Sekretari i Shtetit Blinken me Covid
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, rezultoi pozit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan të mërkurën në mbrëmje në një darkë joformale në Berlin, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.
?E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj?, shkroi në rrjetet sociale i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë ? Serbi, Miroslav Lajçak.
Darka pasoi takimet e ndara të të dy udhëheqësve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilat u diskutua, siç thuhet, bashkërendimi i reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe bashkëpunimin rajonal.
Kancelari Scholz kishte ftuar në Berlin të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë ? Serbi, Miroslav Lajçak. Takimit i ishte bashkuar edhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Diplomatët perëndimorë ka kohë që janë vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe takimi i së mërkurës shihet si një hap shtendosjeje që do të ndihmojë ripërtëritjen e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Kancelari gjerman Scholz tha më herët pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë ? Serbi do të hapte rrugën për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.
?Qëllimi i bisedimeve të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon për qëndrueshmërinë rajonale, tha kancelari Scholz, sipas të cilit marrëveshja do të përfshinte shumë hollësi, ?por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh, pra është njohja e Kosovës?.
Kryeministri Kurti tha se bisedimet duhet të jenë të përqendruara në njohjen e ndërsjellë ?pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër?.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se ?beson që do të kemi fuqi të përparojmë në bisedimet me Prishtinën?.
Në fillim të javës së kaluar, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, tha se normalizimi është rruga për t?iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.
Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Kancelari gjerman tha se lufta është e papranueshme, ndërsa ?presidentit Vuçiç ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet qëndrueshmëria atje?.
Agresioni rus në Ukrainë ka nxitur shqetësime për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.
?I kam premtuar kancelarit Scholz se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën?, tha presidenti serb./ VOA
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, rezultoi pozit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova, së shpej...
Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga ...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë druri në Gre...
Qeveria e Gjermanisë konfirmoi se mbështet anëtarësimin e Ko...
Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të saj të ...
Ursula Von Der Leyen ka bërë me dije se BE po vendos paketën...
Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të en...
250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas pr...
Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusis...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se askush nuk mund të ...
Papa Françesku ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ...
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojë ve...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të bëjë të ditu...
Prekëse. E rrallë por edhe ndodh. Dashuria mbizotëron edhe n...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte në P...
Teatri i Operas Bolshoi në Moskë, njoftoi se do të anulojë s...
Zyrtarët ukrainas thanë se presin që të hënën të evakuohen m...
Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ...
Në Europë ka luftë. Luftë agresore e Rusisë kundër Ukrainës....
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...