Protestat dhe investimi në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Një grup deputetësh, thuajse shumica e grupit parlamentar refuzuan një Kuvend legjitim të zhvilluar dy ditë më parë në kryeqytet, për Partinë Demokratike.
Një Kuvend kombëtar i cili vinte pas një referendumi masiv në 11 Dhjetor të vitit të shkuar, dhe pas shumë eksperimenteve që bëri Lulzim Basha mbi Partinë Demokratike. Që nga rrethimi i saj me polici, rrahja e militantëve dhe hedhja e gazit lotsjellës mbi ta, dhe deri tek zgjedhjet e 6 Marsit, që treguan se Lulzim Basha është krejt i pafuqishëm dhe se askush nuk e voton.
Megjithëse të gjitha ushtrimet kishin vetëm një zgjidhje, o të ikte Sali Berisha, ose të ikte Lulzim Basha. Njëri nga të dy nuk duhej të mbijetonte më në Partinë Demokratike.
Basha bëri gjithçka që ta mbante ai selinë, ta mbante ai partinë. Por, nuk mundi. Demokratët ishin pas Berishës.
Së fundi u zhvillua një Kuvend, ku shumica e deputetëve të grupit parlamentar munguan. Të gjithë thanë se ishte fitore e Bashës, Berishën nuk e duan deputetët, Kuvendi nuk ishte legjitim, e të tjera si këto. Në fakt, Kuvendi ishte përfundimi i asaj që CNA.al e ka thënë shumë shpesh. Lulzim Basha kërkon ndarjen e PD-së dhe krijimin e një partie Liberale.
Pra, ai gjithçka e ka bërë në funksion të ndarjes së Partisë Demokratike.
Lulzim Basha ka qënë në dijeni që Berisha ishte shpallur non-grata. Ashtu siç ishte në dijeni para zgjedhjeve të 25 prillit apo ka dhënë informacione, derisa shkoi tek përjashtimi i tij. Pa folur për humbjet, që është mbështetur nga Berisha, të gjitha skandalet e tij. Basha ka pasur një qëllim. Gjithçka ta ketë në funksion të vazhdimësisë së tij në politikë. Turpësisht humbi në 25 prill, por nuk dha dorëheqjen. U dorëhoq pasi bëri ?luftë? me trupën elektorale të Partisë Demokratike, me partinë e tij.
Por në 25 prill iu ofroi shqiptarëve një listë të përgatitur nga ai vetë.
Pra, një listë besnikësh me emra anonimë të cilët nuk kanë vota.
Ka mes tyre njerëz tek-tuk, që mund të votohen, që kanë një qasje positive mediatike apo politike. Por, pjesa tjetër janë kryesisht njerëz anonimë, servilë të Lulzim Bashës, apo njerëz me mandate të blera.
Prandaj dhe mos prezenca e tyre në Kuvend nuk tregon asgjë tjetër. Thjeshtë dhe vetëm tregon se një grup parlamentar i krijuar nga Lulzim Basha, një listë e përgatitur nga Lulzim Basha, është mbështetëse e Lulzim Bashës.
Megjithëse nuk ka shumicën në parti dhe është pakicë, do dalë nga PD-ja dhe do krijojë një forcë të re politike, pasi PD-ja legjitime është pashmangshmërisht e lidhur me Berishën dhe me Rithemelimin.
Ajo që ndodh është edhe më katastrofike. PD-ja do të ndahet edhe më keq, sepse Lulzim Basha nuk mund të mbajë dot siglën e demokratëve me dhunë. Pra, të thotë se ?unë jam PD-ja e tani hajdeni pas meje?. Sepse askush nuk ka për ta bërë këtë. Atij do t?I ngelen 35 vetët dhe disa të tjerë. Por, duke mbajtur logon, selinë dhe gjykata t?i japë të drejtë, tashmë ai pretendon se do të jenë Berisha dhe njerëzit e tij ata që do ta ndjekin nga pas. Por, kjo nuk ka për të ndodhur.
Sot jemi përballë faktit se shumica e njerëzve në PD janë me Berishën, kanë marrë pjesë në dy Kuvende, kanë marrë pjesë në një referendum, votuan në zgjedhje popullore, shkuan të merrnin selinë dhe u goditën nga Basha.
Prandaj dhe panorama është më e qartë. Basha kërkon një ndarje për të gjithë ato që thamë më sipër, që nesër të ketë një parti të tij Liberale, ndoshta, e cila mund të shpresojë se mund të marrë ndonjë mandat deputeti.
Ndërsa duke marrë logon e PD-së me vendim gjykate, do të tentojë të ketë më shumë mandate.
Në fakt, e gjithë lëvizja që bën Basha, mos prezenca e deputetëve të zgjedhur prej tij dhe sabotimet apo ndërhyrjet, mbajtja peng e faqes zyrtare të PD-së, rrjetet sociale, sjellja si kryetar megjithëse edhe vetë publikisht ka dhënë dorëheqjen, emërimi i Alibeajt, e të tjera veprime si këto nuk tregojnë asgjë tjetër. Thjeshtë dhe vetëm se Lulzim Basha po përdor mjete politike dhe jo politike, thjeshtë dhe vetëm që ta ndajë Partinë Demokratike dhe një copë të saj ta mbajë për vete.
Ta përdorë atë në zgjedhjet e ardhshme lokale për humbjen e PD-së. Të nxjerrë kandidatë paralel, të cilët do t?i shkaktojnë PD-së humbje në shumë bashki. Dhe të tentojë të jetë një faktor në politikë, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shkuar drejt një lëvizje të një koalicioni me PD-në, apo të një koalicioni me aleatë të tjerë.
Së pari, për të ndihmuar Ramën, për të përçarë votat dhe së dyti, për të tentuar edhe për të qënë në një koalicion opozitar. Por, duke marrë disa copa të pushtetit që mund të vijë nesër, thjeshtë dhe vetëm duke qëndruar si një fraksion apo një grup politik që ka përçarë Partinë Demokratike për interesa personale të Lulzim Bashës. Interesa korruptive të tij dhe të një rrethi të ngushtë krejtësisht të dështuar në politikë. Dhe kjo e provuar në gati nëntë vite./CNA.al
Kuvendi i ?Rithemelimit? dhe pyetja 1 milionë dollarëshe
Nga kamarier në miliarder me luks të shfrenuar/ Lulzim Basha fsheh vilat e shtrenjta
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një prononcimi për m...
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj zhvilloi mëngjesin e sotëm n...
Deputeti Tritan Shehu ka komentuar Kuvendin Kombëtar të 30 p...
Sot, në një konferencë për shtyp, Komisioni i Rithemelimit, ...
Deputetja Albana Vokshi ka prezantuar sot në një konferencë ...
Deputetja Ina Zhupa vijon të denoncojë çështjen e Butrintit,...
Një ditë më parë në orën 19:00 në fshatin Nizhavec në Porgad...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar një ditë p...
Kryeministri Edi Rama, me rastin e 1 Majit, e cila njihet si...
Nis numërimi i fletëve të votimit për anëtarët e rinj të Kës...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi ka analizuar...
Ka përfunduar procesi i votimit për anëtarët e rinj të Këshi...
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar edhe një...
Ish-kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka hedhur akuz...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, e quan nj...
Ish kryeministri Sali Berisha, pasi votoi për anëtarët e rin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar për anëtarët e rinj ...
Sot u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku bo...
Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu,...
Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokoll Olldashi, ka bërë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...