A po përgatitet Finlanda për luftë me Rusinë?
Ndërsa Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, Rusia ka ...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berlin. Gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier më 16 maj 2022 ata do të flasin për agresionin rus kundër Ukrainës. Radevi ka simpati për Rusinë, gjë që lidhet edhe me biografinë e tij.
Para se të bëhej president Rumen Radev kishte bërë karrierë në ushtri ku shërbente si pilot. Ai ishte anëtar i Partisë Komuniste Bullgare dhe krenar për 1.400 orët që ka fluturuar me avionët bombardues sovjetikë të tipit MiG-29 derisa në vitin 2014 u bë Komandant i Përgjithshëm i Aviacionit Ushtarak të Bullgarisë.
Nga karriera ushtarake ai hoqi dorë vetëm kur fitoi disi çuditërisht zgjedhjet presidenciale në nëntor 2016, me mbështetjen e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe me ndihmën e Moskës.
Ndihma nga Moska
Kryetarja e BSP-së, Kornelia Ninova, pranoi pas zgjedhjeve se e kishte diskutuar kandidaturën e Radevit me Leonid Reshetnikovin, ish-gjeneral në pension i shërbimit sekret rus dhe drejtor i Institutit të Moskës për Kërkime Strategjike (RISS). Reshetnikovi kishte kryer më parë një sondazh në Bullgari për të përcaktuar profilin më premtues të kandidatit. Për këtë ai përdori liderin e lëvizjes rusofile, Nikolai Malinow, i cili ndërkohë akuzohet si “agjent për ndikimin rus”. Nga sondazhi si kandidati më premtues rezultoi Rumen Radev, për të cilin Reshetnikovi shpresonte se do ta riorientonte Bullgarinë jo më nga Perëndimi por drejt Rusisë.
Sulmi rus ndaj Ukrainës
Sulmi i Rusisë së Putinit ndaj Ukrainës nxori në pas lidhjet e presidentit bullgar Rumen Radev me Moskën. Është e paqartë nëse simpatitë e tij për Rusinë rrjedhin nga një bindje e thellë apo nga lidhja me rusofilinë që është e përhapur në Bullgari. Por që prej 24 shkurtit 2022 Presidenti bullgar po ndjek një kurs balancues tejet të rrezikshëm.
Nga njëra anë Radevi e dënon sulmin rus dhe deklaron publikisht besnikërinë e Bullgarisë ndaj NATO-s, anëtare e së cilës vendi është që nga viti 2004. Në të njëjtën kohë, siç mësoi DW nga qarqet e NATO-s në Sofje, Radevi shkaktoi një habi të madhe kur u shpreh kundër sigurimit të hapësirës ajrore bullgare nga forcat e NATO-s, të cilat synojnë të kompensojnë gjendjen e mjeruar të forcave ajrore bullgare.
Radevi e refuzon ndihmën ushtarake për Ukrainën sepse kjo “zgjat luftën” dhe përbën një “hap të rrezikshëm drejt hyrjes së drejtpërdrejtë në luftë”. Paralajmërimet për “vetëshkatërrimin e Evropës” dhe thirrjet për “neutralitet” nga ana e Bullgarisë janë bërë së fundmi pjesë e repertorit të tij retorik.
Po ashtu Radevi ka nxitur javët e fundit edhe konfliktet me kryeministrin pro-perëndimor Petkov duke ashpërsuar mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut ose duke sulmuar menaxhimin e krizës nga qeveria bullgare pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz.
President me dy fytyra
Retorika pro-ruse, nacionaliste dhe anti-NATO e Radevit është e rezervuar për politikën e brendshme bullgare. Kur shfaqet në skenën ndërkombëtare, ai luan rolin e një aleati besnik dhe paqesjellës, i cili synon të balancojë gjërat. Pra ashtu si gjatë vizitës së tij në Pragë më 10 maj 2022, edhe në Berlin ai do të dënojë agresionin rus, do të mbrojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe do të bëjë thirrje për një diversifikim të importeve evropiane të energjisë. Shkurt ai do të luajë rolin e presidentit Rumen Radev, të cilin e ka përgatitur për rastet kur zhvillon takime në vendet perëndimore.
Ndërsa Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, Rusia ka ...
Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajon...
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të...
Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga gru...
Ukraina është shpallur fituese e ‘Eurovision 2022’.Nata fina...
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë të s...
Teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon dhe Evropa po përba...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur finalja e “Eurovizioni...
Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht d...
Gjykata e Apelit, ka lejuar një ligj të Teksas që ndalon pla...
Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë m...
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të ve...
Një familje shqiptare i ka zhvatur 50 mijë euro një çifti gr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, k...
Finlanda i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” presionit të...
Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërt...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorë...
Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Fin...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur të prem...
Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...