Inteligjenca gjermane pret aktivitete pro-ruse më 9 maj
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitet...
Trupat ukrainase po përforcojnë pozicionet e tyre, ndërsa forcat ruse vazhduan sulmet ndaj fabrikës së çelikut në Mariupol, në përpjekje për ta vënë plotësisht nën kontroll qytetin port deri të hënën më 9 maj, në ditën e festimeve me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Me afrimin e festës në përkujtim të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore mbi Gjermaninë naziste, qytetet anembanë Ukrainës u përgatitën për një intensifikim të pritshëm të sulmeve ruse. Zyrtarët u kërkuan banorëve që t’u kushtojnë vëmendje sirenave paralajmëruese për sulmet ajrore.
“Ndërsa e gjithë bota e qytetëruar kujton viktimat e luftërave të tmerrshme këto ditë, Federata Ruse do të bëjë parada dhe po përgatitet të kërcejë mbi eshtra në Mariupol”, tha zëvendësministri i brendshëm i Ukrainës, Yevhen Yenin.
Betejat më intensive ditët e fundit kanë ndodhur në Ukrainën lindore, ku të dyja palët përpiqen të sigurojnë territor që nuk është nën kontrollin e tyre.
Analistët ushtarakë perëndimorë thonë se një kundër-ofensivë ukrainase po përparonte rreth qytetit verilindor të Kharkivit, ndërsa rusët arritën përparime të vogla në Luhansk, një zonë ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar që nga viti 2014.
Ndërkohë luftëtarët ukrainas vazhdojnë të bëjnë qëndresë për të parandaluar një pushtim të plotë të Mariupolit. Marrja nën kontroll e portit të rëndësishëm strategjik në Detin Azov do t’i jepte Moskës një urë tokësore për në Gadishullin e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina gjatë një pushtimi në vitin 2014.
Bombardimi i fabrikës së çelikut u intensifikua ditët e fundit pavarësisht nga një premtim rus për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar civilët brenda të largoheshin. Rusia ka përdorur mortaja, artileri, sisteme raketash dhe bombardime ajrore dhe nga deti për të goditur objektin.
Ekipet e shpëtimeve u përpoqën të evakuonin më shumë civilë të shtunën. Dhjetra civilë u dorëzuan të premten nën kujdesin e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, konfirmuan zyrtarët rusë dhe ukrainas. Ushtria ruse tha se grupi prej 50 vetësh përfshinte 11 fëmijë.
Të evakuuarit e fundit pasuan afro 500 të tjerë që u lejuan të largoheshin nga uzina dhe pjesë të tjera të qytetit ditët e fundit.
Ndërkohë një zëdhënës rajonal tha se disa raketa goditën qytetin port Odesa në jug të Ukrainës.
Zëdhënësi i administratës rajonale Serhiy Bratchuk tha se sulmet goditën qytetin pasi objektivat në rajonin përreth Odesës ishin goditur nga katër raketa më herët gjatë ditës.
Detajet e këtij njoftimi nuk janë konfirmuar ende në mënyrë të pavarur./voa
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitet...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plago...
Ukraina ka thënë se 50 civilë janë evakuuar nga fabrika e çe...
Deri në fund të janarit Aleksandri (emri i ndryshuar) punont...
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i...
Më 5 maj, media e lidhur me shtetin kinez, “T-House” riposto...
Mijëra fëmijë në Ukrainë kanë nevojë urgjente për mbështetje...
Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Prog...
Dhënies fund të grindjeve mes Ukrainës dhe Gjermanisë pas re...
Aksionet e gjigantit të teknologjisë kineze, Jack Ma, pësuan...
Bashkimi Evropian (BE) ka propozuar një embargo në disa faza...
Ushtria e Ukrainës bëri të ditur të enjten se ka rimarë disa...
Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian,...
Sondazhi: Sipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë të zëvend...
Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasad...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, rezultoi pozit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpej...
Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga ...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë druri në Gre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...