Skadon ultimatumi për Bashën/ Luli ngeci vetëm
Dështimi i madh i kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha në zgj...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot në një dalje për mediat e ka cilësuar si arritje historike Gazsjellësin TAP, i cili u arrit gjatë qeverisjes së tij.
Reagimi i Berishës, erdhi pas lajmit se Gazsjellësi trans-adriatik (TAP) ka çuar ditën e sotme, për herë të parë që prej ndërtimit, gaz në Itali.
Gazsjellësi që niset nga Azerbajxhani dhe kalon në Greqi e Shqipëri, ka çuar sot 10bcm gaz në Itali, në një kohë kur Europa kërkon burime alternative energjie pas embargove ndaj Rusisë.
Ndërkohë, Berisha I ka drejtuar një mesazh edhe George Soros, ndërsa theksoi se I janë ofruar shuma marramendëse, për të sabotuar këtë projekt, që sipas tij kërkonin që të kalonte nëpërmjet Rusisë.
?Sot jam para jusht për një ngjarje të madhe, gazjesllësi trans-adriatik ka transportuar njësitë e para të gazit në Itali. Ky është gazsjellësi i Europës pa gazin rus, është një arritje e madhe për Europën, arritje që Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues, pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. Për të patur të qartë rolin përcaktues të Shqipërisë, TAP mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilin gazi rus nuk mund të kalonte. Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet i madh diplomatik, u bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë, sepse gjithçka bëhej që koridorin e jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi u shfaqën në rritje, përveç Shqipërisë.
U krijua nga tre vendet fqinjë një rrjet real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit Itali-Turqi-Greqi. Nëse do të merrej gazi i Kaspikut, do të ishte i përzier me gazin rus, prandaj dhe ju thashë, TAP-i mund të ishte TAP, vetëm nëse do të kalonte në territorin e Shqipërisë. Vazhduam me durim të madh përpjekjet diplomatike, për të bindur fqinjët tanë se nga ajo përfitonim të gjithë, dhe se vendimi i presidenti Alyiev ishte një vendim pozitiv. Nuk dua të ndalem gjatë në historinë e saj, por sot dua të falenderoj presidentin e Azerbajxhanit, për të shpallur TAP fitues të garës për gazin kaspik. Një falenderim meriton ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, që përmbysi qëndrimet absolutisht të gabuara thellësisht të gabuara të administratës së shtetit të tij. U bë një promotor. Së fundmi dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non-grata, i them mafies së George Soros, se vetëm për tap Sali Berishës i janë ofruar shuma marramendëse. Direkt nga Gazpromi!?-tha Berisha.
Përpjekjet diplomatike, takimet e Berishës dhe lobimi për TAP kanë nisur nga Stambolli.
Gjatë takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Aliyev biseduan gjerësisht mbi Projektin trans-Adriatik për gazin, bisedë kjo që ishte një vazhdim i bisedimeve të zhvilluara në Stamboll midis tyre, në qershor të atij viti.
Presidenti Aliyev e siguroi Kryeministrin Berisha mbi vendosmërinë e tij për të garantuar furnizimin me gaz të këtij projekti që kalon nga Shqipëria, çështje kjo që Kryeministri Berisha e diskutoi edhe me autoritetet zviceriane si dhe me Kompaninë EGL, me të cilën zhvilloi dje një takim në Davos.
Më tej, në janar të vitit 2008, Berisha së bashku me delegacionin shqiptar zhvilloi një vizitë në Stamboll (Turqi), për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), ku zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Në atë kohë në media u raportua se gjatë këtij takimi në veçanti, u theksua vendosmëria e të dy qeverive dhe vendeve për të nxitur investitorët e rëndësishëm të Azerbajxhanit për të investuar në Shqipëri.
President Aliyev i rikonfirmoi Berishës vendosmërinë e tij për të zgjeruar marrëdhëniet dhe për të inkurajuar ndërmarrjet e rëndësishme publike e private të Azerbajxhanit në fushën e energjisë, për të konsideruar tregun shqiptar.
Më tej biseda u ndal në projektet e mëdha infrastrukturore të transportit të gazit në Europë. Presidenti Aliev ripohoi vendosmërinë e vendit të tij që Europa dhe vendet e rajonit të kenë akses te ky burim i rëndësishëm energjie, pasi të jenë ndërtuar infrastrukturat përkatëse.
Turizmi, privatizimet e mëdha etj. u vlerësuan si fusha të tjera me interes, ku mund të shtrihet në të ardhmen, bashkëpunimi dypalësh.
Në 2012, TAP merr statusin e ?Rëndësisë Kombëtare?, në Shqipëri./CNA.al
Dështimi i madh i kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha në zgj...
Ndërkohë që njoftoi ngritjen e bordit për çmimet e ushqimeve...
Lulzim Basha, ka ngelur vetëm me bravat. Pas shkarkimit me r...
Deputetja Grida Duma në një deklaratë për mediat, është shpr...
Në seancën parlamentare të ditës së sotme, ish kryeministri ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se ai q...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot në një deklaratë për media...
Nga salla e Kuvendit, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmeta...
Lulzim Bashës sot i skadon afati i vënë nga grupi parlamenta...
Ish-deputeti i PS, ish-ministri socialist dhe ish-kreu i LIB...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate, pasi Kuvendi...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka përsëritur kërkesën kun...
Pak ditë më parë Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar interpe...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Nga Anders Fogh Rasmussen “Politico.eu”Pas 3 javësh, lufta e...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike vijon “teatrin” e...
Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, në një intervistë për Erl...
Deputeti Agron Gjekmarkaj, ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes ...
Kryetari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi në një...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, ka kome...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...