Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Erisa Zykaj
Grupimet politike të Parlamentit Europian do të votojnë sot amendamentet dhe kompromiset mbi raportin e Isabel Santos për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021. Kompromiset politike më të rëndësishme janë: Negociatat duhet të hapen, por kërkojnë përgatitje Forconi dialogun politik
Kompromisi 2a shpreh keqardhje mbi dështimin për të hapur negociatat e anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që minon qëndrimin publik ndaj Bashkimit Europian një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi, duke dëmtuar reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik;
Ndaj u bëhet thirrje shteteve anëtare të demonstrojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t?i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet plotësojnë kushtet për këtë stad.
Në kompromisin 4, Parlamenti Europian kujton se anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në fusha themelore, duke filluar nga shteti i së drejtës dhe funksionimi i institucioneve demokratike. ?Qeveria shqiptare duhet të përshpejtojë përgatitjet administrative për negociatat e ardhshme të anëtarësimit përmes krijimit të strukturave qeveritare koherente dhe efikase për të koordinuar në mënyrë efektive çështjet e integrimit në BE, për të çuar përpara decentralizimin, modernizimin dhe depolitizimin në mbarë vendin e shërbimin civil. Kërkohet forcimi i aftësisë të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile për të shprehur prioritetet e organizatave të shoqërisë civile, vendosja e konsultimeve dhe dialogut të duhur publik me shoqërinë, duke përfshirë të rinjtë dhe pakicat? thuhet në këtë kompromis.
Duke mirëpritur rikthimin e partive opozitare në procesin politik në parlament në 2021, në kompromisin 6 Parlamenti shpreh keqardhjen për ndryshimet jokonsensuale të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021. Fton partitë politike shqiptare të tregojnë pjekuri politike në trajtimin e çështjeve me interes publik dhe të rrisin demokracinë dhe integritetin konkurrues brendapartiak si një hap për pluralizmin dhe transformimin demokratik.
Në kompromisin 7, Parlamenti Europian rikujton nevojën për të adresuar mangësitë e mbetura zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, duke përmirësuar më tej aksesin dhe integritetin e zgjedhjeve, duke parandaluar keqpërdorimin e burimeve administrative dhe blerjen e votave. Theksi vihet gjithashtu te transparenca, mbrojtja e të dhënave, aksesi i barabartë në media si dhe legjislacioni i rishikuar dhe rregullat për financimin dhe funksionimin e partive politike. ?Edhe pse zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe konkurruese, Parlamenti shpreh keqardhje për mungesën e dënimeve përfundimtare në rastet e blerjes së votës në nivele të larta? thuhet në kompromisin shtatë.
Grupet politike të Parlamentit Europian vërejnë nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes, pavarësisë së medias dhe pluralizmit dhe shprehin shqetësimin për mungesën e progresit në këtë fushë, pasi Shqipëria ka rënë tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij që nga viti 2018.
Në kompromisin 12 autoriteteve shqiptare u kërkohet të zbatojnë një politikë të tolerancës zero dhe veprime vendimtare kundër margjinalizimit, dhunës, frikësimit të mediave të pavarura dhe reporterëve, duke ndërmarrë veprime kundër presionit indirekt politik dhe financiar që mbytin seriozisht lirinë e medias, nxisin autocensurën dhe minojnë rëndë përpjekjet për të zbuluar krimin dhe korrupsionin dhe për të raportuar në mënyrë të pavarur. Përsëritet thirrja për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të punës dhe sociale të gazetarëve shqiptarë dhe miratimi i rregulloreve që rrisin transparencën dhe zbulimin publik të pronësisë së medias, burimet e financimit dhe reklamat publike.
Në kompromisin 13 thuhet, se çdo rishikim i ligjeve të medias nga Kuvendi duhet të jetë nëpërputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, në konsultim me organizatat e medias me synimin për të përmirësuar lirinë dhe vetërregullimin e medias, ndërhyrjes nga jashtë dhe autocensurës. ?Ritheksojmë shqetësimin e thellë për të ashtuquajturën ?paketë kundër shpifjes? të propozuar më parë dhe mirëpresim që Kuvendi ka nisur një proces për rishikimin e ligjeve aktuale në lidhje me kuadrin kundër shpifjes? thuhet në kompromis.
Ne kompromisin 14 inkurajohet mbështetja për mekanizmin vetërregullues të medias dhe theksohet nevoja për të siguruar një funksionim të paanshëm rregullator të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Bëhet thirrje për një reformë të transmetuesit publik për të rritur pavarësinë editoriale dhe financiare, paanshmërinë dhe profesionalizmin e tij ?Agjencia e sapokrijuar e Medias dhe Informacionit duhet të rrisë transparencën dhe decentralizimin dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë aksesin e barabartë të gazetarëve në informacionin nga burimet qeveritare. I bëjmë thirrje qeverisë të përmirësojë aksesin në raportimin dhe shqyrtimin e punës së qeverisë nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe formale, si konferencat për shtyp dhe intervistat? thuhet në kompromisin 15.
Në kompromisin 20 shprehet mbështetje për verifikimin e pavarur të oficerëve të lartë të policisë dhe i sugjerohet Shqipërisë të marrë në konsideratë vendosjen e kontrolleve të rregullta të integritetit të punonjësve të policisë. ?Parlamenti kujton nevojën për të trajtuar krimet e epokës komuniste, për të hetuar zhdukjet me forcë, për të ndjekur penalisht përgjegjësit dhe për të ofruar dëmshpërblime për të mbijetuarit dhe familjet e tyre? thueht në kompromisin 20.
Lidhur me shtetin ligjor, grupet politike të Parlamentit Europian nënvizojnë, se sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi janë shtylla kurrizore e një transformimi demokratik, duke siguruar sigurinë juridike, transparencën, aksesin në drejtësi dhe mosdiskriminimin. ?Parlamenti thekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të vazhduar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë proçedurat e prokurimit publik dhe financimin e partive politike. Parlamenti vëren se Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021 që nga viti 2016. Shpreh shqetësimin për mbikëqyrjen dhe llogaridhënien e dobësuar për prokurimin publik dhe shpenzimet e ndihmës së huaj gjatë pandemisë dhe kërkon që të korrigjohen me shpejtësi mangësitë? thuhet në kompromisin 21.
Parlamenti përgëzon progresin në reformën në drejtësi, procesin e paprecedentë të verifikimit (Vetting), që vazhdoi të japë rezultate të prekshme, mirëpret zgjatjen a mandatit të organeve të vettingut deri më 31 dhjetor 2024 dhe kërkon përshpejtimin e përfundimit të procesit të verifikimit. ?Nevojitet marrja e masave të nevojshme për të eliminuar efektet anësore të Vetting, të tilla si procedimet e gjata, shkalla e ulët e trajtimit dhe grumbullimi i lartë i çështjeve? thuhet në kompromisin 23. Parlamenti mirëpret rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë e cila duhet të përmirësojë aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe të përshpejtojë proceset gjyqësore. Mirëpret gjithashtu përparimi në përmirësimin e profesionalizmit, paanshmërisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit.
Në kompromisin 25 përshëndet puna e SPAK, duke përfshirë gjykatat e saj në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. ?Nevojiten përpjekje shtesë për të rritur më tej sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprat penale të lidhura me korrupsionin dhe për të zhvilluar një gjurmë provash në rastet e nivelit të lartë. Shprehim keqardhjen që dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë të mosndëshkimit? thuhet në këtë kompromis
Në kompromisin 28 nënvizohet rëndësia e ndërmarrjes së veprimeve vendimtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke siguruar një histori të qëndrueshme të hetimit proaktiv, ndjekjes penale dhe dënimeve përfundimtare për korrupsion të nivelit të lartë dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Inkurajohet gjithashtu korrigjimin e menjëhershëm të mangësive në adresimin e Planit të Veprimit të FATF dhe ?Rekomandimeve të Moneyval? dhe zbatimin e plotë të legjislacionit të ndryshuar së fundmi në përputhje me rregullat përkatëse të BE-së.
Në kompromisin 28 mirëpritet angazhimi i rinovuar konstruktiv i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë fokusin e tyre në luftën kundër korrupsionit, sanksionet për personat që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor dhe ndaj subjekteve për aktet e tyre të rëndësishme të korrupsionit. ?Parlamenti i bën thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla? thuhet në kompromis, shkruan abc news.
Parlamenti Europian i bën thirrje Shqipërisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias duke avancuar një reformë gjithëpërfshirëse të sektorit e pronës nëpërmjet një konsolidimi transparent të regjistrimit dhe kompensimit të pronave.
Deputetet e PS, Sorina Koti dhe Emilija Koliqi njëherësh zëv...
Ditën e djeshme, ka qarkulluar në media lajmi se terroristi ...
Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës, ka folur sot lidhu...
Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë më shumë burime ...
Sipas raportit më të fundit të organizatës “Freedom House” p...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga Aeroporti i V...
Ish-diplomati Agim Nesho thotë se opozita duhet të mendohet ...
Deputeti i Partisë Demorkatike Edi Paloka është shprehur se ...
Deputeti i PD, Edi Paloka ka folur për procesin e zgjedhjeve...
Ledina Aliolli, kandidatja e Lulzim Bashës dhe Salianjit pë...
Kuvendi ka nisur 2 javë më parë procedurën për zgjedhjen e A...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka folur për zgjedhjen e emri...
Meteorologia Lajda Porja ka folur për parashikimin e motit p...
‘Furtuna”, Rama prek administratën. Largimet kanë startuar p...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak ditë më parë në Ti...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një t...
Një ditë më parë, në media u raportua se një vajzë 20-vjeçar...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur rekursin e SPAK për ish-...
Për herë të parë në Shqipëri shoferët i janë nënshtruar test...
Këtë mëngjes fshati Dardhë i Korçës është zgjuar i mbuluar n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...