol krenarie për LGBT dhe gjeti ylberin si një simbol dhe e interpretoi, se ngjyrat e ylberit tregojnë diversitetin e seksualitetit dhe harmoninë që ato duhet të kenë si një marrëdhënie normale natyrore.
Ai në fillim vuri në derën e tij një flamur trekëndësh me ngjyrat e ylberit që njerëzit e pritën me çudi dhe më vonë në 1985-’86 ky simbol u pranua dhe sot është emblemë e LGBTQ që valëvitin rrugëve veçanërisht në 17 maj dita e LGBT, por edhe lëvizjes New Age (Epoka e RE).
Flamuri i parë kishte tetë ngjyra dhe kishte simbolikën e vet. Roza ishte seksualiteti, e kuqja ishte jeta, portokallia ishte shëruese, e verdha ishte drita e diellit, jeshile ishte natyra, bruz ishte magjia, blu ishte qetësia dhe vjollcë ishte shpirti.
Megjithatë, varianti tradicional dhe akoma më i zakonshëm përbëhet nga gjashtë vija me ngjyra si: të kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu dhe vjollcë. Flamuri zakonisht valëvitet horizontalisht, me shiritin e kuq sipër, siç do të ishte në një ylber natyror.
Në vitin 2003, në 25-vjetorin e flamurit simbol të LGBTQ, Gilbert Baker mori përsipër të krijonte një flamur të madh për paradën e Floridës. Me një gjatësi prej më shumë se dy kilometrash dhe kështu vendosi rekordin për flamurin më të madh me ngjyra të krijuar ndonjëherë.
Që nga ajo kohë flamuri është bërë një simbol që po gjen vend kudo dhe shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për komunitetin GAY, kur vendoset në ambiente publike, për shembull në një bar, restorant, hotele, stadiume, reklama, postera, evente etj.
E bëjmë këtë sqarim, sepse edhe në qoftë se flamuri i LGBT-së ngjan me ylberin ai s’ka asnjë lidhje me ylberin Biblik, shenjën e Besëlidhjes që Zoti bëri me Noeun e drejtë për të mos e përmbytur botën, por jo për të mos e ndëshkuar më, kur ajo do të bëhet si në kohën e Noes dhe të Lotit, ashtu si profetizon Krishti: “Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut. Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë. Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin,mbillnin dhe ndërtonin; por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.” (Lukai 17 -26-30)
Pavarësisht trendit avangard në këtë brez të pabesë edhe imoral, përsëri homoseksualiteti është dhe mbetet një mëkat i neveritshëm përpara Zotit dhe Ai nuk do ndryshojë nga gjykimi i Tij i drejtë, sepse Shkrimi i Shenjtë e thotë qartë: ?Në qoftëse dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta? (Levetiku 20:13).
Zoti e quan mëkatin e homoseksualitetin të neveritshëm, sepse është kundër instiktit natyror të riprodhimit heteroseksual (mashkull dhe femër), instikt dhe rregull ky i gjendur në të gjithë krijesën që riprodhohet seksualisht, si te njeriu, kafshët madje dhe te bimët. Kështu njeriu duke ju nënshtruar me dëshirë këtij mëkati pervers i mashtruar nga demoni i kurvërisë rrëzon veten më poshtë se e gjithë krijesa, shtazore, bimore, duke e fyer natyrën njerëzore shumë poshtërsisht sa edhe Zotit, që është plot dashuri për njeriu, i neveritet ai që mbetet i bashkuar me këtë mëkat.
Sado që këto grupe minorance kërkojnë t?i imponohen shoqërisë edhe me politikë e ligje, përsëri nëse ata nuk do të pendohen dhe nuk do të ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre, nuk do t?i shpëtojnë ndëshkimit të Perëndisë që nuk do të jetë me ujë si në kohën e Noes, por me zjarr si në kohën e Lotit, Sodomës ashtu siç na thotë apostull Petro: ?Sepse, në qoftë se Perëndia nuk i kurseu engjëjt që mëkatuan, por i hodhi në tartar të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq; dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të pabesëve, edhe dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorrës, duke i bërë hi, dhe i bëri shembull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht? (Petro 2 :2 4-6).
Edhe pse homoseksualët të përpiqen të justifikojnë mëkatet e tyre dhe të qetësojnë ndërgjegjen edhe me simbole Biblike paqësore si ylberi, duke e keqinterpretuar dhe abuzuar me fjalën: “se Zoti, që është dashuri” (1Joani3-8), se Ai do t?i pranojë në gjendjen perverse ku ata e hodhën veten e tyre me vetëdashje, duhet ta dinë se ata kurrë nuk do të pajtohen me Zotin, nëse nuk pendohen, sepse Zoti Josu Krisht vetë e tha: “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj” (Joani 8 -44).
Po ashtu zemërimi i Perëndisë mbetet tek ata që i bëjnë këto perversione, tek ata që i mbështesin me fjalë dhe vota dhe tek indiferentët, sepse: ?Për shkak të këtyre gjërave do të vijë zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.? (Kolosianët 3-6). Fundi është i tmershëm : ?Do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë? (Zbulesa 21:8).
Prandaj edhe apostull Pavli u bën thirrje të gjithë mëkatarëve edhe homoseksualëve të pajtohen me Perëndinë Atë me anën e Mistereve të Kishës Orthodhokse si Pagëzim dhe Pendim- Rëfimit në emër të Zotit Jisu Krishtit nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, kur shkruan: “sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit. Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë! Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” (2 Korintasve 5: 18-21).
Vetëm atëherë jo “dylberi” shënja e LGBTQ+ por ylberi Biblik , si shenja e paqes së Zotit mbi besimtarët, do t’i shpëtojë nga ndëshkimi i meritur me zjarr mëkatarët e penduar, sepse përsëri apostulli i kombeve shkruan qartë: “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.” Amin.(1Korintasve 6:9-11).
Miron Çako
Këtë 17 maj bëhen dy vite nga shembja e godinës së Teatrit K...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta, teksa ka...
Ish-zv.ministri i Financave, Elton Haxhi, thotë se nuk gjen ...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratat e Ta...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim të fortë mb...
Teksa ka folur për drogën që u kap sot në Portin e Durrësit,...
Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj, ka folur lidhur me sh...
Në vitin shkollor 2020-’21, u diplomuan në arsimin zyrtar 96...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për sasinë e drogës ...
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë sërish një paralajmërim të ...
Prokurori i Përgjithshëm, një herë në vit shfaqet korridorev...
Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Në një konfere...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, sot gjatë një raporti...
Avokati i ish-ministrit Lefter Koka ka deklaruar për mediat ...
Mediat e Vjollca Hoxhës, tashmë duket se e kanë bërë “zakon”...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pa...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton sot në Ko...
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Kukë...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, gjatë fjalës së...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...