Kryemadhi: Punonjësit e Presidencës bënë fushatë për Bllakon, morën lejen dhe shpërndanë para
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në studion e ...
?Dashuria do të triumfojë mbi urrejtjen?. Ky është mesazhi i urimit të Kryepeshkopi Anastas Janullatos për Pashkët Ortodokse.
?Në ditët tona, kur hidhërimi, dhembja dhe pështjellimi, për shkak të luftës vëllavrasëse të Rusisë kundër Ukrainës, e kanë përmbytur mendimin dhe shpirtin tonë, ndoshta duket e çuditshme që t?i referohemi dashurisë. Lufta agresive përbën cenimin dhe mohimin më tragjik e mizor të saj. Por, në këto kushte të dhimbshme është e natyrshme që vëmendja jonë, duke kërkuar rrugëdalje, të kthehet drejt vlerave themelore të besimit tonë. Njëkohësisht me dënimin e krimeve, mbi të gjitha, është urgjente që të fuqizohet brenda dhe përreth nesh fuqia e dashurisë që kapërcen çdo mendje. Vetëm kjo mund të mposhtë përfundimisht fuqinë arrogante të pushtetit dhe të sigurojë lidhjen tonë me Perëndinë e paqes dhe të pajtimit?, shprehet Janullatos.
Mesazhi i plotë:
Dashuria do të triumfojë përfundimisht, duke na e lehtësuar dhimbjen dhe plagët. Këtë mesazh ngushëllues na përçon në mënyrë diakronike e kremtja shkëlqimprurëse e Ngjalljes së Krishtit.
Ardhja e Birit dhe e Fjalës së Perëndisë në botë, marrja e natyrës njerëzore dhe lartësimi i saj me Pësimin dhe Ngjalljen e Tij, janë ngjarje kulmore të dashurisë brenda historisë botërore. Besimi i krishterë mbështetet në një të vërtetë themelore: ?Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë? (1Jn. 4:16). Ngjallja dhe dashuria ndërlidhen midis tyre. Fitorja mbi vdekjen me Ngjalljen e Krishtit realizohet me anë të dashurisë: ?Ne e dimë se kemi shkuar prej vdekjes në jetë, sepse duam vëllezërit? (1 Jn. 3:14). Zhvendosja nga vdekja në jetë përmbushet me anë të dashurisë.
Gjerësia dhe thellësia e dashurisë së krishterë përcaktohen në tekstet biblike dhe zbulojnë plotësinë e tyre në figurën e Birit dhe të Fjalës së mishëruar të Perëndisë, të Jisu Krishtit. Ai është mishërimi i dashurisë. ?Ai shkonte vend më vend duke bërë mirë dhe duke shëruar?, u përplas me padrejtësinë dhe djallëzinë, me gënjeshtrën dhe urrejtjen, u përball me armiqësinë dhe shpifjet. Zbuloi madhështinë e dashurisë, duke falur edhe ata që E kryqëzuan. Me Ngjalljen e Tij, Ai shpalli triumfin e dashurisë.
Dashuria e pafund e Perëndisë u ndërthur me përulësi, vuajtje të pamasë, me ?kenozën?. Jisu Krishti, Biri i Perëndisë, ?zbrazi veten e tij duke marrë formë shërbëtori?. Edhe pse ishte Perëndi ?e zbrazi veten, mori formë shërbëtori dhe u bë njeri. Dhe ndërsa ishte njeri i vërtetë, u përul me vullnetin e Tij deri në vdekje kryqi. Prandaj edhe Perëndia e përmbilartësoi dhe i fali emrin më të lartë se çdo emër, që emrit të Jisuit t?i përkulet çdo gju? dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë? (Filip. 2:6-11).
Për ndërgjegjen e krishterë, Kryqi dhe Ngjallja përbëjnë një unitet organik. Siç e kemi thënë edhe herë të tjera, Ngjallja nuk vjen pas Kryqit. Ngjallja ndodhet brenda Kryqit, kur e pranojmë si Krishti nga dashuria për Perëndinë dhe njerëzit e tjerë. Ata që e pasuan dhe u bënë gjymtyrë të Trupit të Tij mistik, e dinë se Kryqi dhe Ngjallja përcaktojnë ecurinë e jetës më Krishtin. Shën Kozmai i Etolisë e përmbledh me elokuencë këtë të vërtetë: ?Perëndia i tërëmirë dhe i shumëmëshirshëm ka emra të shumtë dhe të ndryshëm. Quhet edhe Dritë, edhe Jetë, edhe Ngjallje. Por emri kryesor i Perëndisë është dhe quhet Dashuri?.
Në ditët tona, kur hidhërimi, dhembja dhe pështjellimi, për shkak të luftës vëllavrasëse të Rusisë kundër Ukrainës, e kanë përmbytur mendimin dhe shpirtin tonë, ndoshta duket e çuditshme që t?i referohemi dashurisë. Lufta agresive përbën cenimin dhe mohimin më tragjik e mizor të saj. Por, në këto kushte të dhimbshme është e natyrshme që vëmendja jonë, duke kërkuar rrugëdalje, të kthehet drejt vlerave themelore të besimit tonë. Njëkohësisht me dënimin e krimeve, mbi të gjitha, është urgjente që të fuqizohet brenda dhe përreth nesh fuqia e dashurisë që kapërcen çdo mendje. Vetëm kjo mund të mposhtë përfundimisht fuqinë arrogante të pushtetit dhe të sigurojë lidhjen tonë me Perëndinë e paqes dhe të pajtimit.
?Njeriu që fitoi dashurinë, fitoi vetë Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri?, na thotë shën Maksim Konfesori (Kapitujt rreth dashurisë, 4?,100).
Sot, shpesh dëgjojmë urimin që të jemi në anën e duhur të historisë. Urimi ngjallësor na nxit të jemi gjithmonë në anën e dashurisë, siç Krishti na e zbuloi me anë të mësimit, jetës, sakrificës dhe Ngjalljes së Tij. Dashuria është antidoti i egocentrizmit ? etnik, racor, fetar ? i cili e helmon bashkëjetesën paqësore të njerëzve dhe të popujve.
Dashuria shprehet si lëvizje mistike e Perëndisë për te njeriu dhe e njeriut për te Perëndia dhe njerëzit e tjerë. Ajo i mban në kohezion të gjitha qeniet logjike; është energji Perëndie që nuk mund të shpërbëhet.
Shpresa kryqngjallësore se dashuria do të fitojë përfundimisht, le të ngushëllojë dhe paqtojë shpirtin tonë.
Vërtet u ngjall Zoti!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në studion e ...
Sonte në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun ka qenë e ftu...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar mesazhin që ...
Organizata amerikane për të drejtat e njeriut, Freedom House...
Partia Socialiste mblodhi dje grupin parlamentar për të disk...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, në nj...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Fondi Monetar Ndërkombë...
Pas 6 orësh, ka përfunduar seanca në KPA për prokuroren Elis...
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar sot seanca...
“Po t’u kthehesha çështjeve të mia në gjykatë, do të merrja ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi sot pasdite në Lezh...
17% e investimeve të huaja që kanë ardhur në Shqipëri gjatë ...
Vendi ynë edhe për ditën e nesërme do të vijojë të jetë nën ...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë një lajm të mirë p...
Ministria e Drejtësisë, ka bërë një raport për Drejtoritë Ar...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e g...
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është duke u zhvilluar sot...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka bërë publike rastet e dys...
Së fundi, kryeministri Edi Rama po artikulon nismën për Amni...
Ka kaluar për gjykim dosja e ish-drejtorit të përgjithshëm ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...