Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të perëndimit theksuan mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës.
Shtatë vendet e industrializuara të Perëndimit kanë theksuar në përfundim të takimit të tyre në Gjermani të shtunën (14.05.) se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë. G7 do të vazhdojë “mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, dhe të të gjitha shteteve të tjera”, deklaruan ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Vangels, në landin gjerman Shlezvig-Holshtajn. Gjermania mban kryesinë e radhës. Në të njëjtën kohë, vendet e G7 u shprehën me kritika të ashpra kundër Bjellorusisë. Udhëheqja në Minsk duhet të “ndalë mundësimin e agresionit rus dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.
“Luftë e grurit”
Në fokus të konsultimeve të ministrave të Jashtëm ishin efektet globale të luftës. “Lufta agresore ruse kundër Ukrainës si edhe veprimet e njëanshme të Rusisë për kufizimin e eksporteve agrare ukrainase kanë sjellë rritje të fortë çmimesh në tregjet e lëndëve të para”, thuhet në deklaratën përfundimtare. Kjo çon në një kërcënim të “sigurimit global të ushqimit”. Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të “ndalë menjëherë sulmet kundër infrastrukturës së rëndësishme të transportit, përfshirë edhe portet, me qëllim që ata të përdoren për eksportin e produkteve agrare të Ukrainës.”
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e akuzoi Rusinë për “luftë të grurit”. Qeveria në Moskë përpiqet me qëllim që të zgjerojë luftën e Ukrainës në botë, tha Baerbock në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të shtunën. Bllokimi nuk është dëm kolateral i luftës. “Ne nuk duhet të jemi naivë”, – u shpreh Baerbock. Rusia punon për të kirjuar terrenin për dobësimin e unitetit ndërkombëtar.
Në kërkim të alternativave të tjera
Vendet e G7-s po kërkojnë alternativa për transportin me anije të grurit nga Ukraina, për të thyer bllokadën ruse në këtë drejtim. Pas problemeve me shinat rumune të hekurudhës për shkak të traseve të ndryshme, po shikohet mundësia e alternativave të tjera të eksportit, si p.sh. ai përmes vendeve balltike, tha Baerbock. Por edhe në këtë drejtim duhet të shikohet, nëse plotësohen kushtet se si të ankorohen anijet në këto porte. Normalisht nga Ukraina mund të eksportohen 5-6 milionë tonë drithëra në muaj. Kjo mund të arrihet vetëm përmes rrugës detare, furnizimet përmes hekurudhës janë shumë më të pakta. Por sipas Baerbock “çdo ton grurë që del jashtë mund të ndihmojë pak që të zbutet kriza.”
Në takimin e G7-ës mori pjesë i ftuar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba. Në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, ministrja e Jashtme gjermane u shpreh që të kihet durim. Ka një konsensus se “ne duhet të qëndrojmë në krah të Ukrainës, që të mos ketë krime të tjera lufte, me qëllim që Ukraina të mund të mbrohet”, tha Baerbock. Gjermania si edhe partnerë të tjerë “nuk mund të ofrojnë me sustë mbështetjen menjëherë”, sidomos në drejtim të mbrojtjes ajrore, u shpreh Baerbock./DW
Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga gru...
Ukraina është shpallur fituese e ‘Eurovision 2022’.Nata fina...
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë të s...
Teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon dhe Evropa po përba...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur finalja e “Eurovizioni...
Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht d...
Gjykata e Apelit, ka lejuar një ligj të Teksas që ndalon pla...
Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë m...
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të ve...
Një familje shqiptare i ka zhvatur 50 mijë euro një çifti gr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, k...
Finlanda i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” presionit të...
Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërt...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorë...
Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Fin...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur të prem...
Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugë...
Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e Partis...
Të premten në Kiev u hap gjyqi i parë për krime lufte ndaj n...
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Presidenti i Emir...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...