Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Nga Rebecca Grant ?Fox News?
Strategjia e Vladimir Putin është ?përshkallëzimi i luftës pa një lojë përfundimtare? tha të premten Shtëpia e Bardhë. Mos e besoni këtë. Vladimir Putini e di se çfarë dëshiron:të kapë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe të pushtojë Kievin.
Siç e zbuloi edhe CIA javën e kaluar, Putini priste një luftë vetëm 2-ditore. Pastaj në skenë u shfaq Zelenski. Dy javë heroike luftimesh të papritura i rritën shpresat e ukrainasve për një fitore. Por tani ka nisur beteja e egër për Kievin, dhe Putini është më i vendosur se kurrë për ta pushtuar.
Dhe SHBA-ja dhe NATO nuk mund të bëjnë më shumë sesa cc`po bëjnë aktualisht për ta ndihmuar Ukrainën, pasi aleanca është e paralizuar nga frika e përshkallëzimit të konfliktit. Ashtu si ju, edhe unë kam parë vështirësitë që ka hasur ushtria ruse në terren, bllokimin e manovrave, të kolonave të automjeteve dhe tankeve, taktika të papërshtatshme të tankeve etj.
?Videoja e njësive ruse të tankeve që ktheheshin mbrapsht pranë Brovarit, do të gdhendet në kujtesën e të gjithë botës?- deklaroi të premten Ministri ukrainas i Mbrojtjes. Por ajo fazë e pavendosmërisë së ushtrisë ruse ka përfunduar. Putini ka nisur sulmin total mbi Kievin, duke përdorur taktikat më brutale të mundshme.
Presidenti rus e ka fuqinë e zjarrit të trupave të tij me më shumë raketa të lëshuara nga toka dhe akoma më shumë sulme ajrore. Forcat tokësore ruse i janë afruar afruan Kievit dhe kolona gjigante që kishte mbetur në vend prej ditësh u shpërnda nëpër pyll, njoftoi Pentagoni.
Javën e kaluar kjo gjë mund të ishte ndalur me fuqinë ajrore të NATO-s. Tani lufta po përshkallëzohet në një luftë guerile. Dhe ja cilat janë pritshmëritë:
Nga Putini:Mënyra e luftimit të Rusisë ka të bëjë me fuqinë e zjarrit me rreze të gjatë. Forcat ruse do të zënë pozicione artilerie që garantojnë një siguri relative, dhe prej andej do të godasin Kievin. Më pas, Rusia do të vazhdojë të lëvizë përpara drejt kryeqytetit ukrainas me njësi më të vogla të blinduara kryesisht me tanke, duke avancuar drejt rrugëve dhe urave në periferitë e Kievit, dhe duke testuar kësisoj edhe rezistencën e trupave ukrainase. Nëse shihni një moment hartën, do të vini re se forcat ruse formojnë tashmë një lloje dare nga lindja dhe perëndimi.
Rusia do të përpiqet që të ndalojë furnizimet për ushtrinë e Ukrainës. Sot, 14 vende vazhdojnë të dërgojnë ende furnizime përmes rrugëve automobilistike, hekurudhore dhe ajrore. Në perëndim, Rusia do të intensifikojë sulmet e reja ndaj aeroporteve që janë ende funksionale dhe pikave të tjera strategjike, siç ka ndodhur ditët e fundit me sulmet në Lutsk dhe aeroportin ushtarak në Ivano-Frankivsk.
Mos harroni se Rusia nuk ka shtënë ende në dorë 3 termocentrale të tjera bërthamore. Putini e ka ndryshuar taktikën, dhe ai nuk po nxiton. Mos harroni që ai e shtyu rrethimin e kryeqytetit çeçen Grozni nga mesi i tetorit 1999 deri në shkurtin e vitit 2000.
Ajo luftë i ngjante shumë luftës së sotme në Ukrainë:përdorim masiv i artilerisë, patrulla zbulimi, dhe një fund i përgjakshëm për rebelët çeçenë. Kur mbaroi lufta, OKB-ja e përshkroi Groznin si ?qytetin më të shkatërruar në botë?.
Çfarë pritet nga Zelenski? Për momentin detyra kryesore e presidentit ukrainas është të mos e humbë optimizmin, duke frymëzuar ushtrinë dhe civilët në Ukrainë të mendojnë se kanë ende një shans për të mposhtur Rusinë. Të premten, Zelenski e lavdëroi Ukrainën për rezistencën e fortë në 16 ditët e para të pushtimit, ose 4 herë më shumë se sa ishte parashikuar nga Moska, dhe i inkurajoi ukrainasit që të vazhdojnë me mbjelljet e pranverës.
Ky është optimizëm! Por opsionet ushtarake të Zelenskit po reduktohen ndjeshëm. Taktika e tij më e mirë është që ai të vazhdojë kundërsulmet në shumë vende kundër tankeve dhe patrullave ruse që po i drejtohen Kievit. Raketat anti-tank Javelin që po përdoren me sukses nga Ukraina, mund të godasin objektivat e tyre në rreth 3.2 km, dhe gjuajtja mund të bëhet nga brenda ndërtesave.
Mbrojtësit e Ukrainës duhet të ngacmojnë dhe godasin automjetet ruse që merren me furnizimin. Ukraina mund ta zgjasë luftën derisa gjeneralët e lartë rusë t?i thonë Putinit se kanë nevojë për më shumë trupa dhe furnizime për të marrë dhe mbajtur Ukrainën.
Por nëse Zelenski humbet kontaktin me linjat e furnizimit jashtë Kievit, ai mund të zgjedhë një tërheqje të organizuar të disa forcave ukrainase dhe funksioneve të qeverisë jashtë kryeqytetit.
?Putini duhet të dështojë?- deklaroi kryeministri britanik Boris Xhonson. Do të ishte mirë të shpresonim që bota mund të ndërhyjë në një farë mënyre për të arritur një armëpushim. Fatkeqësisht, shantazhi bërthamor i Putinit neutralizoi veprimin e 30 vendeve të NATO-s.
Në rrugët e Kievit, do të jetë në dorën e Zelenskit nëse do ta fitojë apo do ta humbasë luftën.
Shënim:Rebecca Grant, analiste e sigurisë kombëtare në Uashington. Ajo është doktoruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe më pas ka qenë pjesë e stafit të Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes ka thënë se Mosk...
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar kë...
Ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe George Ë Bush kan...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për p...
Shtëpia e Bardhë minimizoi rëndësinë e kërcënimeve të bëra n...
Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov është liruar sot pas ...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...
Me rritjen e kostos së ndërtimit është rritur edhe çmimi i n...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se një r...
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak, me anë të një postim...
Eurodeputetja franceze, Gwendoline Delbos-Corfield, referuar...
Kancelari austriak, Karl Nehammar, në një konferencë për sht...
Faza aktive e luftës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh. Kë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zeensky, në një adresim dre...
Delegacionet negociuese mes Ukrainës dhe Rusisë, prej ditësh...
Qeveria e Bullgarisë ka shpallur persona “non grata” 10 zyrt...
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, ka bërë të qartë se çd...
Letra e dërguar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për p...
Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar sot një video tel...
Modernizimi masiv i forcave të armatosura gjermane, i shpall...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...