web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nga çështja ‘Shullazi’ tek hetimi i politikanëve”/ Prokurorja e ‘hekurt’ i rrëfen të gjitha: Nuk lejoj të më ‘pikturojnë’ keq!

20 Prill 2022, 17:21, Aktualitet CNA

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar sot seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ku palët shpalosën konkluzionet përfundimtare.

Në fjalën përmbylllëse në Kolegj, Imeraj është shprehur se gjatë eksperiencës së saj prej 17 vitesh si prokurore, i është dashur të merret me çështje sensitive dhe të rrezikshme, por asnjëherë nuk është gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës.

?Në punën time si prokuror, jam hasur me vështirësi në drejtim të ushtrimit të detyrës për arsye  nga me të ndryshmet, por në asnjë rast nuk jam gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës apo mbrojtjes së vetes dhe familjes time siç ka ndodhur nga sulme të çuditshme të paraqitura me denoncime në copa letrash, apo emaile me emra te rremë, si Rrahim Shehu, Valentino Ymeri, apo me emrin e një qytetareje që në rreshtat e mëposhtëm, do sqaroheni më shumë për përmbajtjen e denoncimeve të saj.

E impenjuar në maksimum në profesionin tim të prokurorit, e bindur ne maksimum për domosdoshmerinë e përsosjes në dije të fushës të cilën kam zgjedhur të bëj pjesë, e përkushtuar karshi çdo hetimi që zgjidh dhe evidenton një marrëdhënie juridike të cënuar, e impenjuar për të dhene kontributin edhe në mësimin e brezave të rinj, e mbi te gjitha e përkushtuar karshi misionit sublim si nenë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve te mij, nuk mundet dhe nuk qëndron të lë veten dhe personalitetin tim të pikturuar keq, jo në përputhje me realitetin, nga anonimë apo dhe nga njerëz të shtyrë për të bërë një gjë të tillë, të cilët kanë dhe mundet të kenë vetëm nje synim : ?Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të bërë një padrejtësi.

Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtuara opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cënim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme.

Jam hasur gjatë këtij procesi edhe me përballjen e futjes së akteve të falsifikuara në dosje, kartela e pasurise ku KP bazon nje pike te ankimit, me synimin për të arritur qëllimin dashakeqes, por më lejoni që jo vetëm për respektin karshi vetes time, por mbi të gjitha për respektin karshi fëmijëve dhe familjareve të mi, të paraqes prokuroren Elizabeta Imeraj, nenën Elizabeta Imeraj, motrën apo familjaren Elizabeta Imeraj. ?

Më tej Imeraj, ka rrëfyer dhe se si janë përpjekur ta m intimidojnë për shkak të origjines nga Tropoja, ta vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, dhe trembin në mënyra të ndryshme.

?Kam hetuar çështje të ndryshme dhe jam hasur me sulme të ndryshme, duke përfshirë dhe ato politike, ku në periudha të ndryshme kohore për shkak hetimesh janë përpjekur dhe të më intimidojnë për shkak të origjines time nga Tropoja, janë përpjekur të vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, janë përpjekur të më trembin në mënyra të ndryshme, por në fakt ja kam arritur që të jem e pacenueshme dhe jo sepse jam e fortë, apo dhe e pandjeshme, por sepse jam dhe mundohem te zbatoj gjithmonë të drejtën.

Une nuk mundet të pasqyrohem në sytë tuaj, si prokurori që nuk përmbush kriterin profesional pasi kam kaluar për kompetencë me të drejtë në këndvështrimin tim, dy çështje, vendimmarrja për të cilat është ushtruar dhe nga institucione të tjera, pasi nuk është ashtu :

Jam prokurori që kam derguar pergjate viteve ne gjykim thuajse 160 të pandehur, dhe mundem të kem marrë 2 dy apo 3 tre pafajësi.

Jam prokurori që kam ndjekur çështje të rendësishme dhe sensitive në opinionin publik.

Kam hetuar politikanë, zyrtarë në nivele të larta, anëtarë të krimit të organizuar, terroristë etj.

Ky prokurori jam unë, ky prokurori që kam bërë shumë seanca gjyqësore me 9 nëntë të pandehur për terrorizëm, dhe me sallën e mbushur plot me përkrahës së tyre.

Jam ky prokurori që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim çështjen ?Shullazi?, atë çështje, për të cilën me largimin tim nga detyra e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, askush nuk pranonte të konkludonte duke luajtur rolin e përfaqësuesit të akuzës për të dhenë konkluzionet përfundimtare. Ai prokurori qe shprehu gadishmërinë për të përfaqësuar akuzën në gjyq në emër të shtetit për një çështje të tillë, dhe në kushtet kur mbi 10 prokurorë nuk pranuar të përfaqësonin akuzën. Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thene nga nje nga prokuroret: ?skam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia….??.

Jam Drejtuesi i Prokurorisë që përkushtohem në maksimum për të bërë të mundur bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërinstitucional me qëllim të mirën e punës.

Unë nuk jam dhe kurrësesi nuk mundet të jem prokurori apo individi që bën përgjime, apo shantazhe në kundërshtim me ligjin, sepse ky individi nuk jam UNË, nuk e kam menduar ndonjeherë dhe me duket absurde ta dëgjoj.?, ka thënë ajo./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga