Katastrofë mjedisore në Gjinikas/ Ngordhje masive peshqish, banorët ngrejnë alarmin
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Me rritjen e kostos së ndërtimit është rritur edhe çmimi i një metri katror të banesave në Kosovë, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha.
Sipas të dhënave që posedon ai, çmimet e materialeve ndërtimore janë rritur gjatë muajit të fundit mbi 20 për qind.
Rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve ushqimore, naftës, benzinës dhe shërbimeve të tjera.
Për këtë gjendje globale është fajësuar lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë, nga 24 shkurti, dhe trazirat në tregje që e kanë pasuar atë.
Masa për mbrojtjen e konsumatorëve
?Pas fillimit të luftës në Ukrainë kemi një ngritje deri në 40 për qind [të çmimit] të hekurit. [Çmimi] i çimentos është 80 për qind më lart se vitin e kaluar. Këto janë produkte bazë të ndërtimit, por rritje kanë pësuar edhe materialet tjera ndërtimore?, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë ka arritur në 650 euro e më shumë, nga 500 sa ka qenë vitin e kaluar.
Fushë Kosova, e cila ndodhet vetëm gjashtë kilometra larg Prishtinës, ka ndër çmimet më të ulëta në treg, thonë në Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës.
Sali Murataj – banor i Prishtinës – thotë se është interesuar të blejë banesë në kryeqytet.
Rritja e kostos së ndërtimit shtrenjton banesat
Sipas kërkimeve që ka bërë në treg, ai thotë se çmimet, nga viti i kaluar, janë rritur për më shumë se 200 euro.
?Kam pasur rast kur kam caktuar një termin për të parë një pronë… Çmimi ka qenë 750 euro, [por] kur kemi shkuar na është thënë se është rritur në 950 euro?, thotë Murataj.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se në një lagje të Prishtinës është përballur me çmime edhe më të larta.
?Te Rruga B, çmimi për një metër katror është 1,000 euro?, thotë ai.
Në ueb-faqet e disa agjencive të patundshmërive që ka vizituar Radio Evropa e Lirë, figuron se çmimet e banesave në Kosovë nisin nga 850 euro për një metër katror e lart.
Ato dallojnë varësisht prej lokacionit se ku ndodhet banesa – për shembull, sa më afër qendrës së qytetit, aq më shtrenjtë.
Çmimet kanë qenë në trend të rritjes edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Pandemia e koronavirusit, e cila ka nisur në vitin 2020, ka shkaktuar po ashtu çrregullime në tregje, që më pas kanë rezultuar me rritje çmimesh.
Pronari i kompanisë ndërtimore ?Elsa?, Brahim Selimaj, thotë se këto dy ngjarje kanë rritur skajshmërisht koston e ndërtimit.
Sipas tij, metri katror i banesave është shtrenjtuar për 200 euro, krahasuar me vitin e kaluar. Dhe, rritja mund të mos ndalet këtu, thotë ai.
?Çmimet mund të rriten edhe më shumë, nuk dihet se si do të jetë trendi, pasi Kosova nuk ka prodhime të veta dhe është e varur nga importi?, thotë Selimaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova është importuese e pothuajse të gjitha materialeve ndërtimore dhe çdo ndryshim i çmimeve në botë ndikon edhe në Kosovë.
Në vitin 2021, Kosova, sipas të dhënave nga Doganat, ka importuar material ndërtimor në vlerë prej mbi 460 milionë eurosh. Materialet ndërtimore importohen kryesisht nga fqinjët: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por edhe nga vende të tjera.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje për 16 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Vetëm materialet ndërtimore, sipas ASK-së, janë shtrenjtuar për mbi 20 për qind./rel
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se një r...
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak, me anë të një postim...
Eurodeputetja franceze, Gwendoline Delbos-Corfield, referuar...
Kancelari austriak, Karl Nehammar, në një konferencë për sht...
Faza aktive e luftës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh. Kë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zeensky, në një adresim dre...
Delegacionet negociuese mes Ukrainës dhe Rusisë, prej ditësh...
Qeveria e Bullgarisë ka shpallur persona “non grata” 10 zyrt...
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, ka bërë të qartë se çd...
Letra e dërguar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për p...
Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar sot një video tel...
Modernizimi masiv i forcave të armatosura gjermane, i shpall...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar afrimin ...
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Kinën në rast të mbës...
Mëngjesin e sotëm, raketat ruse kanë goditur një fabrikë rip...
Në ditën e 23-të të luftës, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ...
Nga John R.Deni “Wall Stret Journal”Disa analistë perëndimor...
Ministria e Jashtme kineze i quan “fake news” raportet në me...
Australia dhe Japonia kanë shtuar sanksionet ndaj Moskës. Ka...
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov është arrestuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...