Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Java e diplomacisë në Bruksel. BE, NATO dhe G-7 zhvillojnë bisedime dhe kërkojnë mjete kundër agresorit rus. Takimi i i parë ishte ai i ministrave të Jashtëm të BE. Vendimet e marra janë modeste.
Kërkesat e përsëritura të presidentit të guximshëm ukrainas për ndihmë nga BE dhe NATO bëhen gjithnjë e më emergjente dhe të dëshpëruara: më shumë armë, një embargo e ashpër kundër Rusisë, më shumë korridore për evakuim, zonë e ndalimfluturimit, avionë luftarakë! Përgjigjet e europianëve dhe perëndimit janë të njëjta dhe gjithnjë e më të pafuqishme para brutalitetit dhe antihumanizmit të diktatorit në Kremlin në luftën kundër Ukrainës.
Ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes të BE nuk e shohin veten në gjendje t’i ashpërsojnë edhe më tej sanksionet. Po, armë mbrojtëse do të dërgohen, nëse ende gjenden në depot ushtarake. Por një angazhim ushtarak në hapësirën ajrore ukrainase apo në tokë nuk shtrohet për diskutim, sepse kjo do të thoshte luftë në të gjithë Europën.
Mungesë e mjeteve praktike
Kryediplomatët dhe shtetet anëtare të BE po e përcaktojnë ndërkohë Vladimir Putinin ashtu siç është në të vërtetë: një kriminel lufte. Pamjet nga Ukraina të fëmijëve në lotë, të qyteteve të shkatërruara janë mjaft prekëse. Por as ministrat e Jashtëm të BE dhe as krerët shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s që takohen po këtë javë në Bruksel nuk kanë në dorë mjete praktike për ta ndalur këtë çmenduri.
Sanksionet e ndërmarra e prekin Putinin dhe shoqërinë ruse vetëm në plan afatgjatë apo afatmesëm. NATO nuk mund t’ia heqë Putinit nga dora armët. Edhe një embargo të menjëhershme të gazit, naftës apo qymyrit Rusia do ta përballonte për disa kohë. Kurse vetë vendet e varura nga energjia ruse, si Gjermania do t’i shkaktonin plagë të mëdha ekonomike vetes, që mund të rrezikonte arritjet ekonomike, mirëqenien dhe në fund edhe solidaritetin me refugjatët. Prandaj BE me të drejtë nuk e ka pranuar një hap të tillë. Shkëputja sa më e shpejtë nga furnizimet ruse është rruga më e mençur, dhe madje aspak e lehtë.
Shumë pyetje, pak përgjigje
Ministrat e Jashtëm të BE nuk dhanë përgjigje të kënaqshme për pyetjet që prekin vijat e kuqe, si për shembull cilat do të jenë pasojat, në rast se Putini përdor armë kimike, shuan qytetet ukrainase, apo sulmon edhe Moldavinë e Gjeorgjinë pas Ukrainës. Vetëm një gjë është e qartë: Në rast se sulmohet territor i NATO-s, aleanca do të kundërpërgjigjet. Ky është premtimi, por a do të realizohej vërtet? Këtë duhet ta besojnë patundshëm në Balltik, në Poloni, në Rumani, ndryshe asgjë nuk e mban dot diktatorin e Kremlinit dhe ushtrinë e tij.
“Kompasi strategjik” që përcaktuan ministrat e Jashtëm është më shumë një tigër prej letre në sfondin e luftës aktuale në Ukrainë. Pavarësia më e madhe ushtarake dhe roli strategjik i BE në botë janë qëllime të nderuara, por punë të ardhmes. Tani bëhet fjalë për armatosje, për forcim të aftësisë mbrojtëse të BE, për ta bërë të besueshëm kërcënimin. Edhe këto janë plane që nuk ndihmojnë tani dhe këtu, e aq më pak njerëzit në Ukrainë.
Kush mund ta jeqë qafe tiranin?
Qëllimi i BE dhe NATO-s duhet të jetë një ndryshim pa vonesë i regjimit të Moskës për të ndalur makinerinë e luftës së Putinit. Ku janë shërbimet sekrete dhe komandot speciale, që janë në gjendje të heqin qafe një tiran të pafytyrë si Putinin? Krahasuar me udhëheqjen sovjetike në Luftën e Ftohtë, Vladimir Putini është vërtet i paparashikueshëm dhe i paskrupullt. Atëkohë funksiononte balanca e frikësimit, sepse dihej, kush e kalonte i pari vijën e kuqe, vdes i dyti. Por a funksionon sot frikësimi? Apo Putinit as që i bëhet vonë? Këto janë çështje, me të cilat BE, NATO dhe G7 do të duhet të merren këtë javë. Deri më tani asnjeri nuk ka një përgjigje./DW
Kryeredaktori i gazetës së pavarur Novaya Gazeta – me bazë n...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një lidhje vi...
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar...
Dy gra kanë vdekur pasi kanë qenë “subjekte të dhunës” në nj...
Sulmi rus me raketa, në mëngjesin e të hënës (21.03) mbi ter...
Çmimet e prodhimit të produkteve komerciale u rritën mesatar...
Japonia ka kritikuar vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga ...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ka shenja të qart...
Siguria e Ballkanit Perëndimor nuk mund të merret si punë e ...
Në një kohë që Kosova dhe Mali i Zi janë duke vendosur marrë...
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, kanë “hedhur në erë”...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paral...
Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor...
Bashkimi Europian ka mbajtur ditën e sotme një takim në lidh...
Rusia bombardoi mbrëmë lagjen Podil të Kievit, duke shkaktua...
Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes nga Bashkimi Evropi...
Ish-kapiteni i futbollit të Anglisë, David Beckham, dje i dh...
Kievi është zgjuar me skena të reja shkatërrimi pasi një sul...
Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bised...
Avioni Boeing 737 i “China Eastern Airlines” me 133 persona ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...