Aqif Rakipi u shpall “non grata” nga SHBA/ Rama shmang pyetjet
Kryeministri Edi Rama iu është shmangur pyetjeve rreth shpal...
U përurua sot Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ajo u bë e mundur falë grantit prej 1 milion euro, të vënë në dispozicion nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi këtë një investim shumë të rëndësishëm, i cili sjell një tjetër standard të lartë në shërbimin dhe menaxhimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri.
Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar për angazhimin e Italisë në situata emergjente dhe kritike si ajo e tërmetit të vitit 2019 apo edhe përgjatë pandemisë COVID- 19. ?Ambicia jonë është e madhe, së bashku me bashkinë e Tiranës ne jemi përkrah në këtë hap të parë që do të shoqërohet më tej, nga një program shumë më i madh prej 30 mln euro, në kuadër të një ndihme prej 95 mln euro, dhe këtu Italia ka rolin e liderit.
Pra, kemi bërë hapin e parë për të shkuar drejt një sistemi vërtetë modern, bashkëkohor të mbrojtjes civile për t?ju përgjigjur në kohë, krah për krah me bashkitë që janë në frontin e parë me emergjencat civile, çdo lloj fatkeqësie natyrore e për të mbrojtur qytetarët tanë?, u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes sqaroi se ?në këtë qendër do të ketë vendin e vet çdo institucion përgjegjës për Mbrojtjen Civile dhe sapo të merret thirrja për një rast fatkeqësi do të jetë këtu për të bashkëpunuar edhe fizikisht?. Z.Peleshi njoftoi se falë projektit tjetër do të nisin investimet edhe në bashkitë e vendit, për të bërë të mundur një reagim të menjëhershëm dhe profesional në raste zjarresh apo përmbytjesh.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Dhomës Italiane, Roberto Fico, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi, Drejtori i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Luca Maestripieri dhe Drejtori i Përgjithshëm Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako.
Presidenti i Dhomës Italiane Roberto Fico, vuri në dukje raportet mjaft të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve. ?Edhe Italia është një vend i goditur nga tërmetet. Eksperienca jonë e bashkëpunimit është e shkëlqyer. Ky investim mendoj se do të shërbejë jo vetëm për të shpëtuar jetë, por edhe për të parandaluar katastrofa, si ajo që ndodhi në Shqipëri në 2019 dhe në Itali në disa raste. Ky është fillimi i një udhëtimi që ne do të bëjmë së bashku, i cili do të ketë disa zhvillime me synim arritjen e standarteve europiane në fushën e Mbrojtjes Civile?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se: ?Ne duhet të jemi përditë të përgatitur sikur çdo ditë do ndodhë një gjë që ndodh në 100 vjet. Ky është definicioni i një kombi serioz?.
Drejtori i Përgjithshëm Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako shpjegoi se Qendra Kombëtare e Operacionale Emergjencave Civile ka kapacitet për 12 operatorë nga forca të ndryshme që janë të përfshira në operacione në terren, sipas ministrive të ndryshme, në varësi të ndodhjes dhe llojit të emergjencës. Sipas tij, ?Ky inaugurim duhet të jetë fillimi i një rruge zhvillimi progresiv që do ta sjellë Shqipërinë në një shkallë të mjaftueshme autonomie në menaxhimin e krizave?.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, e vendosur në një mjedis të vënë në dispozicion nga bashkia e Tiranës do të përmirësojë koordinimin dhe komunikimin e strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile në rastet e Emergjencave Civile./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama iu është shmangur pyetjeve rreth shpal...
Prej disa javësh në korridoret e televizionit Abc News, i ci...
Sipas MeteoAlb herë pas here parashikohet që të ketë dhe kal...
Në një konferencë shtypi, pas takimit të parë me kryeministr...
Analisti Andi Bushati tha se kryeministri Edi Rama nuk mori ...
Ish-deputeti socialist Koço ka theksuar se legalizimi i kana...
Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se kanabisi mjekë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është takuar ditën e sotme...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar vendimin e Thesarit të Sht...
Ish kryeministri Sali Berisha s’ka pranuar të komentojë vend...
Departamenti amerikan i Thesarit, ka publikuar sot një listë...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një letër të rënd...
Enkelejd Alibeaj ka thirrur nesër grupin parlamentar të PD-s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministren e Ja...
Sot Departamenti Thesarit, shpalli pronarin e televizionit O...
Biznesmeni Shefqet Kastrati tashmë do të jetë zyrtarish inve...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi SHBA vend...
Deputeti i PS-së Orlando Rakipi, ka reaguar pas shpalljes “n...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot një tjetër ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ditën e sotme dy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...