Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Një zyrtare e lartë e Pentagonit thotë se megjithëse Moska po e ndryshon retorikën lidhur me objektivat në Ukrainë, ajo po përdor të njëjtat taktika shkatërruese kundër civilëve në terren. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë Laura Cooper tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në një emërues të përbashkët në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve të Rusisë për destabilizim. Në intervistën me gazetaren e Shërbimit Serb, Milena Durdic, zonja Cooper tha gjithashtu se nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me Rusinë.
Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes Laura Cooper thotë se megjithëse se Moska po ndryshon retorikën lidhur me synimet e saj në Ukrainë, në terren po vazhdon me sulmet shkatërruese kundër popullatës civile.
?Qëllimi i Rusisë fillimisht ishte të zëvendësonte qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Kiev. Dhe ne e dimë këtë nga informacionet tona të zbulimit dhe në fakt e ndamë këtë informacion me gjithë botën. Mund të thuhet se bota dinte më shumë për planet e Rusisë dhe motivimet e Rusisë sesa vetë ushtarët e Rusisë?, tha ajo për Zërin e Amerikës.
Zyrtarja e lartë e Pentagonit shton se forcat ruse u dërguan në Ukrainë për të marrë në kontroll Kievin dhe territore të tjera kyçe, por ato hasën në qëndresën e fortë të trupave ukrainase, të mbështetura nga aftësitë e ofruara nga perëndimi që befasuan forcat ruse dhe i bënë ato të ndryshonin planet.
?Për momentin fokusi i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë është të sigurojmë që ukrainasit të mund të vazhdojnë qëndresën dhe të kenë kenë peshën e nevojshme në tryezën e negociatave me Rusinë?, tha ajo.
Zonja Cooper tha se efekti i sanksioneve ndaj Rusisë po fillon të ndjehet.
?Mendoj se ndërsa publiku rus dhe oligarkët që rrethojnë Putinin dhe janë vënë në shënjestër të sanksioneve, fillojnë të ndjejnë trysninë e tyre, ata do ta drejtojnë këtë trysni ndaj regjimit?, tha ajo.
Në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës nëse Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me vëmendje Ballkanin Perëndimor, në kushtet e krijuara dhe përpjekjeve të Rusisë për ndërhyrje, zyrtarja e lartë tha se Uashingtoni gjithmonë i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor dhe është i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të aleancës me Ballkanin dhe ruajtjen e partneriteteve të forta në të gjithë rajonin
?Pa dyshim ka një histori të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në rajon duke u përpjekur të nxisë tensione. Dhe mendoj se ne po shohim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jam vërtet e kënaqur jo vetëm nga niveli i vëmendjes së Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit, por edhe se mendoj se edhe partnerët tanë të BE-së janë investuar shumë në sigurimin e stabilitetit?, tha ajo.
Mes praktikave që ajo mendon se Rusia mund të përdorë të destabilizojë Ballkanin, janë ndërhyrja kibernetike, përfshirë manipulimin e hapësirës së informacionit, shenja të së cilave sipas saj vazhdojnë të shihen. Ajo gjithashtu shton se Moska mund të përdorë si mjet korrupsionin, që ka efekt veçanërisht gërryes në rajon, si edhe shitjet e armëve.
Zyrtarja e lartë e Pentagonit tha se SHBA është e hapur për për thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Serbinë dhe zhgënjehet kur Serbia nuk zgjedh bashkëpunimin.
Ajo tha se ishte pozitive që Serbia mbështeti rezolutën në OKB që dënonte agresionin rus, por shtoi se ky është një moment kur vendet po zgjedhin të mos jenë neutrale.
?Është një moment kur vendet në mbarë botën, edhe ato që kanë qenë historikisht neutrale, kanë vendosur se duhet të anojnë në emër të së drejtës ndërkombëtare, në emër të paqes ndërkombëtare dhe të ngrihen në mbrojtje të parimeve. të sovranitetit?, tha ajo.
Zonja Cooper tha se shpreson që Serbia të marrë një vendim për veten e saj.
?Nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me një ushtri që masakron një popullatë, një ushtri që bombardon civilët. Dhe sinqerisht, nuk është në interesin e Serbisë të ketë partneritet me një ushtri që po vuan pasoja kaq të qarta në fushën e betejës, me një moral kaq të ulët, një ushtri ku udhëheqësit nuk u besojnë ushtarëve të tyre?, tha ajo.
Zonja Cooper hodhi gjithashtu me forcë poshtë çdo paralelizëm që bën Moska me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për të ndalur fushatën e Millosheviçit.
?Nuk ka absolutisht asnjë ngjashmëri mes këtyre situatave. Ajo që shohim sot është një fuqi e madhe që ka zgjedhur të sulmojë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike pa asnjë provokim dhe po kërkon të pushtojë pjesë të konsiderueshme të atij vendi duke bombarduar popullsinë civile dhe duke penguar dhënien e ndihmës humanitare . Nuk ka absolutisht asnjë të përbashkët?.
Zv/ndihmës sekretarja e Mbrojtjes tha se është e sigurt se populli i Serbisë mund ta shikojë gjendjen e popullit të Ukrainës me sytë e vet dhe të kuptojë shkatërrimin me të cilin po përballet dhe të dojë t’i mbështesë ata.
Ajo shtoi se Rusia është gjithmonë duke u përpjekur të provokojë ndarje midis aleatëve të NATO-s në të gjithë aleancën, përfshirë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
?Por ndihemi vërtet të sigurt se marrëdhëniet tona të forta të aleancës na mundësojnë të qëndrojmë të fortë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë dhe për t’i bërë ballë këtyre presioneve nga Rusia?, përfundoi ajo./VOA
Kina duhet të tregojë angazhimin e saj për të rivendosur paq...
Pas komenteve se sanksionet e perëndimit nuk kishin mundur q...
Bashkimi Europian ka kritikuar Kinën, në lidhje me qendrimin...
Rusia pretendon se një helikopter ka sulmuar një objekt maga...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka thënë të premten, ...
Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, po zhvillojnë sot një tj...
Tetë minatorë u konfirmuan të vdekur dhe të paktën 20 të pla...
Kujtojmë se po zgjidhim hall, por në fakt, jemi duke shkuar ...
“Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor vulnerabë...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, në një konferencë përpa...
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar sot se forcat ...
Presidenti amerikan Joe Biden, në një adresim nga Shtëpia e ...
Ndërkohë që përplasjet mes Europës dhe Rusisë janë shtuar di...
Qeveria franceze ka lajmëruar ditën e sotme se ekziston mund...
Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom thotë s...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rus...
Pavarësisht firmosjes së një dekreti presidecial nga Vladimi...
Qyteti port Mariupol që është i rrethuar nga forcat ruse nga...
Monedha me të cilën do të paguhet gazi rus i blerë nga vende...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...