Përçarjet e komunitetit rusishtfolës në Gjermani
Një përçarje serioze po ndodh në komunitetin rusishtfolës në...
Sinn Fein, ish-krahu politik i IRA-s, e cilësoi fitoren e parë të zgjedhjeve në Irlandën e Veriut si një “moment përcaktues” për rajonin që është pjesë e Britanisë dhe bëri thirrje për një debat mbi krijimin e një Irlande të Bashkuar.
Sipas rezultateve zyrtare, Sinn Fein siguroi 29% të votave për parlamentin rajonal, ndërsa Partia Unioniste Demokratike pro-britanike mori 21.3% të votave. Ndonëse numërimi i plotë i votave ende nuk ka përfunduar, analistët thonë se asnjë parti nuk ka shanse t?i afrohet rezultatit të lëvizjes Sinn Fein.
“Dita e stome përfaqëson një moment në mbështetje të ndryshimeve të mëdha. Është një moment përcaktues në politikën tonë dhe për popullin tonë”, tha udhëheqësja a Sinn Fein-it në Irlandën e Veriut, Michelle O’Neill.
Ajo tha se tani duhet të ketë një “debat të sinqertë” rreth qëllimit të partisë për bashkimin e territorit me Republikën e Irlandës.
Fitorja e Sinn Fein-it nuk e ndryshon statusin e rajonit sepse organizimi i një referendumi për bashkimin me Republikën e Irlandës varet nga Britania e Madhe dhe për organizimin e tij do të duheshin shumë vite.
Por kjo ka një rëndësi të madhe simbolike, duke i dhënë fund dominimit njëshekullor të partive pro-britanike, të mbështetura nga popullsia protestante e rajonit.
E pyetur nga një gazetar nëse ajo priste të bëhej Ministrja e Parë nacionaliste irlandeze e rajonit, një post i ngjashëm me atë të Kryeministrit, O’Neill tha: “Njerëzit kanë folur për këtë”.
Ndonëse partia me numrin më të madh të votave ka të drejtë të paraqesë një kandidat për Ministër të Parë të rajonit, ajo është e detyruar të ndajë pushtetin dhe mosmarrëveshjet me Partinë Unioniste Demokratike nënkuptojnë se gjetja e një kandidati që do të merrte mbështetjen e të dyja partive mund të marrë disa muaj.
Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike, Jeffrey Donaldson, tha se nuk do të hynte në qeveri nëse nuk rishikohet protokolli që rregullon tregtinë e Irlandës së Veriut me Britaninë e Madhe pas daljes së saj nga BE-ja.
Partia Unioniste Demokratike u kritikua ashpër gjatë fushatës për trajtimin e çështjes së Brexit-it. Heqja e kufirit tregtar midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe ishte një premtim i saj kryesor në fushatën zgjedhore.
Aspiratat e rajonit për bashkimin me Republikën e Irlandës
Lëvizja Sinn Fein ishte kritikuar në të dyja anët e kufirit irlandez për lidhjet e saj me dhunën paraushtarake gjatë tri dekadave të luftës për statusin e Irlandës së Veriut brenda Mbretërisë së Bashkuar që përfundoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes në vitin 1998.
Që atëherë, ajo është transformuar, duke u bërë partia më e madhe në Republikën e Irlandës, ku ka krijuar një bazë të suksesshme votuesish përmes fushatave për çështjet e përditshme si kostoja e jetesës dhe kujdesi shëndetësor.
Ajo ndoqi një rrugë të ngjashme në zgjedhjet në Irlandën e Veriut, ku u fokusua më shumë në çështjet ekonomike të vendit sesa në nevojën për bashkimin me Republikën e Irlandës, në përpjekje për të tërhequr votuesit e moderuar.
Zgjedhjet ndjekin prirjet demografike që prej kohësh kanë sugjeruar se partitë protestante pro-britanike do të eklipsoheshin përfundimisht nga partitë kombëtare irlandeze kryesisht katolike që favorizojnë bashkimin e veriut me Republikën e Irlandës.
Të gjithë kandidatët e Partisë Unioniste Demokratike së bashku siguruan pak më shumë vota sesa të gjithë nacionalistët në zgjedhjet e së enjtes./ VOA
Një përçarje serioze po ndodh në komunitetin rusishtfolës në...
Dita e çlirimit. Dita e fitores. VE (Victory in Europe) Day....
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u inaugurua të shtunë...
Bota këtë javë arriti një rekord të dhimbshëm me mbi 15 mili...
Trupat ukrainase po përforcojnë pozicionet e tyre, ndërsa fo...
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitet...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plago...
Ukraina ka thënë se 50 civilë janë evakuuar nga fabrika e çe...
Deri në fund të janarit Aleksandri (emri i ndryshuar) punont...
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i...
Më 5 maj, media e lidhur me shtetin kinez, “T-House” riposto...
Mijëra fëmijë në Ukrainë kanë nevojë urgjente për mbështetje...
Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Prog...
Dhënies fund të grindjeve mes Ukrainës dhe Gjermanisë pas re...
Aksionet e gjigantit të teknologjisë kineze, Jack Ma, pësuan...
Bashkimi Evropian (BE) ka propozuar një embargo në disa faza...
Ushtria e Ukrainës bëri të ditur të enjten se ka rimarë disa...
Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian,...
Sondazhi: Sipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë të zëvend...
Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasad...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...