web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nisja e negociatave me BE, brenda gjashtë muajsh”/ Pollo: Ndërkombëtarët të qartë se unifkimi i PD arrihet me largimin e Bashës

17 Mars 2022, 22:24, Politikë CNA

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Genc Pollo, ka folur në lidhje me takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe atë që është diskutuar në këtë takim. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme është se si BE mund të ndihmojë vendin pas hapjes së negociatave.

?Takimi me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, kishte të bënte me marrëdhënien me Gjermaninë dhe integrimin në Bashkimin Europian të vendit tonë. E rëndësishme është çka u tha dhe kujtoj se e rëndësihme është gjithashtu nxitja e mënyra si Gjermania e Bashkimit Europian mund të ndihmojnë pas hapjes së negociatave?, tha ish ministri.

Në një intervistë për emisionin ?Debat? me Alba Alishanin në A2CNN, Pollo është shprehur se vendimi për nisjen e negociatave, pritet të ndodhë brenda gjashtë muajve. Ai e sheh një proces të tillë, si një mënyrë për të rregulluar problematikat e mëdha që ka vendi me funksionimin e shtetit ligjor dhe centralizimin e pushtetit në një njeri të vetëm, Edi Ramës. Ai ka theksuar gjithashtu se një unifikim i PD-së nëpëtrmjet largimit të Bashës është e qartë për të gjithë edhe për ndërkombëtarët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga