Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Sulmi rus me raketa, në mëngjesin e të hënës (21.03) mbi terrenin stërvitor ushtarak në qytetin Rivne, në Ukrainën Perëndimore, i solli Irina Romanovës në Tiranë, orë të vështira ankthi, frike dhe shprese. Në Rivne banon nëna e saj, që ka vendosur të qëndrojë atje, qoftë edhe me ?mimin e jetës. ?Për fat është gjallë, raketat ruse ranë disa kilometra larg zonës ku banon nëna ime,? më thotë Irina që mora në telefon, sapo lexove lajmin e sulmit rus me raketa në vendlindjen e saj.
Vetëm një javë më parë në Rivne, rreth 160 kilometra në kufi me Poloninë, mbetën të vrarë 20 civilë dhe u shkatërrua nga raketat ruse kulla e TV lokal, e ndërtuar 55 vjet më parë.
Irina e përjeton luftën në atdheun e saj më shume nga bisedat me nënën dhe të afërmit në vendlindje, sesa nga lajmet dhe kronikat televizive.
?Mjerim i madh, jetë njerëzish dhe fëmijësh të hedhura në erë nga bombardimet, infrastrukturë e shkatërruar, varre masive, banesa, shkolla spitale të rrënuara. Gra dhe fëmijë që ikin nga sytë këmbë për të shpëtuar jetën. Por nëna ime nuk do të largohet . Kur i them eja në Tiranë më përgjigjet që nuk e lë vendin dhe popullin tim në këtë luftë e krizë të tmerrshme? thotë Irina për DW.
Sipas të dhënave të OKB-së që nga fillimi i agresionit rus, muajin e kaluar më 24 shkurt, e deri tani janë zhvendosur jashtë Ukrainës rreth 12 milion vetë dhe 2 milion brenda saj, janë bombarduar 43 objekte të kujdesit shëndetësor.
?Përballë këtij shkatërrimi Ukraina po qëndron, nuk dorëzohet, Agresioni rus na ka bërë bashkë kundër Putinit. Jemi të gjithë në fushë betejë, pavarësisht nga pozicioni shoqëror. Jemi një komb që nuk ka sulmuar askënd, që e ka mbrojtur tokën e tij deri në pikën e fundit të gjakut. Janë dy gjëra të ndryshme: të dorëzosh qytetin dhe ta pushtosh atë. Nuk ia falim kurrë Putimit vrasjen e fëmijëve të Ukrainës. Kemi luftuar kundër nazizmit, tani luftojmë kundër Putinit. Kievi edhe po të bjerë nuk do të mbetët kurrë i pushtuar? thotë për DW, Irina Romanova.
Irina, 35 vjeç, ka mbaruar studimet në Ukrainë për inxhiniere mjedisi. Bursa që fitoi për kualifikim në Skoci i ndryshoi jetën. Atje dashurohet me një djalë nga Shqipëria, martohet dhe vendos të jetojë dhe punojë në Tiranë, ku banon tashmë prej 11 vjetësh.
Me një shqipe të qartë Irina tregon për DW historinë e familjes së saj në Ukrainë.
?Vij nga një familje që i ka mbijetuar persekutimit të regjimit komunist. Gjyshi im nga babai ishte rus kurse gjyshja cigane nga Ukraina. Gjyshi, i lindur në rrethinat e Moskës, luftoi kundër pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, u plagos rëndë dhe humbi dritën e syve. Por në kohën e Stalinit dhe të diktatorëve komunistë që pasuan atë, familja e babait tim u persekutua me akuzën se kishte bashkëpunuar me nazistët, meqë gjyshja ime cigane kishte mbetur gjallë!?
Irina thekson se ?Rusia historikisht ka synuar të pushtojë dhe ta mbajë nën kontroll Ukrainën. Në kohën e ish-Bashkimi Sovjetik, ukrainasit trajtoheshin si qytetarë të kategorisë së dytë dhe u mohohej identiteti kombëtar. Pikërisht në prag të agresionit Putini deklaroi se ?Ukraina nuk ka pasur kurrë kombësinë e saj autentike.?
Kur në vitin 1932 në ish-Bashkimin Sovjetik ra prodhimi i grurit për shkak të kolektivizimit, që shkaktoi krizën e thellë të urisë, 1932-1933, katër milionë ukrainas etnikë vdiqën nga uria. Kriza shfarosëse e urisë në Ukrainë u fsheh nga Stalini dhe ata që erdhën pas tij për 90 vjet me radhë. Vetëm para tri vitesh, më 2019, ajo u njoh nga 16 vende, SHBA dhe Vatikani si ?gjenocid nga Stalini kundër ukrainasve.?/DW
Çmimet e prodhimit të produkteve komerciale u rritën mesatar...
Japonia ka kritikuar vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga ...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ka shenja të qart...
Siguria e Ballkanit Perëndimor nuk mund të merret si punë e ...
Në një kohë që Kosova dhe Mali i Zi janë duke vendosur marrë...
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, kanë “hedhur në erë”...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paral...
Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor...
Bashkimi Europian ka mbajtur ditën e sotme një takim në lidh...
Rusia bombardoi mbrëmë lagjen Podil të Kievit, duke shkaktua...
Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes nga Bashkimi Evropi...
Ish-kapiteni i futbollit të Anglisë, David Beckham, dje i dh...
Kievi është zgjuar me skena të reja shkatërrimi pasi një sul...
Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bised...
Avioni Boeing 737 i “China Eastern Airlines” me 133 persona ...
Ukraina nuk pranon kapitullimin në Mariupol, pavarësisht ult...
Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se ka shqetës...
Gjermania dhe Katari kanë rënë dakord për një partneritet af...
Për refugjatët ukrainas në Poloni, fjala magjike këto ditë ë...
Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për lirinë e vendit të ty...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...