web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përgjaku dhe dhunoi demokratët me persona të maskuar dhe armatosur”/ “Zarit të Ramës” i tregojnë vendin

3 Prill 2022, 07:55, Politikë CNA

Për tetë vite, aq kohë sa bëri kryetarin e PD, Lulzim Basha, nuk i dëgjoi, demokratët, ju mbylli detyrën dhe i braktisi.

Arroganaca e tij ndaj demokratëve, kulmoi me 8 janar, ku hodhi, gaz lotsjellës, i dhunoi dhe i gjakosi me persona të armatosur dhe të maskuar që mbante brenda selisë së kthyer në një bunker.

Tashmë kur selia është zhveshur nga fortifikimi dhe blindimi, dhe kur Basha, është i larguar që andej me një çantë humbjesh dhe dështimesh, po sillet sikur i djeg shpirti përt demokratët.

Për demokratët për për tetë vite i la në rrugë, në këmbim të intereave pasutore të tij dhe të afërmëve të tij.

PD-në Basha e sakrifikoi dhe e shkatërroi për të shtuar ekonominë e tij, e familjarëve të tij. Dhe kjo tashmë është fakt.

Por, përballë këtij fakti, me fytyrën e humbësit, sërish flet për demokratët dhe heronjtë e demokracisë, duke shkaktuar kështu reagime, tek ata të cilët deri para pak ditësh, nuk i linte të hynin në seli dhe jo më t?u dëgjonte fjalët.

Një ditë më parë, Basha, është shfaqur me një postim në rrjete sociale, ku përkujtonte kujtimin e 4 të rinjve shkodranë Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, që u flijuan në altarin e lirisë.

?Sakrifica e tyre dhe e gjithë Shkodrës anti-komuniste qëndron në themelin e Shqipërisë demokratike, që sheh te sakrifica e katër heronjve shkodranë busullën që na drejton ndaj vlerave më të mira perëndimore. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prilli?, shkruante Basha në rrjete sociale, sa për t?ju hedhur hi syve dmeokratëve dhe opinionit publik.

Përkujtimi i heronjve të demokracisë, nuk bëhet në rrjete sociale, po në vendin që ata kanë dhënë jetën. Por, Lulzim Basha nuk mund të shkojë atje, se nuk ka fytyrë të takohet me demokratët që i dhunoi me 8 Janar dhe të cilët e kanë shkarkuar paraprakisht.

Për demokratët, Lulzim Basha, është zari i Ramës.

?Ty nuk të lidh asgjë me ta, o zari i Ramës që e mbajte në pushtet për 12 vjet dhe i dhurove 60 Bashki?.akoma je këtu o Luli..po ik o Luli?Ishe në Shkodër apo z.Basha, se nuk ju pashë kund..

 Ti më shumë nga të tjerët ke mohuar idealet e tyre..O, Basha ku ke gojë ti për këta?

Këta dhanë jetën për liri, ti bëre diktaturë në PD, mos përdor emrin e tyre për show?

Po ik o Lul kimiku, ti vrave për së dyti herë me 8 janar, o i pacipë, o tradhëtar, o bukëshkalur, ti ju blindove dyert e bëre me qëllim..ti s?pate turp iu turrë policinë e krimit që kështu e quaje vetë..Shporru hipokrit merr dhe alibeajt dhe gazmendët..

Luli si njeh fare këta djem heronj të demokracish se ishte 10 vjeç. Lozte me cingla, prandaj humbjet i quan fitore..

Mos i njollos këta emra o spiun..

O Lul Basha, karta e djegur..?, shkruajnë demokratët në rrjetin social të Bashës.

Njëri prej demokratëve, ia rikujton Bashës pazaret me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se nëse do të nderojë kujtimin e dëshmorëve të lirisë nuk do të bëjë bëje pazar me kauzat demokratike në kurriz të demokratëve.

Të tjerë demokratë e sugjerojnë që të marrë Alibeajn dhe Bardhin dhe të largojë duart nga demokratët.

?Ti maskara po të nderoje kujtimin e tyre, nuk bëje pazar me kauzat demokratike në kurriz të demokratëve. E shkatërrove PD-në, o gjitar pa shtyllë kurrizore.. nuk ke moral ti të flasësh në emër të demokracisë..për demokratët je një dështim, për veten je një sukses, sepse u majme mirë. Je I neveritshëm o larvë e djegur?

Po ku moral të flasësh për këta gjigandë ti?

Si je katandis mor lumadh. E merrje ndonjë like, sa ishte kryetar. Tani as Violeta që është roje nuk ta fut më..Nesje ty të lumtë se u fute me gjysmë milioni në politikë dhe dole me qindra miliona duke ndenj në opozitë?Pa pasur fare përgjegjësi?

Nuk ke asnëj punë me këtë çështje, shko e tako Ramën mos ka ndonjë problem..

Po të punojë për të nderuar këta dëshmorë, nuk do të bëjë marrëveshje me Ramën, por do të sillje PD-në në pushtet të paktën me 25 Prill 2021. Por më keq arrite të pezulloje dhe të përjashtoje kryetarin e demokratëve,liderin historik, professor Berishën. Me vperimet tuaja nuk keni fytyrë të nderoni asnjeri..Më mirë merr Bardhin dhe Alibeajn me vete dhe ikni për pushime?

Je munduar shumë për 9 vite more kodosh..ti e shkërmoqe PD-në..?.

Janë këto disa nga reagimet e shumta të demokratëve, të cilat po i sjellim më poshtë./CNA.al





Lajmet e fundit nga