“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Në një konferencë shtypi, pas takimit të parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Scholz tha se Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Agresioni vrastar dhe i pakuptimtë i Rusisë kundër Ukrainës na e dëshmoi qartë dhe dhimbshëm se arritjet e Evropës në dekadat e fundit nuk janë më të vetëkuptueshme. Ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para për një jetë të hapur, ku sundon ligji dhe ka mirëqenia. Nisur nga kjo Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe ka rëndësi vendimtare për stabilitetin në rajon dhe për të gjithë Evropën.
Shqipëria rol konstruktiv në politikën e jashtme
Kancelari gjerman më tej falënderoi Shqipërinë për rolin konstruktiv që luan në organizatat ndërkombëtare, “si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, si aleate në kuadër të NATO-s, si anëtare e OSBE-së dhe në shumë forume të tjera ndërkombëtare.”
Gjithashtu kancelari socialdemokrat gjerman vuri në dukje se Shqipëria ka një politikë të jashtme në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së, duke kujtuar, se Shqipëria ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe “njësoj si ne, ajo dënon në mënyrë të qartë dhe të dallueshme krimet e kryera ndaj popullatës civile. Scholz përgëzoi Shqipërinë për hapat e mëdha në sundimin e shtetit ligjor dhe fusha të tjera.
Impulse të reja në Procesin e Berlinit
Kancelari gjerman u shpreh për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Politikani gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal: Ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, ai u shpreh për ngritjen e Tregut të Përbashkët Rajonal. Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, premtoi se Shqipëria do të vazhdojë me reformat, edhe nëse negociatat, nuk do të çelen. “Këtë nuk ia detyrojmë as Parisit, as Brukselit, por vetëm fëmijëve tanë”.
Rama ishte në një mendje me Scholzin në qëndrimin ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë, si edhe tha se e mirëpriti paralajmërimin e kancelarit gjerman për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit dhe sërish mori në mbrojtje nismën e Ballkanit të Hapur që ai e quajti “një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit duke e zotëruar si proces në mënyrë të përditshme”. Por ai shtoi: se “patjetër që revitalizimi i Procesit të Berlinit është më se i mirëpritur dhe përfshirja e të gjitha vendeve për të jetësuar në Ballkan të katër liritë, lirinë e lëvizjes së mallrave, të njerëzve, të kapitalit dhe të fuqisë punëtore”.
Kjo ishte ndoshta një nga pikat e vetme, kur dy burrështetasit nuk ishin në unison. Scholz vetë, edhe në pyetjet e bëra nga gazetarët nga Shqipëria, e shmangu përdorimin e termit Ballkani i Hapur. Po ashtu ai nuk foli as pro e as kundër shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. Rama, tha se në se deri në qershor Bullgaria do të vijojë të bllokojë Maqedoninë e Veriut për negociatat, ai do të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier
Një nga pyetjet e gazetarëve kishte të bënte me ndikimin e vendeve fuqive konkurruese me BE-në dhe Perëndimin në rajon. “Sigurisht që Rusia në rajonin tonë përbën një problem, për më tepër në kushtet e sotme, çka e bën shumë më të nevojshme, aktivizimin më intensiv të BE-së, dhe përpjekjen nga ana e BE-së, për t’i afruar shumë më pranë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.” Sa për Kinën, ai tha se Shqipëria nuk ka ndonjë marrëdhënie të posaçme, as me Rusinë e as Kinën. Kurse Turqia nuk është aktor i tretë, por një partner strategjik i Shqipërisë, dhe në këndvështrimin tim, Turqia është një valvulë shumë e rëndësishme sigurie për të gjithë Evropën. Me vendet e Gjirit kemi marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh dhe sigurisht që janë të mirëpritur të vijnë të bëjnë investimet e tyre, por prezenca e tyre në vendin tonë është shumë më e ulët se sa nganjëherë zmadhohet nëpër artikuj e vëzhgime sensacionale të medias.”
Rama shfrytëzoi rastin të kërkonte edhe liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. “Është një proces i bllokuar dhe shpresojmë që të çlirohet, në mënyrë që të gjitha vendet e Ballkanit të marrin atë që i duhet për t’iu afruar Bashkimit Evropian”.
Rama ishte i pari kryeministër i vendeve të Ballkanit Perëndimor që vizitoi Scholzin në Berlin .Pas konferencës, kancelari shtroi një darkë për mysafirin nga Tirana. Paradite Rama ishte takuar edhe me presidentin Frank Walter Steinmeier dhe kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey. Rama e ftoi Scholzin të ndiqte shembullin e paraardhëses së tij, dhe t’i përgjigjej ftesës së tij për të vizituar rajonin, e sigurisht, Shqipërinë. /DW
Analisti Andi Bushati tha se kryeministri Edi Rama nuk mori ...
Ish-deputeti socialist Koço ka theksuar se legalizimi i kana...
Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se kanabisi mjekë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është takuar ditën e sotme...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar vendimin e Thesarit të Sht...
Ish kryeministri Sali Berisha s’ka pranuar të komentojë vend...
Departamenti amerikan i Thesarit, ka publikuar sot një listë...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një letër të rënd...
Enkelejd Alibeaj ka thirrur nesër grupin parlamentar të PD-s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministren e Ja...
Sot Departamenti Thesarit, shpalli pronarin e televizionit O...
Biznesmeni Shefqet Kastrati tashmë do të jetë zyrtarish inve...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi SHBA vend...
Deputeti i PS-së Orlando Rakipi, ka reaguar pas shpalljes “n...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot një tjetër ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ditën e sotme dy...
Uashington – Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shtete...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas shpalljes non ...
Mjekja e njohur, psikiatria Arjana Rreli ka folur për jetën ...
Duke nisur nga e mërkura temperaturat do të pësojnë rritje t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...