Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, raportoi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit gjatë vitit 2021.
Bendo tha se SHISH ka rekrutuar kandidatë të rinj, duke përzgjedhur e diplomuar punonjës të rinj.
Sipas tij, SHISH ka rritur dinamizmin dhe cilësinë e informimit për autoritetet e larta shtetërore dhe ka rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë ligjzbatuese në nivel qendror e vendor për kundërvënie konkrete e domethënëse.
Bendo theksoi se, Shërbimi i kundërvihet veprimtarisë dhe aktiviteteve informative, të drejtuara nga shërbime informative e të sigurisë të shteteve jo-mike, kundër interesave të Shqipërisë e NATO-s.
Ndër të tjera , në fjalën e tij, Drejtori i SHISH-it deklaroi: ?Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik. Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jokonvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike?.
Lidhur me situatën në rajon gjatë vitit 2021, Drejtori i SHISH-it nënvizoi: ?Situata në rajon është karakterizuar nga zhvillime të brendshme politike të brishta, të cilat kanë sjellë paqëndrueshmëri qeverisëse në disa shtete. Mosmarrëveshjet ndërshtetërore po shfrytëzohen nga vendet e treta për të mbajtur situatën në rajon të destabilizuar, me qëllim pengimin apo shtyrjen në kohë të proceseve integruese në BE e NATO të vendeve të caktuara të rajonit?.
Bendo tha se në vizionin e Shërbimit për të ardhmen, fokusi ka qenë dhe do të jetë forcimi i kapaciteteve operacionale dhe kibernetike, për kundërvënien ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme që kërcënojnë sigurinë kombëtare.
?Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimeve kibernetike është kryer duke ndjekur në dinamikë situata mbi kërcënime ndaj infrastrukturave publike dhe private të RSH, duke arritur të identifikojë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit?, u shpreh ai më tej.
Gjithashtu Bendo vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me SPAK, PP, prokuroritë e rretheve, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera./ CNA.al
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ditën e sot...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financav...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi sot që të mos...
Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Ed...
Aleanca për Ndryshim po kërkon të nxjerrë një grup përfaqësu...
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka kundështuar mënyrën se ...
Për ata që kuptojnë se çfarë po ndodh me politikën dhe Opozi...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u di...
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socia...
Gati dy vite më parë, në mesin e pandemisë së koronavirusit,...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat ka t...
Grupi Parlamentar Socialist është mbledhur sot për identifik...
Ka disa personazhe në Shqipëri, të cilët pasi kanë “shkëlqye...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me treguesit demograf...
Kryeministri Edi Rama duke iu referuar nismës së Këshillimit...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlame...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa ka...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, sot tema është zgje...
Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del inati me President...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...