Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më pak se tre përqind e ujit është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shumë të pabarabartë. Sidomos në shumë zona të Afrikës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine dhe Azisë ka mungesë dramatike të ujit.
Edhe Evropa po ndjen gjithnjë e më shumë rritjen e mungesës e ujit. Në shumë vende evropiane vitet e fundit ka rënë shumë pak shi, temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe verat po bëhen gjithnjë e më të nxehta.
Si pasojë mungesa e ujit dhe thatësirat po kërcënojnë pjesë të mëdha të Evropës. Sipas Copernicus Climate Change Service periudha e thatë do të vazhdojë të përhapet nga Evropa Lindore në të gjithë kontinentin, jo dikur në të ardhmen e largët, por tani.
Gjermania, e cila tradicionalisht është e pasur me ujë, po thahet gjithnjë e më shumë. Këtë e tregojnë të dhënat aktuale nga satelitët Grace, të cilat Jay Famiglietti, Drejtor i Global Institute for Water Security në Universitetin e Saskatoon, Kanada, i ka shqyrtuar me porosi të NASA-s dhe Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore.
“Humbja e ujit në Gjermani është rreth 2.5 gigaton ose kilometra kub në vit. Kjo e bën atë një nga rajonet me humbjet më të larta të ujit në botë,” thotë Famiglietti.
Meqenëse uji në vetëdijen e gjermanëve ka qenë gjithmonë i mjaftueshëm, Famiglietti e ilustron humbjen e madhe të ujit me liqenin më të madh gjerman (me të cilin kufizohen edhe Austria dhe Zvicra): “Thënë me gjuhë të thjeshtë: për 20 vjet Gjermania ka humbur ujë në sasinë e Liqenit të Konstancës. Është jashtëzakonisht shumë ujë?.
Ulja drastike e ujit në Gjermani nuk reflektohet vetëm në rënien e niveleve të përrenjve dhe lumenjve. Ajo bëhet e dallueshme dhe nga pakësimi i lagështisë së tokës, që ka rëndësi sidomos për bujqësinë dhe pyjet. Sigurisht, lagështia e tokës ndryshon shumë në varësi të faktit, nëse ka rënë vazhdimisht shi apo ka qenë një periudhë e gjatë thatësie.
“Por kush mendon se disa ditë me shi të dendur do ta rregullojnë gjendjen, e ka gabim: Edhe nëse për një kohë të gjatë bie shi i madh, gjithnjë e më pak ujë arrin në rezervuarët e ujërave nëntokësorë?.
Sepse duhen shumë muaj, që uji i shiut të hyjë nga sipërfaqja e tokës përmes shtresave të ndryshme të tokës dhe shkëmbinjve, dhe që damarët nëntokësorë ujorë të jenë mbushur sërish pas një periudhe të gjatë thatësie.
Gjendja e rezervuarëve të ujërave nëntokësore matet nga satelitët GRACE-FO (Gravity Recovery and Climate Experiment Follow On), të cilët masin prej 20 vjetësh luhatjet e gravitetit të tokës, që ndryshon nga përmbajtja e ndryshme e ujit.
Ndërsa malet dhe fundi i detit ndryshojnë fare pak, zhvendosja e sasive të mëdha të ujit përmes avullimit, reshjeve, apo rrjedhjes në det ofron të dhëna të dobishme, që studiuesit mund t’i krahasojnë më pas me rezultatet e matjeve të mëparshme nga misioni GRACE dhe me të dhënat e stacioneve tokësore.
“Vlerësimi i të dhënave tregon tendencën negative”, thotë Jay Famiglietti nga Global Institute for Water Security.
Përgjegjës për rritjen e mungesës së ujit, nuk është vetëm ndryshimi i klimës. Sigurisht që rritja e temperaturave shkakton rritjen e avullimit. Edhe përdorimi i pakujdesshëm i ujit në shumë vende do të shtojë mungesën e tij.
Sepse edhe pse uji po bëhet gjithnjë e më i pakët, konsumi prej vitesh po shtohet. Nga njëra anë në familjet private e mbi të gjitha në industri dhe në bujqësinë intensive. Sidomos në verërat shumë të thata të viteve të fundit bujqësia ka ujitur gjithnjë e më shpesh, meqë bimët në fusha po thaheshin. Në disa rajone kjo ka shkaktuar vështirësi të konsiderueshme me furnizimin me ujë.
Ne mund t`i kundërvihemi mungesës së ujit, për shembull, përmes kulturave bimore më ekonomike, konsumit më të vetëdijshëm apo menaxhimit efektiv të ujit.
Ka shumë ide dhe zgjidhje. Për shembull, toka nuk duhet të “mbyllet e vuloset” kudo, ashtu si ndodh në shumë qytete: uji duhet të jetë në gjendje të depërtojë, në mënyrë që niveli i ujërave nëntokësore të rikuperohet.
Bujqësia mund të ujitë në mënyrë më selektive dhe të ndotë më pak ujin me plehra. Përrenjtë dhe lumenjtë, të cilët janë drejtuar, mund të natyralizohen përsëri, në mënyrë që uji të mos kullojë shumë shpejt, por të mund të depërtojë gradualisht poshtë. Ujërat e zeza ose uji i kripur mund të përpunohen në ujë të përdorshëm.
Për të gjitha këto opsione në luftën kundër mungesës së ujit ekspertët do të diskutojnë nga data 21-26 mars 2022 në Forumin e 9-të Botëror të Ujit. Ai zhvillohet në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, dhe kështu për herë të parë në Afrikën Perëndimore. Në një zonë ku njerëzit ndjejnë prej kohësh pasojat dramatike të mungesës së ujit./DW
Shiu që po bie ka shtuar sfidat me të cilat përballen hetues...
Ndryshimi i klimës, pandemia e Coronës dhe sikur këto të mos...
Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se ësh...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasn...
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefo...
Ndërsa doli ditën e djeshme me deklarata kërcënuese mbi atë ...
Bashkimi Europian ka bërë me dije se Kosova ka refuzuar vend...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë me BBC ...
Bashkimi Europian ka dhënë një ultimatum ndaj vendeve europi...
Autoritetet ushtarake ukrsainase kanë njoftuar se fabrika ru...
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, kanë bërë me di...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se në ras...
Rusia ka filluar të qëllojë qytetin e Mariupol nga Deti Azov...
Nëse deri tani forcat ukrainase kanë qenë në pozicion mbrojt...
Pas paralajmërimeve të mëparshme të zyrtarëve më të lartë am...
Një javë kritike kjo për diplomacinë, ndërsa presidenti amer...
Një miliarder rus i sanksionuar nga Britania e Madhe, thotë ...
Ukraina njofton se ka rimarrë nën kontroll një lagje perifer...
Java e diplomacisë në Bruksel. BE, NATO dhe G-7 zhvillojnë b...
Kryeredaktori i gazetës së pavarur Novaya Gazeta – me bazë n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...