Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Bjellorusia ka shërbyer si një prej bazave nga niste sulmi rus. Tani mijëra bjellorusë, të cilët në vitin 2020 iu kundërvunë forcave të sundimtarit të tyre Aleksandër Lukashenko, kanë vendosur të luftojnë për Ukrainën, duke formuar njësi dhe batalione bjelloruse në territorin polak. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze ka siguruar pamje ekskluzive brenda terrenit të stërvitjes për regjimentin bjellorus të njohur si “Pahonja” në Poloni.
Kritikët thonë se Bjellorusia është bërë bashkëpunëtore në luftën e Putinit kundër Ukrainës. Por shumë bjellorusë, të cilët zhvilluan protesta paqësore në vitin 2020 kundër sundimtarit të tyre të gjatë, Aleksandër Lukashenko, kanë marrë armët për të mbrojtur Ukrainën. Shumë bjellorusë e shohin këtë si një mundësi për të çliruar vendin e tyre nga diktatura.
Në këtë terren stërvitor në Poloni, vullnetarët po marrin mësimet e tyre të para të betejës. Një ish-oficer i policisë polake, tani pronar biznesi dhe partneri i tij veteran lufte, po stërvisin bjellorusët që u regjistruan për regjimentin e ri, të njohur si “Pahonja”. Pas një jave stërvitjesh në Poloni, vullnetarët transferohen në një bazë në Ukrainë, për një stërvitje më intensive disamujore.
Drejtuesi i regjimentit pret që çdo muaj të regjistrohen rreth 40 persona dhe që shifrat të rriten në mënyrë të qëndrueshme.
?Ata janë bjellorusë shumë të motivuar. Kanë vetëm dy objektiva. Njëri është të ndihmojmë vëllezërit e tyre, në Ukrainë, sepse ne kemi një armik të përbashkët?, thotë për Zërin e Amerikës, Vadim Prokopiev.
Vullnetarët janë të vendosur të fitojnë përvojë luftarake. Andrey thotë se familja e tij është në Bjellorusi dhe kërkon që fytyra e tij të mos shfaqet për arsye sigurie.
?Kjo nuk është vetëm lufta e Ukrainës. Është lufta e të gjithë botës së lirë dhe e Bjellorusisë gjithashtu, sepse Bjellorusia është pothuajse 30 vjet nën diktaturë dhe është shumë e dhimbshme për ne, për popullin bjellorus që? vërtet dëshiron të jetë i lirë. Ëndërrojmë dhe shpresojnë, që pas humbjes së Putinit, regjimi i Lukashenkos gjithashtu do të shkatërrohet?, thotë Andrey për Zërin e Amerikës.
Për Kirillin, i cili u largua nga Bjellorusia shumë kohë më parë, kjo luftë ka të bëjë gjithashtu me lirinë. Ai filloi të ndihmonte ukrainasit të blinin pajisje ushtarake dhe më pas kuptoi se kishte një betejë më të madhe për të mbështetur në vendin e tij.
?Por më pas e kuptova se ne kemi disa vullnetarë ushtarakë bjellorusë, që nuk janë të pajisur shumë mire dhe vendosëm të fillojmë t’i ndihmojmë. Filluam t’u dërgojmë pajisje?.
Kirilli shpreson të shërbejë si shembull se shumë bjellorusë, ndryshe nga Lukashenko, nuk e mbështesin agresionin e Putinit.
?Ne ndjehemi fajtorë për popullin ukrainas, sepse tani për tani mbajmë pasaportë bjelloruse. Ne jemi armiqtë e tyre, sepse vendi ynë, që sot është gjithashtu i pushtuar nga tirani Lukashenko, shërben si pikënisje për bombardimet drejt qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës. Ne duhet t’i ofrojmë sa më shumë ndihmë Ukrainës dhe popullit të saj në luftën e tyre ndaj agresionit rus?, thotë Kirilli për Zërin e Amerikës.
Kirilli, si shumë të tjerë, u frymëzua nga protestat në Bjellorusi dy vjet më parë. Në atë kohë, protesta e tyre ishte paqësore dhe protestuesit nuk ishin të përgatitur për brutalitetin e forcave të Lukashenkos.
Tani, kundërshtarët e Lukashenkos po punojnë për t’u përgatitur për betejë.
Udhëheqja bjelloruse në mërgim muajin e kaluar e mbështeti regjimentin Pahonja. Sviatlana Tsikhanouskaya, gruaja që nga shumë besohet se është fituesja e ligjshme e zgjedhjeve të Bjellorusisë në vitin 2020, iu referua në Twitter njësisë si “baza për ushtrinë e re profesionale bjelloruse”.
Drejtuesi i njësisë, Vadim Prokopiev, e sheh miratimin e saj si hapin e parë drejt çlirimit të Bjellorusisë nga Lukashenko.
?Mendoj se ka ardhur koha që udhëheqja jonë, lidershipi ynë politik në mërgim të marrë masa më të ngutshme dhe më vendimtare. Nëse ukrainasit do të shohin potencial dhe fuqi të mjaftueshme, mendoj se njohja e një qeverie në mërgim do të jetë një lëvizje shumë e mirë dhe e fuqishme?, thotë për Zërin e Amerikës Vadim Prokopiev.
Ai thotë se regjimenti i tij po rritet dhe Zëri i Amerikës ka mësuar se së shpejti, disa instrukturë me përvojë, përfshirë veteranë të ushtrisë amerikane, do t’i bashkohen luftës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për ...
Ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evaku...
Drejtësia greke vendosi burg të përjetshëm për Babis Anagnos...
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot apli...
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e j...
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur n...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sërish ka shpreh...
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryemi...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ...
Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në nj...
Presidenti finlandez Sauli Niinistö ka zhvilluar një bisedë ...
Qeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraq...
Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me tempe...
Nga Lesia Vasylenko “Politico.eu”Ukraina e ka dëshmuar shumë...
Sipas Mircea Geoana, Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga ...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berl...
Ndërsa Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, Rusia ka ...
Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajon...
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...