Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Gati një muaj pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, ka tregues në rritje se forcat ukrainase po kalojnë në ofensivë, duke sulmuar trupat ruse dhe, në disa raste, duke rimarrë terrenin e humbur.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të martën se forcat e saj kishin rimarrë Makarivin, një periferi të kryeqytetit të Kievit, pas luftimeve të ashpra.
Ushtria e Ukrainës gjithashtu duket se ka nisur një kundërsulm në qytetin lindor Izyum, 120 kilometra në juglindje të Kharkivit, dhe në zonat pranë qytetit Kherson, në pjesën jugore të vendit.
Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të komentojnë përpjekjet e Ukrainës, por ata thanë se në disa pjesë të vendit, energjia duket se po ndryshon.
“Kemi parë tregues se ukrainasit po hidhen pak më shumë në sulm tani”, u tha gazetarëve të martën vonë sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
“Ata janë mbrojtur me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë novacion në vende që ata besojnë se janë vendet e duhura për t’u mbrojtur”, tha ai. “Dhe ne i kemi parë ata tani në disa vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, që ata janë përpjekur të rifitojnë territorin”.
Zyrtarë të tjerë amerikanë u treguan edhe më të hapur për gjendjen e operacioneve ushtarake ruse.
“Rusia deri më tani ka dështuar dukshëm”, u tha gazetarëve këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, në lidhje me planet e Kremlinit për Ukrainën.
“Pavarësisht nëse Rusia merr një qytet, merr një qytet apo merr më shumë territor, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të arrijnë qëllimin që ata vendosën… që ishte ta bënin këtë vend të gjunjëzohej”, tha ai. “Qytetarët e guximshëm të Ukrainës po refuzojnë të dorëzohen. Ata po luftojnë?.
Në njoftimet në gjuhën angleze në rrjetin Telegram, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë portretizoi një përpjekje krejtësisht të ndryshme luftarake, duke lavdëruar forcat ruse që përparonin në pjesë të Ukrainës juglindore, ndërsa forcat ukrainase iknin dhe duke pretenduar sukses në asgjësimin e depove dhe depozitave të karburantit të Ukrainës me armë “preçizioni të lartë dhe rreze të gjatë veprimi”.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti për të diskutuar të dhënat e zbulimit, konfirmoi se anijet ruse në Detin Azov kishin filluar të bombardojnë qytetin ukrainas Mariupol, i cili është sulmuar shumë prej ditësh.
Por zyrtari tha se të dhënat e tjera të zbulimit sugjerojnë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është bërë një makth logjistik, me forcat ruse që ende po luftojnë për të kapërcyer mungesat e karburantit, ushqimit dhe municioneve të drejtuara me saktësi.
Zyrtarët e Pentagonit thanë të martën se këto mungesa mund të jenë pjesë e arsyes që Rusia “të paktën në një rast” ka përdorur një raketë të avancuar hipersonike për të asgjësuar një objekt magazinimi ushtarak ukrainas, një lëvizje që një zyrtar e përshkroi si “habitëse”.
Madje edhe furnizimet bazë duket se mungojnë.
“Morëm disa sinjale se disa nga ushtarët e tyre po vuajnë nga ngricat sepse u mungojnë pajisjet e përshtatshme për motin e ftohtë”, tha zyrtari. “Trupat në fakt kanë vuajtur dhe [janë] nxjerrë nga lufta”./ VOA
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka bërë të...
Në Afganistan, nxënëset e shkollës përtej klasës së gjashtë ...
Udhëheqësit ukrainas akuzuan Rusinë për kapjen e 15 punëtorë...
Nga Paul De Grauwe “Project Syndicate”Kur sheh hartën, Rusia...
Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më...
Shiu që po bie ka shtuar sfidat me të cilat përballen hetues...
Ndryshimi i klimës, pandemia e Coronës dhe sikur këto të mos...
Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se ësh...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasn...
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefo...
Ndërsa doli ditën e djeshme me deklarata kërcënuese mbi atë ...
Bashkimi Europian ka bërë me dije se Kosova ka refuzuar vend...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë me BBC ...
Bashkimi Europian ka dhënë një ultimatum ndaj vendeve europi...
Autoritetet ushtarake ukrsainase kanë njoftuar se fabrika ru...
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, kanë bërë me di...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se në ras...
Rusia ka filluar të qëllojë qytetin e Mariupol nga Deti Azov...
Nëse deri tani forcat ukrainase kanë qenë në pozicion mbrojt...
Pas paralajmërimeve të mëparshme të zyrtarëve më të lartë am...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...