Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Për refugjatët ukrainas në Poloni, fjala magjike këto ditë është “PESEL”. Është shkurtesa e numrit polak të sigurimeve shoqërore. Qeveria polake u ka premtuar të gjithë refugjatëve të luftës nga Ukraina fqinje qëndrim deri në 180 ditë dhe akses në tregun e punës, sistemin shëndetësor dhe përfitimet sociale. E gjithë kjo mundësohet nga PESEL. Tabela më e madhe e regjistrimit ku refugjatët mund të aplikojnë për një numër PESEL ka qenë që nga e shtuna (19 mars) në Stadiumin Kombëtar në Varshavë.
Që një ditë më parë aty ishin krijuar radhë të gjata. Termose me çaj të nxehtë u vunë në dispozicion në portën e stadiumit. “Do të pres këtu sa të ketë nevojë. Më duhet leja e punës, më duhet të gjej punë dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” tha për DW Viktoria, 24 vjeç.
Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 9 të mëngjesit, specialistja e IT nga Kievi arrin të hyjë në stadium. Gjatë natës, ajo mbante radhë me miqtë e saj dhe ndërkohë flinte në makinë në parkingun e madh përballë stadiumit. Numrin PESEL të saj ajo pritet ta marrë brenda pak ditësh. Ata që mbërrinin në stadium pas orës 7 të mëngjesit nuk kishin asnjë shans për t’u shërbyer të njëjtën ditë. Vullnetarët kishin përgatitur byzylykë ngjyrë vjollce dhe ua shpërndanin atyre që e kishin të garantuar radhën ditën e nesërme.
Më shumë se dy milionë refugjatë ukrainas ndodhen aktualisht në Poloni. Të mërkurën dhe të enjten, ditët e para të operacionit të regjistrimit, u regjistruan 123 mijë prej tyre. Pikat shtesë të regjistrimit – si ajo në stadiumin kombëtar – dhe autobusët e regjistrimit që do të shkojnë në qendrat e strehimit të refugjatëve duhet të përshpejtojnë operacionin. Shërbimet bashkiake dhe komunale që zakonisht caktojnë numrat e sigurimeve shoqërore janë të mbingarkuara.
Në qytetin polak Przemysl, pranë kufirit me Ukrainën, zyra komunale po punon me kapacitet të plotë, por me vetëm katër aparate për marrjen e gjurmëve të gishtave dhe shtatë nëpunës civilë gjithsej – kohët e pritjes janë të gjata edhe këtu. Oxana Kolesnyk ka punuar si nëpunëse banke. “Unë nuk flas polonisht dhe ndoshta nuk do të jetë e mundur të punoj në ndonjë bankë – e pres këtë. Por më duhet të gjej një punë shpejt për të garantuar jetesën time dhe të tim biri,” thotë ajo. Kur u largua, ajo mori pasaportën, e cila lehtëson formalitetet. Për personat që ikën nga lufta pa dokumente identiteti, procedurat janë më të gjata. Edhe ata janë të mirëpritur në Poloni, megjithëse identiteti i tyre nuk mund të verifikohet plotësisht.
Ligji i posaçëm i miratuar së fundmi nga Parlamenti u garanton njerëzve që janë larguar nga vendi qasje në tregun e punës, kujdesin shëndetësor dhe përfitimet sociale, duke përfshirë pagesat mujore familjare prej 110 euro për fëmijë. Të sapoardhurit marrin 70 euro si kompensim mirëseardhjeje, pas kësaj duhet të organizohen për të mbajtur veten. Një ligj i posaçëm u garanton më tej qytetarëve polakë që presin ukrainasit ekuivalentin e 9 eurove në ditë për shpenzimet.
Alexandra Stefaniv nga Lviv ulet në dhomën e pritjes, i afërmi i saj polak Leon Bortnik e ndihmon për aplikimin e saj. Sipërmarrësi logjistik nga Przemysl kujdeset për prindërit e tij ukrainas në një apartament të trashëguar së fundmi, i cili deri tani ishte ende bosh. “Papritmas mora një telefonatë nga motra e nënës sime, e cila jeton në Ukrainë. Ajo më pyeti nëse do ta mirëprisja atë dhe familjen e saj të ardhshme. Ka vetëm një përgjigje të mirë për këtë,” tha Bortnik për DW.
Ai dëshiron të ndihmojë Aleksandrën të gjejë punë, ai njeh shumë njerëz në zonë. Për këtë grua 46-vjeçare, e ardhmja e saj është një pikëpyetje. “Jam e humbur, nuk e kam idenë se çfarë do të bëj në Poloni. A duhet të kërkoj punë? Por ende shpresoj që lufta të përfundojë së shpejti dhe të mund të kthehem në shtëpi,” thotë ajo. Burri i saj mbeti në Lviv, dhe ajo vetë nuk kishte planifikuar kurrë të emigronte nga Ukraina.
Që nga fillimi i luftës kanë emigruar 3.3 milionë ukrainas, shumë prej tyre në Poloni. Para kësaj, Polonia me 38 milionë banorë kishte më shumë se një milion emigrantë ukrainas, që qenë larguar nga vendi i tyre që nga aneksimi i Krimesë në 2014.
Në vitin 2021, 90% e të anketuarve në një anketë nga Qendra për Kërkimin e Paragjykimeve në Universitetin e Varshavës thanë se i pranojnë ukrainasit si kolegë dhe fqinjë. Në dekadat e fundit, emigrantët në Poloni ishin një pjesë e vogël e shoqërisë. Përveç emigrantëve ukrainas që nga viti 2014, nuk ka asnjë grup migrantësh të përmasave të krahasueshme.
Krahasuar me vendet e tjera të BE, Polonia është e mbyllur për emigrantët. Vala aktuale e refugjatëve është një fenomen krejtësisht i ri. Pas më shumë se tre javësh ndihme reciproke, gjatë së cilës refugjatët ukrainas të luftës u mirëpritën krahëhapur, gjithnjë e më shpesh në media shtrohet pyetja se si do t’u shërbejë miliona njerëzve të tjerë sistemi tashmë i mbingarkuar i kujdesit social dhe shëndetësor. Në disa këshilla prindërish, po rritet pakënaqësia për perspektivën e mbipopullimit të klasave të shkollave.
Dr. Agnieszka Lada-Konefal, Zëvendësdrejtore e Institutit Gjerman të Polonisë në Darmstadt, flet për një sfidë të madhe për administratën dhe shoqërinë, e cila sigurisht do ta transformojë vendin. “Polakët duhet të mësojnë të jetojnë me njerëz që janë paksa të ndryshëm.
Që vitet e fundit shumë polakë e kanë pasur këtë eksperiencë, edhe me ukrainasit, dhe kjo përvojë ka qenë pozitive?, shpjegon ajo për DW. Kjo vlen edhe për nxënësit e shkollave, të cilët do të kenë shokë klase nga gjuhë dhe kultura të ndryshme, por edhe me përvoja të vështira lufte.? Fëmijëve dhe të rinjve do t’u duhet të pajtohen me këtë. Atyre do të duhet të mësojnë të jetojnë me të tjerët, të hapen. Do të thotë zhvillim?.
Por disa pjesë të shoqërisë mund të ndihen të mbingarkuara nga vala e madhe e migrimit. “Është e vështirë të thuhet a do të jetë në gjendje ta pranojë këtë dhe të mësojë të jetojë me këtë, po të jenë të larta dhe kriza dhe lufta të zgjasin për një kohë të gjatë”. Politologia paralajmëron se vala e migrimit nga Ukraina mund të përdoret nga populistët për të “përhapur urrejtje dhe neveri”./DW
Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për lirinë e vendit të ty...
Associated PressTrupat ruse të dielën, më 20 mars, intensifi...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka njoftuar ...
Rusia ka vite që dërgon mercenarë në vendet afrikane. Të dhë...
Shumë vende kanë folur për përpjekjet e tyre për të prodhuar...
Udhëheqësi i grupit kriminal, i cili akuzohet për krime brut...
Pasi u mbajtën peng nga trupat ruse për më shumë se tre javë...
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një adresim për...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tentuat të qetëso...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha sot pwr “Fac...
Elita politike dhe e biznesit në Rusi thuhet se po mbledh nj...
Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se disa mijëra banorë i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në një video-mesazh...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë një parashikim në ...
Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i g...
Dhjetë milionë persona, mbi çereku i popullsisë, tashmë janë...
Papa Françesku iu bëri thirrje liderëve të Rusisë dhe Ukrain...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse ...
Qyteti port Mariupol mbrohet kryesisht nga regjimenti “Azov”...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku gjashtë perso...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...