"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Qyteti port Mariupol mbrohet kryesisht nga regjimenti “Azov” i gardës kombëtare ukrainase. Por ky regjiment është i kontestuar, sepse në radhët e luftëtarëve ka nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë.
Një video e shkurtër tregon një ekran në një automjet ushtarak ukrainas që ecën në zonën e Mariupolit, në një rrugë anësore qëndrojnë tanke, me mbishkrimin “Z”, një shenjë e trupave ruse në Ukrainë. Pastaj dëgjohen të shtëna, automjeti ushtarak rus merr zjarr. Në fillim të javës regjimenti “Azov” e publikoi këtë në kanalin e tij Telegram. Në një njoftim ata pretendojnë, se brenda një dite kishin “shkatërruar shumë këmbësori”, si edhe tre automjete të blinduara ruse. Ushtarët e regjimentit publikojnë edhe foton e një burri të vrarë. Sipas tyre ai është një gjeneral rus, që ata e kanë vrarë. Të dhënat nuk mund të verifikohen.
Qyteti Mariupol mbrohet më së shumti nga regjimenti “Azov”. Krahas kryeqytetit Kiev, dhe qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkov, Mariupol është qyteti tjetër ku Rusia lufton brutalisht. Nga fillimi i marsit ky qytet me 500.000 banorë është rrethuar dhe bombardohet rregullisht. Nuk ka mjaftueshëm ujë dhe energji elektrike, furnizimi me artikuj ushqimorë është i kufizuar.
Nacionalistë ukrainas që flasin rusisht
“Azov” e ka në Mariupol shtabin qendror. Regjimenti është pjesë e gardës kombëtare dhe me këtë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Luftëtarët konsiderohen si mjaft të trajnuar, por kjo njësi ushtarake është mjaft e kontestuar, sepse në mesin e saj ndodhen nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë. Ezistenca e “Azov”-it përdoret nga Rusia ndër të tjera si pretekst për luftën në Ukrainë.
Pak histori: “Azov”-i u krijua në vitin 2014 si batalion vullnetarësh në qytetin Berdjansk, me qëllim të mbështetjes së ushtrisë ukrainase në luftë kundër separatistëve prorusë në lindje. Disa luftëtarë kishin qenë më parë pjesë e të ashtuquajturit “Sektori i djathtë”, një grupimi të vogël, por mjaft aktiv të ekstremistëve të djathtë. Shumica vinin nga Ukraina lindore, ishin rusishtfolës dhe në fillim predikonin bashkimin e të gjithëve popujve sllavolindorë: rusë, bjellorusë, ukrainas. Disa vinin nga skena ultra e djathtë e tifozëve të futbollit, të tjerë ishin aktivë në qarqe nacionaliste. “Ka grupe që në Gjermani mund të përshkruheshin si shokë lufte vullnetarë “, thotë në bisedë me DW Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studime Europianolindore.
“Azov-i” ishte i diskutueshëm që në fillim edhe për shkak të stemës së tij. “Simboli i dikurshëm i gjuetisë së ujkut ka një konotacion ekstremist të djathtë, dikur simbol pagan, por atë e përdorën edhe SS-ët”, thotë Umland. “Në Ukrainë ai nuk shihet si simbol fashist.” Vetë regjimenti “Azov” e shikon simbolin bashkim të shkronjave, N dhe I, që do të thotë “ide kombëtare”.
Ndarja në pjesën politike dhe ushtarake
Themelus i regjimentit “Azov” ka qenë Andrij Bilezkyj, një 42 vjeçar që ka studiuar histori në Universitetin Kombëtar në Kharkov. Ai ka qenë aktiv në skenën ekstremiste të djathtë. Në verën e vitit 2014, “Azov”i mori pjesë me forca jo të mëdha në rimarrjen e Mariupolit nga separatistët prorusë. Nga kjo vjeshtë ai vepron si regjiment, dhe sipas mediave që para fillimit të luftës kishte 1000 luftëtarë dhe zotëronte artileri dhe tanke. Qeveria në Kiev kishte vendosur atëherë t’i integronte ultranacionalistët në strukturat e shtetit.
Në vitet 2015 dhe 2016 u krijua edhe një krah politik i këtij regjimenti. Bilezkyj u tërhoq si komandant dhe themeloi partinë “Trupa Kombëtare”, që nuk pati sukses politik. Vërtet Bilezkyj në vitin 2019 hyri si deputet në parlamentin ukrainas me një mandat të drejtpërdrejtë, por nga zgjedhjet e 2019 nuk është më pjesë e tij. Sipas të dhënave të veta tani ai lufton në Ukrainë, që nga fillimi i luftës.
Në kongresin amerikan në vitin 2019 pati një iniciativë që këtë regjiment ta kategorizonin si “organizatë terroriste”, por ky vendim nuk u mor. Fakt është që “Azov”-i prej vitesh mban konktakte me skenën ekstremistë të djathtë jashtë Ukrainës. Edhe në Gjermani ka pasur kontakte të tilla, thuhet në një përgjigje të qeverisë gjermane pas kërkesës me shkrim të grupit parlamentar “E Majta”.
“Normalisht ne i shohim ekstremistët e djathtë si diçka e rrezikshme, që mund të çojë në luftë”, thotë Umland. Në Ukrainë ka ndodhur e kundërta. Lufta çoi në forcimin dhe shndërrimin e grupimeve të kameradëve në një lëvizje politike, thotë eksperti. Por influenca e tyre në shoqërinë ukrainase mbivlerësohet, thotë ai. Për shumicën e ukrainasve ata janë luftëtarë, që mbrojnë vendin e tyre nga një agresor i fuqishëm./DW
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku gjashtë perso...
Ata e humbën vendlindjen, por shkollat gjermane po përpiqen ...
Autoritetet lokale të Mariupolit këtë të dielë kanë theksuar...
Janë të shumtë treguesit se si Ukraina i krijoi telashe të m...
Një zyrtat i lartë ukrainas ka lajmëruar se gjithsej 6,623 p...
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se rreth 14,40...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dënoi agresioni...
Lideri serb i Bosnje e Hercegovinës, njëkohësisht antar i pr...
Vijojnë raportimet në lidhje me vrasje e civilëve nga forcat...
Përplasja e shkaktuar ditën e djeshme me deklaratat e negoci...
Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 sabotatorë, përf...
Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me pr...
Shtëpia e Bardhë ka siguaruar se pavarësisht përpjekjeve të ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është sh...
Kthesa historike në politikën e mbrojtjes dhe të energjisë t...
Pamje të rënda kanë dalë pas sulmeve të një baze ushtarake n...
Polonia i ka propozuar Bashkimit Evropian që të vendosë një ...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Strategjia e Vladimir Putin ësht...
Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes ka thënë se Mosk...
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar kë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...