Shtohen zërat që e konsiderojnë Putinin “kriminel lufte”
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, ka thënë ...
“Efektet ekonomike të luftës në Ukrainë nuk mund të përcaktohen në këtë moment dhe në këtë kohë,” kumtoi të mërkurën Ministria Federale e Ekonomisë. Gjendja varet “fuqishëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit”. Në vlerësimin e situatës ekonomike në Gjermani në mars, ministria e Robert Habeck theksoi se kishte pasur “rritje ekstreme të çmimeve për energjinë dhe lëndët e para”, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Flukset tregtare dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit janë po ashtu “të prekura rëndë”. Pasiguria për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik mbetet e lartë.
Por kreu i Bundesbank Joachim Nagel nuk pret ende ndonjë përzierje serioze të plogështisë ekonomike dhe inflacionit të lartë në Gjermani. “Unë nuk pres stanjflacion (stanjacion dhe inflacion) për momentin, edhe nëse efektet e luftës do të rrisin normën e inflacionit dhe do të dobësojnë rritjen ekonomike,” tha Nagel për gazetën Handelsblatt, në një intervistë të botuar të mërkurën. Në tregun e punës situata është e tensionuar, por ky është një problem i parashikueshëm në Gjermani, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar. “Megjithatë aktualisht nuk kemi asnjë shenjë të një spiraleje paga-çmime?, tha kryebankieri. “Ne vazhdojmë të presim një rritje ekonomike në vend – ndoshta vetëm do të vonohet.”
Sipas vlerësimit aktual të ministrisë së Ekonomisë, sanksionet e vendosura së fundi do të prekin kryesisht ekonominë ruse. “Por edhe kompanitë gjermane preken kur partnerët ekzistues tregtarë shkëputen ose kur zinxhirët e furnizimit prishen.” Pritet gjithashtu që kompanitë të frenojnë investimet në kushtet e rritjes së pasigurisë dhe të ketë një efekt negativ edhe në tregtinë botërore.
Gjermanët do të ndjejnë konfliktin “mbi të gjitha në rritjen e çmimeve të energjisë”, tha ai. Sipas qeverisë federale, kjo mund të ulë konsumin privat gjatë gjithë vitit. E konsumi privat konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e produktit të brendshëm bruto (PBB).
Në raportin e saj vjetor ekonomik 2022 në fund të janarit, qeveria federale parashikonte një rritje të PBB-së prej 3,6 përqind këtë vit. Se sa të mëdha janë efektet e luftës në Ukrainë tani “dhe çfarë nënkuptojnë ato për zhvillimin e produktit të brendshëm bruto nuk mund të llogaritet seriozisht në këtë moment,” shpjegoi ministria dhe vuri në dukje se treguesit për vlerësimin e situatës ekonomike kanë një vonesë nga një deri në dy muaj.
Treguesit e fundit janë paraqitur nga fundi i janarit, kur ekonomia industriale gjermane ishte “në gjendje të mirë” dhe kishte shenja se industria po përballej gjithnjë e më mirë me pengesat e furnizimit me lëndë të para të rëndësishme.
Sipas ministrisë, norma e inflacionit, e cila tashmë kishte arritur në 5,1 për qind në shkurt – shumë mbi objektivin dy për qind sa kërkohet prej Bankës Qendrore Evropiane, mbetet një shkak serioz për shqetësim. Zhvillimi i mëtejshëm i nivelit të çmimeve “vështirë se mund të parashikohet me besueshmëri sepse as kohëzgjatja dhe as rezultati i luftës nuk mund të parashikohen për momentin,” kumtoi ministria. Në pohimet e fundit flitet për “një relaksim të caktuar të çmimeve të energjisë me kalimin e kohës, por lëvizjet ende janë në një nivel tepër të lartë dhe janë të pasigurta”.
Në vitin 2022, Gjermania “do të paguajë dukshëm më shumë për energjinë sesa vitet e mëparshme?, bëri të ditur ministria e Çështjeve Ekonomike. “Meqenëse zhvillimi i çmimeve është tashmë shumë dinamik për shkak të pengesave të sigurimit të lëndëve të para dhe problemeve me energjinë, norma dukshëm më të larta të inflacionit mund të priten në muajt e ardhshëm.”
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, ka thënë ...
Jens Stoltenberg godet tri herë tryezën me çekiç që pjesëmar...
Bombat ruse vazhdojnë të godasin popullsinë civile në Ukrain...
Ofensiva e Rusisë në Ukrainë “ka ngecur në të gjitha frontet...
Agjencitë e vlerësimit thonë se Rusia, pas pushtimit të Ukra...
Kremlini ka reaguar në lidhje me termin e përdorur nga presi...
Kreu i Energoatom Petro Kotin deklaroi se një marrëveshje pë...
Presidenti amerikan Joe Biden ka përdorur sot për herë të pa...
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar sot se ...
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka bërë të ditur se...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka kërkuar Rusi...
Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka postuar një imazh të teatr...
Ukraina ka përpiluar një listë përmbledhëse për asistencën e...
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland dhe Sekreta...
Gjykata e Hagës i kërkon Rusisë pezullim të menjëhershëm të ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar vendet perëndimore ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar sot...
Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Europës, ka rritur optim...
Zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s thonë se presidenti Put...
Këshilli i Evropës ka bërë me dije se ka përjashtuar Rusinë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...