Fakte të reja për aferën e inceneratorëve/ LSI denoncon skandalin
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mirëpriti sot homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini.
Vizita e sotme e Drejtorit Giannini u realizua në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e tryezave të përbashkëta teknike mes drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve.
Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Italisë, z. Lamberto Giannini shoqërohej nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ? Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Vittorio Rizzi; Drejtori Qendror i Emigracionit dhe Policisë Kufitare ? Drejtor i Përgjithshëm Giuseppe De Matteis; Drejtori i Shërbimit Antiterror të Brendshëm ? Drejtues i Lartë Eugenio Rodolfo Spina dhe Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë ? Gjeneral i Armës së Karabinierëve Fabio Cairo.
Gjithashtu, pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, SH.T.Z. Fabrizio Bucci.
Nano dhe Giannini vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive. Gjatë Tryezës u dakordësuan propozimet në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit, monitorimit ajror që ka si qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta etj.
Në fund të takimit, Drejtor Nano dhe Drejtor Giannini dhanë edhe një prononcim të shkurtër në lidhje me rezultatet e Tryezës Teknike:
?Patëm një takim tejet të frytshëm, që u zhvillua si gjithmonë në frymën e bashkëpunimit dhe sidomos në frymën e miqësisë. Gjatë këtij takimi, ne patëm rastin të diskutojmë për çështje nga më të ndryshmet, që janë me interes të përbashkët dhe që lidhen me luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, luftën ndaj terrorizmit, ndaj organizatave kriminale, gjithashtu edhe me luftën ndaj fenomeneve të radikalizimit. Gjithsesi, ne kemi arritur gjithashtu të përvijojmë edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet. Me këtë rast, do të doja të falënderoja këtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, z. Gledis Nano dhe gjithashtu ambasadorin e Italisë, i cili është gjithmonë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë dhe në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këtë drejtim?, tha Lamberto Giannini.
Ndërkaq, Gledis Nano u shpreh: ?Sapo përfunduam Tryezën Teknike të radhës, e cila tashmë është e instrumentalizuar si një takim që zhvillohet midis drejtuesve të Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, z. Lamberto Giannini, diskutuam për disa çështje me interes të përbashkët, lidhur me krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe kontrabandimin e emigrantëve, po kështu edhe disa çështje që lidhen me terrorizmin dhe radikalizmin. Dua të them që takime të tilla janë të domosdomshme dhe janë shumë të dobishme, jo vetëm në nivelin drejtues të të dy policive, por edhe në nivelin teknik, duke shmangur kështu burokracitë dhe duke lejuar një bashkëveprim dhe bashkërendim të veprimeve dhe shkëmbim të informacionit dhe hetimeve tona të përbashkëta kundër aktiviteteve të paligjshme. Dua të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm, për prezencën e tij, sot, këtu dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të policisë italiane, dhe dua ta siguroj për vendosmërinë që Policia shqiptare ka për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit./CNA.al
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat...
Situata hidrike po përmirësohet dita-ditës. Reshjet e dendur...
Seanca në KPA për prokuroren Elisabeta Imeraj zbuloi një gam...
“Toka e cila nuk punohet më, duhet t’i kthehet shtetit”. Kë...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg këngëtarin Bojk...
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, është kthyer në kantier nd...
Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi ka folur sërish...
Kryeministri Edi Rama në një konfenreëcë për shtyp ka prezan...
Ministrja Evis Kushi, pas denoncimit të publikuar nga depute...
Vitin që kaloi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp bëri me di...
Arrestimi i dy shqiptarëve, të cilët cilësohen si “bosët e k...
Prej orësh në qytetin e Lezhës mungon energjia elektrike. Që...
Ministria e Arsimit ka ngritur në një kohë të shkurtër një g...
Qazimi dhe djali i tij Louie u goditën 9 herë me thikë teksa...
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar parashikohet të jetë në n...
Duke analizuar se çfarë do të ndodhë në Kongresin e PS më 9 ...
Deputeti i Lulzim Bashës, një nga mbështetësit e tij kryesor...
Përkthyesit zyrtarë apo interpretët e gjuhës së shenjave, që...
Gjergj Prendi është emëruar prefekti i ri i qarkut të Lezhës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...