Ukraina rimerr disa zona në jug të vendit dhe zmbraps sulmet e Rusisë në lindje
Ushtria e Ukrainës bëri të ditur të enjten se ka rimarë disa...
Bashkimi Evropian (BE) ka propozuar një embargo në disa faza për naftën ruse, por mund ta ketë të ndërlikuar për ta zbatuar, duke pasur parasysh rrjetin kompleks evropian të shpërndarjes, si dhe sfidat në gjurmimin e naftës së papërpunuar pasi ajo të përzihet apo rafinohet.
Nëse plani miratohet nga shtetet anëtare, do të hyjë në fuqi pas gjashtë muajsh për naftën e papërpunuar dhe pas tetë muajsh për naftën dhe produktet e tjera të naftës.
Sipas propozimit, Hungarisë dhe Sllovakisë do t’u jepet një periudhë më e gjatë – deri në fund të vitit 2023 – për t’u përshtatur me embargon. Kjo do të thotë se vendet e BE-së do të mund ende të blejnë naftë ruse nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovakisë, përveç nëse plani ratifikohet për të parandaluar që të dyja vendet të blejnë më shumë naftë sesa që kanë nevojë.
Vendet evropiane mund të vazhdojnë të blejnë mallra ruse nga vende të tjera të treta, pa qenë në dijeni të origjinës së tyre.
Nafta zakonisht mund të gjurmohet në origjinën e saj bazuar në përbërjen e saj kimike, siç është përmbajtja dhe dendësia e squfurit. Megjithatë, disa blerës janë mashtruar në të kaluarën nga dokumente të falsifikuara, duke fshehur origjinën e ngarkesave nga vendet nën sanksione, përfshirë këtu Iranin dhe Venezuelën, bazuar në burime të industrisë.
Kjo bëhet më e vështirë nëse nafta e papërpunuar përzihet me lëndë të tjera të papërpunuara për rafineritë dhe pothuajse e pamundur pasi të përpunohet në produkte standarde, si benzina, nafta ose karburanti i avionëve.
Të paktën 26 rafineri dhe kompani tregtare të mëdha evropiane kanë pezulluar blerjet ose synojnë të heqin gradualisht 2.1 milionë fuçi të kombinuara në ditë, të importeve ruse, sipas JP Morgan.
Kompanitë evropiane, në mesin e tyre Shell, TotalEnergies, Repsol dhe BP (British Petroleum), nuk blejnë më asnjë produkt të rafinuar me përmbajtje ruse.
Sipas dokumenteve që i ka parë agjencia “Reuters”, disa kompani transporti po kërkojnë, gjithashtu, garanci që ngarkesat të mos kenë origjinë ose interes rus dhe të mos jenë transferuar nga një anije me lidhje ruse.
Pavarësisht të gjitha dokumenteve, nuk ka asnjë garanci për eliminimin e ndonjë gjurme të hidrokarbureve ruse pasi të hyjnë në qendrën kryesore të importit të naftës së BE-së, në kompleksin Amsterdam-Rotterdam-Antwerp (ARA) – i përbërë nga tetë porte të shtrira në dy vende.
Janë 96 terminale dhe 6,300 depozita magazinimi në pronësi të qindra kompanive ndërkombëtare të naftës.
“Disa produkte të përpunuara në rafineritë evropiane do të vazhdojnë të përmbajnë naftë ruse”, thotë Shell. “Në të njëjtën kohë, shumë produkte si nafta zakonisht përzihen – që do të thotë se një pjesë e lëngjeve të përziera në tubacione dhe rezervuarë që ushqejnë të gjithë industrinë, do ta kenë origjinën nga Rusia”.
Cuneyt Kazokoglu, zyrtar që merret me analizat e kërkesave të naftës, tha se në ARA, nafta ruse e përzier mund të shfaqet në të dhënat doganore thjesht si karburant nga Holanda.
“Unë mendoj se shumë vende evropiane do të citojnë importet nga ‘Hollanda’ për të fshehur origjinën e produkteve ruse”, tha Kazokoglu.
Karburanti mund të bartet në ngarkesa dhe të rieksportohet në rajone dhe vende të tjera. Ai mund të shkojë me maune në terminalet e tjera brenda të njëjtit port, ose të zbresë në lumin Rhine për në Zvicër, Francë dhe Gjermani. Kjo mund ta fshehë origjinën e karburantit, thanë tregtarët.
Nga qendra e ARA-s, produktet e naftës mund të shpërndahen përmes Sistemit të Gazsjellësit të Evropës Qendrore të NATO-s (CEPS), i cili lidhet me gjashtë porte detare dhe 11 rafineri në të gjithë kontinentin, tri stacione hekurudhore, 16 për ngarkimin e kamionëve dhe gjashtë aeroporte ndërkombëtare.
“Nëse nuk është një pronar rus, atëherë përveç certifikatës së origjinës – por edhe kjo mund të ndryshohet – është e vështirë për terminalin (magazinimi) të identifikojë origjinën e produkteve”, tha Krien van Beek, një ndërmjetës në ODIN-RVB Tank, Storage Solutions në Roterdam.
Blerësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë ndarje mbi origjinën e vajit të përzier nga vendet e magazinimit për të marrë vendimin e tyre nëse mund ta pranojnë atë. Por, dokumentacioni i origjinës plotësisht i gjurmueshëm nuk është gjithmonë i disponueshëm në një afat kohor të arsyeshëm para se të arrihet një marrëveshje.
Disa qiramarrës të anijeve ofrojnë një certifikatë që tregon në hollësi se ku është prodhuar ose përpunuar karburanti. Ndërsa, autoriteti doganor i një vendi do të kishte qasje në ato të dhëna me ngarkesat e importuara, dokumentet konsiderohen konfidenciale.
Shell klasifikonte më parë mallrat me origjinë ruse si ato me 50 për qind ose më shumë, të përmbajtjes së tyre nga karburanti i prodhuar në Rusi.
Por, kompania, kohët e fundit, ashpërsoi kufizimet e saj për blerjen e naftës ruse, duke thënë se nuk do të pranonte më produkte të rafinuara me përmbajtje ruse, përfshirë karburantet e përziera, sipas klauzolave në kontratat e saj tregtare.
Kufizimi, megjithatë, zbatohet vetëm për platformat ku kompanitë lejohen të fusin klauzolat e tyre dhe do të përjashtonte kontratën e naftës në bursën kryesore ICE, tha një burim që njeh mirë situatën.
Disa tregtarë të tjerë vazhdojnë të vlerësojnë nëse një përzierje nafte, për shembull, që përmban deri në 49 për qind naftë ruse, do të llogaritet si një produkt jorus, thanë tri burime tregtare për agjencinë “Reuters”./ REL
Ushtria e Ukrainës bëri të ditur të enjten se ka rimarë disa...
Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian,...
Sondazhi: Sipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë të zëvend...
Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasad...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, rezultoi pozit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpej...
Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga ...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë druri në Gre...
Qeveria e Gjermanisë konfirmoi se mbështet anëtarësimin e Ko...
Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të saj të ...
Ursula Von Der Leyen ka bërë me dije se BE po vendos paketën...
Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të en...
250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas pr...
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusis...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se askush nuk mund të ...
Papa Françesku ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ...
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë ve...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të bëjë të ditu...
Prekëse. E rrallë por edhe ndodh. Dashuria mbizotëron edhe n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...