Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë të shtunën në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe organizatorët thanë se marshimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e çështjes ?Roe kundër Wade? që legalizoi abortin në mbarë vendin.
Organizatat ?Planned Parenthood?, ?Women?s March? dhe grupe të tjera për të drejtat e abortit organizuan më shumë se 400 marshime të shtunën, me pjesëmarrjen më të madhe të pritshme në Nju Jork, Uashington, Los Anxheles dhe Çikago.
Demonstratat janë një reagim ndaj një opinioni paraprak të rrjedhur në media më 2 maj, ku shumica konservatore e gjykatës paraqiste argumentat për anulimin e vendimit historik të vitit 1973 që përcaktoi të drejtën kushtetuese federale për të ndërprerë shtatzëninë.
Vendimi përfundimtar i gjykatës, i cili mund t’u japë shteteve fuqinë për të ndaluar abortin, pritet në qershor. Rreth gjysma e shteteve të SHBA-së mund të ndalojnë ose të kufizojnë ndjeshëm abortin nëse Gjykata e Lartë shfuqizon vendimin që mbron të drejtën e abortit.
Qindra mijëra njerëz priteshin të merrnin pjesë në tubimet e së shtunës, për të cilat organizatorët thane se do të ishin të parat mes shumë protestave të koordinuara rreth vendimit të mundshëm të Gjykatës së Lartë.
“Për gratë e këtij vendi, kjo do të jetë një verë zemërimi,” tha Rachel Carmona, presidente e ?Women?s March?. “Ne nuk do të ndalemi derisa kjo qeveri të fillojë të punojë për ne, derisa të pushojnë sulmet ndaj trupit tonë, derisa e drejta për abort të kthehet në ligj.”
Disa mijëra mbështetës të abortit filluan të grumbullohen në një park të Çikagos të shtunën në mëngjes, përfshirë anëtarin e Kongresit Sean Casten dhe vajzën e tij 15-vjeçare, Audrey.
Zoti Casten, distrikti i të cilit përfshin periferitë perëndimore të Çikagos, i tha agjencisë Reuters se ishte “e tmerrshme” që Gjykata e Lartë konservatore po konsideronte heqjen e të drejtës së abortit duke i ndëshkuar grate me ?një status më të ulët”.
Demokratët, të cilët aktualisht kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit, shpresojnë që reagimi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë do të kontribuojë në fitoren e kandidatëve të partisë së tyre në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.
Por votuesit do të peshojnë të drejtat e abortit kundrejt çështjeve të tjera si rritja e çmimeve të ushqimit dhe gazit, dhe ata mund të kenë dyshime për aftësinë e demokratëve për të mbrojtur qasjen ndaj abortit pasi përpjekjet për të miratuar një legjislacion që do të garantonte të drejtat e abortit në ligjin federal, dështuan .
Në Atlanta, më shumë se 400 vetë ishin mbledhur në një park të vogël përpara kapitolit të shtetit.
40 vjeçarja demokrate Elizabeth Murphy tha se beson se mbështetësit e të drejtave të abortit do të dalin të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.
“Unë votoj dhe këtë herë po u them të gjithëve që njoh të votojnë,” tha ajo.
Në qendër të Bruklinit, mijëra mbështetës të të drejtave të abortit u mblodhën për të përshkuar Urën e Bruklinit për në Manhatan.
Elizabeth Holtzman, një marshuese 80-vjeçare që kishte përfaqësuar Nju Jorkun në Kongres në periudhën 1973-1981, tha se opinioni paraprak I rrjedhur i Gjykatës së Lartë “i trajton gratë si objekte, si më pak se qenie njerëzore”.
“Unë kam luftuar për të drejtat e grave për 50 vjet dhe nuk do të dorëzohem,” tha ajo.
Mbështetësit e të drejtave të abortit në Uashington u mblodhën tek Monumenti i Uashingtonit për të ecur më pas drejt Gjykatës së Lartë. Protesta ishin parashikuar edhe në Los Anxhelos dhe Austin të Teksasit.
Javën e kaluar, disa protestues shkuan para shtëpive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë Samuel Alito dhe Brett Kavanaugh, të cilët sipas variantit paraprak të publikuar në media janë pro përmbysjes së vendimit ?Roe kundër Wade?.
Anëtari konservator i Gjykatës, Clarence Thomas tha të premten në një konferencë në Dallas se rrjedhja e informacionit kishte thyer përgjithmonë besimin brenda Gjykatës.
“Kur e humbet besimin, veçanërisht në institucionin ku jam unë, institucioni ndryshohet rrënjësisht,” tha ai.
?Students for Life of America?, një grup kundër abortit me degë në universitete në gjithë vendin, tha se po organizonte kundërprotesta të shtunën në nëntë qytete, përfshirë Uashingtonin./ VOA
Teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon dhe Evropa po përba...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur finalja e “Eurovizioni...
Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht d...
Gjykata e Apelit, ka lejuar një ligj të Teksas që ndalon pla...
Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë m...
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të ve...
Një familje shqiptare i ka zhvatur 50 mijë euro një çifti gr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, k...
Finlanda i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” presionit të...
Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërt...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorë...
Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Fin...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur të prem...
Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugë...
Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e Partis...
Të premten në Kiev u hap gjyqi i parë për krime lufte ndaj n...
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Presidenti i Emir...
BE-ja po shqyrton mundësitë e vendosjes së embargos së naftë...
Deputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Ko...
“Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të dre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...