Finlanda dhe Suedia, proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO
Sipas Mircea Geoana, Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga ...
Nga Lesia Vasylenko ?Politico.eu?
Ukraina e ka dëshmuar shumë herë dhe në mënyra të ndryshme angazhimin e saj ndaj Bashkimit Evropian. Nga lufta mbi për të drejtën për të zgjedhur aleancat, deri te ndryshimi i kushtetutës dhe kuadrit legjislativ për t?iu përshtatur standardeve të BE-së.
Çdo hap i ndërmarrë drejt integrimit të Ukrainës në union, do të thotë gjithashtu një distancim nga Rusia. Dhe pasi e paraqiti kërkesën e saj urgjente për t?iu bashkuar BE-së, ky vend e gjen tashmë veten në një kthesë vendimtare në rrugëtimin e tij evropian.
Sakrificat e mëdha të Ukrainës filluan që në vitin 2013, kur miliona njerëz dolën në rrugë për të drejtën e vendit për t?u bërë një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Që atëherë, Ukraina ka përjetuar shumë beteja tragjike, dhe ka parë vdekjen e shumë heronjve.
Por ashtu ajo e ka reformuar kushtetutën e saj, për të pasqyruar angazhimin e vet në rrugën e pranimit në BE, dhe po ashtu ka punuar shumë për të përfunduar përmbushjen e 63 për qind të marrëveshjes së asocimit BE-Ukrainë, pavarësisht nga lufta e vazhdueshme me Rusinë, pushtimin e një pjese të territorit dhe pandemisë globale të Covid-19.
Ndërkohë, edhe nga populli i Ukrainës ka një vetëdije të thellë mbi përkatësinë e vet në familjen e BE-së. Sot mbi 91 për qind të ukrainasve e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Dhe sipas sondazheve të fundit, ndjenja duket se është e ndërsjelltë.
Në 26 nga 27 vendet anëtare të BE-së, mbështetja për anëtarësimin e Ukrainës në union e tejkalon 50 për qind të opinionit publik.
Por Ukraina nuk kërkon në asnjë mënyrë një udhëtim falas, dhe as nuk po kërkon të shfrytëzojë solidaritetin që kanë treguar vendet evropiane përballë agresionit rus. Përkundrazi, vendi ka bërë hapa të mëdhenj në transformimin nga një ekonomi dhe shoqëri post-sovjetike në një ekonomi tregu të lirë, demokraci pluraliste, shoqëri civile dinamike dhe në një vend që i bindet ligjit të komunitetit ndërkombëtar.
Në aspektin ekonomik, Ukraina është tashmë thellësisht e integruar në Bashkimin Evropian, pasi legjislacioni kombëtar është përafruar prej kohësh me direktivat e BE-së në sektorët e energjisë, botës dixhitale dhe doganave. Dhe BE-ja ka shumë për të përfituar nga pranimi i Ukrainës si anëtare.
Përfitimet ekonomike janë më se të dukshme: Ukraina ofron një treg potencialisht në lulëzim me një fuqi punëtore shumë të kualifikuar. Ajo përbën një treg konsumi më të madh, dhe që është i gatshëm të përthithë mallra dhe shërbime që vijnë nga vendet e BE-së.
Ukraina paraqet një mundësi të madhe investimi për BE-në edhe sa i përket strehimit, zhvillimit të infrastrukturës, komunikimit dhe energjisë së rinovueshme. Si një vend bujqësor, Ukraina ka një rol kyç për sigurinë ushqimore globale.
Megjithatë, nëse nuk mjafton zëri i njerëzve dhe argumentet ekonomike, ekziston edhe fakti i pamohueshëm i sigurisë kolektive në kontinent. Këtu Ukraina luan sërish një rol thelbësor. Ushtria ukrainase është gardiane e vlerave të Evropës në lindje, dhe është duke luftuar për liri dhe demokraci, vlera që janë në ADN-në e saj kombëtare.
Ndërsa lufta po dominon sërish mbi Evropë dhe agresioni rus përhapet në të gjithë Ukrainën, demokracia, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar, janë që të gjitha në rrezik. Dhe Ukraina po lufton për të gjitha. Nëse fiton Ukraina, fiton edhe demokracia. Nëse bie Ukraina, rendi botëror do të riformësohet në drejtimin e gabuar.
Komuniteti global nuk ka luksin të humbasë përballë presidentit rus Vladimir Putin. Së pari, Bashkimi Evropian nuk do të përfitonte sigurisht nga pasja e një kufiri më të gjerë me Rusinë. Por anëtarësimi i Ukrainës në BE, mund t?i japë fund çdo lloj iluzioni që Kremlini mund të mbajë ende në lidhje me Ukrainën përmes çdo lloj unioni tjetër.
Nëse bëhet një zgjedhje, Rusisë nuk do t?i mbetet shumë për të luftuar, dhe më në fund mund të kemi një hap të saj drejt normalizimit të marrëdhënieve me pjesën tjetër të kontinentit.
Me të gjitha sakrificat e bëra, detyrat e shtëpisë dhe angazhimin e treguar, Ukraina nuk do ta kuptonte nëse nuk do të merrte statusin e vendit kandidatit për në BE brenda muajit qershor, madje as qytetarët e thjeshtë të Evropës. Tani i takon liderëve të BE-së që ta udhëheqin Evropën drejt rifitimit të lirisë dhe bashkë me të, të një paqeje afatgjatë.
Shënim:Lesia Vasylenko, deputete në Rada, parlamentin e Ukrainës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Sipas Mircea Geoana, Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga ...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berl...
Ndërsa Finlanda po i afrohet anëtarësimit në NATO, Rusia ka ...
Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajon...
Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të...
Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga gru...
Ukraina është shpallur fituese e ‘Eurovision 2022’.Nata fina...
Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë të s...
Teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon dhe Evropa po përba...
Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur finalja e “Eurovizioni...
Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht d...
Gjykata e Apelit, ka lejuar një ligj të Teksas që ndalon pla...
Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë m...
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të ve...
Një familje shqiptare i ka zhvatur 50 mijë euro një çifti gr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, k...
Finlanda i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” presionit të...
Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërt...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorë...
Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Fin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...